Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të Ekonomisë, Financave dhe Veprimtarisë Prodhuese, diskutuan sot në lidhje me Paketën Fiskale 2015, duke nënvizuar se rritja e taksave për vitin e ardhshme do të jetë rrënuese për shqiptarët e do ti varfërojë akoma edhe më shumë. Deputeti Florion Mima analizoi të gjitha taksat e reja duke përmendur faktin se rritja e tyre me më shumë se 160 milionë dollarë do të thellojë varfërinë dhe do të ndalë rritjen ekonomike. Deputeti Gjergji Papa u ndal tek fermerët duke shtuar se ata janë në prag të falimentimit nga kjo paketë fiskale. Deputeti Ridvan Bode u shpreh se për vitin e ardhëm, 7 muaj qytetarët do të duhet të punojnë për qeverinë, dhe 5 muaj për vete, për shkak të rritjes së taksave.

Florion Mima: 160 milionë dollarë taksa më shumë për qytetarët 

Pavarësisht se sot nuk ndodhet në Kuvend, Partia Demokratike e konsideron detyrim moral, ligjor dhe politik që të bëjë publik qëndrimin e saj lidhur me atë se çfarë mendon ajo mbi paketën fiskale 2015. Ajo merr përsipër t’i thotë popullit, shqip, drejtpërdrejt dhe pa dorashka se ç’përfaqëson kjo paketë fiskale dhe ç’ndikim do të ketë ajo mbi jetën, shpatullat dhe xhepin e gjithësecilit.

•Kjo paketë fiskale mund të quhet e re vetëm sepse i përket një viti të ri buxhetor por ajo nuk sjell asgjë të re në financat publike shqiptare, në ekonominë shqiptare dhe në mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Madje pa frikë ajo mund të quhet një ‘paketë e lindur e plakur’ pasi ecën në gjurmët e paketës famëkeqe të 2014, paketës që çmontoi çdo gjë të mirë që ishte arritur në sistemin fiskal shqiptar në vite.

•Në asnjë prej projektligjeve që ndryshojnë ligjet fiskale nuk vihet re një përkujdesje për ekonominë e vendit, për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, për të rritur komponente që ndikojnë pozitivisht në rritjen e PBB-se së vendit, pra për të rritur eksportet, investimet apo konsumin apo edhe për të ulur importin e produkteve të gatshme çka po ashtu ndikon pozitivisht në rritjen e PBB-së, rrjedhimisht për të rritur punësimin dhe mirëqenien e njerëzve.

•PBB nominal i vendit rritet me rreth  80 miliardë lekë ose rreth 800 milionë $ nga viti 2014 në 2015, nga të cilat rreth 46 miliardë lekë ose rreth 460 milionë $ thithen nga shteti në arkën e përbashkët në formën e tatimeve e taksave të reja dhe egzistuese. Pra, më shumë se gjysma e rritjes nominale të ekonomisë së vendit do të duhet të kanalizohet në formën e parave ekstra që shqiptarët duhet të paguajnë për makuterinë e qeverisë së tyre.

•Vetëm në formën e taksave të reja vijnë në buxhet 16 miliardë lekë ose  rreth 160 milionë dollarë të cilat do të duhet të paguhen nga tatimpaguesit shqiptare, individe a korporata.

•Nëse do të duhej të përkufizonim përmbajtjen e kësaj pakete ajo do të ishte:

1. Paketa e taksimit më të rëndë dhe rrjedhimisht e varfërimit të mëtejshëm të të gjithë shqiptarëve dhe,

2. Paketa e ndryshimeve, amendimeve, perjashtimeve dhe favoreve klienteliste për një grusht miqsh të qeverisë.

Le të shohim disa nga ndryshimet më kryesore në politikat fiskale:

Në fushën e taksimit të të ardhurave:

•Rritet shkalla tatimore e taksimit të të ardhurave të individëve (përveç të ardhurave nga paga) nga 10% në 15%. Objekt i kësaj rritjeje prej 50% do të jenë të gjitha të ardhurat që një individ gjeneron përfshi: dividentin, interesin, fitimin kapital, qeranë, pronësinë intelektuale dhe industriale, fitimin nga lojrat e fatit etj. Larushia në shkallët tatimore të taksimit të individëve vazhdon dhe thellohet dhe vetëm në tatimin mbi të ardhurat personale kemi shkallë tatimore 7,5%, 10%, 13%, 15% dhe 23%. Të gjitha këto shkallë janë ftesa për evazion dhe shmangie tatimore, për të ulur barrën e detyrimit dhe për të përfituar një trajtim sa më të favorshëm.

•Dy pyetje që mund të lindin natyrshëm për hartuesit e masës janë

-Çfarë i pengon individët për të shfrytëzuar mundësitë që u jep ky ligj që të shfrytëzojnë lëvizjen formale nga njera kategori në tjetrën vetëm e vetëm për të përfituar taksim më të lehtë?

-Çfarë e pengon një inspektor të korruptuar tatimor, i cili, edhe kur përfituesit e të ardhurave nuk e kanë ndërmend të bëjnë shmangie tatimore me qëllim uljen e detyrimit tatimor, është ai qe ua fut ndërmend me qëllim që edhe ai të përfitojë nga kjo ‘mundësi’ që ligji u jep?

•Vetëm në dy zëra, Tatimi mbi të Ardhurat Personale dhe Tatimi i Fitimit, rritja e përgjithshme, pra me taksat e reja dhe me vjeljen e sforcuar të taksave të drejtpërdrejta, është e rangut të rreth 9 miliardë lekëve ose  90 milionë dollarë.

Në fushën e taksave kombëtare:

•Qeveria heq TVSH mbi sigurimin e jetesës dhe prezanton një taksë kombëtare prej 3% mbi bruto-primet.  Ky operacion thuhet se do të sjellë në buxhet rreth 200 milione lekë taksë kombëtare shtesë por  shuma e TVSH që tashmë do t’u ngelet kompanive private eshte mbi 15 milione dollare pasi askush nuk parashikon qe primet do te ulen per shkak te heqjes se TVSH.

•Ndërsa qeveria e demokratëve në 8 vite vetëm sa prezantoi një taksë prej 7 lekë/lt karburant, mjaftoi një vit qeverisje e socialistëve që të kemi dy rritje me nga 12 lekë/lt të kësaj takse duke e çuar atë në mbi 30 lekë/lt. Argumenti i qeverisë se nuk do të ketë rritje çmimi është banal. Qeveria thotë se taksa po u rriskërka meqë ndodhemi në një trend ulës të konjukturës ndërkombëtare të çmimeve të karburanteve. Qëllimi është një dhe vetëm një: të merren nga xhepat e popullit mbi 7 miliardë lekë ose 70 milionë dollarë për t’i përdorur për luksin e shfrenuar qeveritar dhe per makiazhe me livadhe e peme të mbjella anës autostradave,  dekor, shoë, shfaqje, bar dekorativ etj.

Ne fushën e taksës doganore:

•Ulet  tarifa doganore për naften bruto të importuar nga 10% ne 0% me justifikimin për të ndihmuar nje sector strategjik sic është perpunimi ne vend i hidrokarbureve. Ndonëse qeveria nuk jep një shifër lidhur me efektin e masës ajo pritet të ulë të ardhurat e buxhetit të shtetit në një shumë që mund të varioje nga 3 në 20 milionë në varësi të sasisë së naftës bruto që importohet. Këto para vetem ne xhepat e shqiptareve nuk do te shkojne.

•Ulet taksa doganore per miellin nga 10% ne 0% cka do te lere zbuluar dhe do te godase fort industrine vendase e cila eshte nder industrite me te modernizuara e me te investuara ne vend. Ky ndryshim do te favorizoje importet nga zonat me te njohura si prodhues shume te medhenj te ketij malli, perfshi Serbine, Rusine etj.

Në fushen e akcizave:

•Eshte  miratuar  rritja e akcize
s se duhanit edhe me 20 leke/pakete (ne vetem nje vit kemi nje rritje 40 leke/pakete +TVSH 4 leke=44 leke/pakete në një kohe që qeveria e kaluar ne 8 vite e rriti akcizen e cigareve me 30 leke/pakete gjithsej) cka do te beje qe efekti ne rritje i kesaj mase do te rendoje mbi xhepin e duhanpiresve shqiptare edhe me rreth 50 milione dollare te tjere.

•Masa tjeter është ajo për heqjen e akcizes së pijeve energjike me justifikimin se nuk mund te bejme analiza, prodhimi vendas eshe renduar deri ne mbyllje etj etj. Po a i dinin valle koleget socialiste keto argumente para nje viti kur kembengulen e sterkembengulen ne vendosjen per here te pare ne Shqiperi te nje akcize te tille?

Gjergji Papa: Fermerët, në prag të falimentimit 

Gjatë diskutimeve të kësaj jave me kolegët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese të Partisë Demokratike, të paketës fiskale, shqetësimi ynë, pa dashur të përsëris kolegët, është fokusuar tek, krahas rritjes së përgjithshme të taksave, tek rritja e taksës së qarkullimit me 12 lekë duke përfshirë këtu edhe TVSH-në.

Pa dashur të zgjatem shumë, sepse kjo prek jashtëzakonisht të gjithë përdoruesit e automjeteve, duke rritur gjithashtu për gjithë qytetarët të gjitha çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke i varfëruar ata gjithmonë e më tepër, shqetësimi ynë kryesor ka qenë në lidhje me faktin që si do ndikojë kjo rritje çmimi në karburantin që përdoret për mjetet e mekanikës bujqësore në Bujqësinë Shqiptare. Një shqetësim që ne e kemi ngritur edhe vitin e kaluar kur kemi diskutuar paketën fiskale 2014 dhe i kemi bërë qeverisë me dije, që në kuadrin e gënjeshtrave të mëdha që ka bërë gjatë programit të saj elektoral dhe në programin e qeverisë, që për bujqësinë do të ketë heqje të taksës së qarkullimit, heqje të akcizës, gjë që jo vetëm nuk ndodhi vitin e kaluar, por këtë vit po rëndohet edhe me 120 lekë të tjera çmimi i karburantit për bujqësinë, gjë që është katastrofale. Vërtet, dhe është për t’u përshëndetur heqja e taksës së qarkullimit për anijet e peshkimit, në një fare mase e favorizon industrinë e peshkimit, por për bujqësine kjo është katrastofale. Po të nisemi nga fakti që me futjen e kësaj takse do të rritet shumë çmimi i karburantit, i bie të rriten me 10% kostot e prodhimeve bujqësore, një rritje shumë e ndjeshme dhe po të nisemi nga fakti që aktualisht është dhe piku kryesor i lëvrimit dhe i shitjes së prodhimeve bujqësore, shohim që çmimet e burimeve bujqësore janë jashtëzakonisht të ulëta.

Atëherë, kosto më e madhe e prodhimit dhe çmimet e ulëta të prodhimeve bujqësore, do të thotë që të ardhurat e fermerëve do të jenë shumë të ulta duke i rënuar edhe ata krahas shtresave të tjera të popullësisë. Kështuqë ne kërkojmë me insistim që kjo taksë qarkullimi, sidomos për mjetet e mekanikës bujqësore, të hiqet sepse do ti rrënojë akoma më tepër fermerët e bujqësisë Shqiptare. Ky është një shqetësim jo vetëm toni si Deputetë, por sjellim këtu shqetësimin e gjithë fermerëve të cilët kemi kontaktuar gjatë këtyre ditëve.

Ridvan Bode: 7 muaj në vit qytetarët duhet të punojnë vetëm për qeverinë 

E ashtuquajtura paketa e re fiskale e qeverisë është vijimi me këmbë ngulje me një platform dhe strategji që nuk ka të bëjë me angazhimet politike dhe elektorale të maxhorancës aktuale por ka të bëjë vendosmërin e qeverisë së kryeministrit Rama për të vijuar me nxjerrjen në mënyrë të lehtë të të ardhurave dhe për të krijuar komoditet në qeverisjen e tyre. për këtë do të diskutojnë kur të flasim për buxhetin për mënyrën se si do të përdoren këto shpenzime.

Edhe në këtë buxhet nuk ka rritje të investimeve publike për qytetarët, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje për shtesat në nevojë dhe familjet e ekspozuara. Gjithçka që rritet në këtë buxhet ka të bëjë vetëm me qeverisjen, me forcimin e dimensionit policor të saj dhe kuptohet që kjo simbjozë e dhunës dhe represonit policer dhe fytyrës policore të qeverisë në një anë, dhe rritja e detyrimeve dhe pagesave nga ana e qytetarëve në mënyrë jo ekonomike dhe jo të justifikuar në kontekstin e ekonomisë aktuale, do të bëjë atë që bëri gjatë ktij vitit, atë të rrënimit të ekonomisë dhe thellimin e varfërisënë një pjesë të gjërë të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një politikë e dështuar dhe e paaplikuar nga asnjë vend tjetër. As në rajon dhe as në hapësirën europiane. Të gjithë e dimë që në hapësirën europiane pati një krizë shumë të thellë dhe vendet kërkuan të reagojnë përballë asaj krize për të stabilizuar financat e tyre. Por në asnjë vend nuk ndodhi që të taksat të rrinë në tërësinë e tyre dhe të rriten në mënyrë progressive nga vitit në vit. Dhe për më tepër taksat tek biznesi që punëson njerëz. Është kjo politikë që gjatë vitit 2014 çoi në rritje të papunësisë dhe humbjen e vendeve të punës, në humbjën e kapaciteteve investuese tek bizneset dhe rëniën e atyre që punësohen për herë të parë në ekonominë e vendit. Megjithatë qeveria duke e vendosur për të vijuar me rritjen e taksave për të arritur në nivelet më të mëdha, të paktën 50 % më të mëdha se vendet e rajonit.

Në tërësinë e tyre, të gjitha taksat që do rriten për 2015 janë taksa që rriten mbi qytetarin. Janë taksa mbi konsumin dhe mbi çdo të ardhur që krijojnë në familje. Qoftë nga qeraja apo nga depozitat në banka. Rritet çdo lloj e ardhur tjetër në fshat apo qytet qytetarët do të paguajnë një taksë prej 50 % më shumë. Rritet akciza, taksat nacionale mbi karburantet që në tërësi paguhet nga të gjithë qytetarët. Kjo do të impelmentohet në kosto të rritura mbi biznesin dhe do të implementohet si rritje në tërësi e çmimeve dhe e kontributeve për qytetarët. Në të gjithë taksat që dotë rriten janë taksa mbi konsumin, taksa të tërthorta që i paguan çdo qytetar në çmimin e mallit dhe shërbimit. Dhe kjo ndodh kur kemi të bëjëm me një politikë të deklaruar nga qeveria që për vitin 2015 do të kemi një rritje të çmimit të energjisë elektrike përmes marifeteve qoftë me heqjen e fashës apo qoftë me ndryshimin e niveleve për biznesin dhe kompanitë në tërësi.

Ajo që mund të themi është se kemi të bëjmë me atë taksë që Rama e mallkoi vitin e kaluar  për të justifikuar rritjen e taksave, me një taksë të sheshtë e cila nuk është më 10 %, në nivelin më të ulët e konkurues në rajon, por është 15 %. Pasi të gjitha të ardhurat që do të nxirren nga qytetratë dhe bizneset në vend do të taksohen në nivelin e 15 %. Edhe taksa e korporatës, edhe dividenti, edhe taksa të tjera, qeratë, të ardhurat nga interest bankare dhe çdo burim tjetër. Rritja me 50% e kësaj takse ka qenë synimi i fshehur i Qeverisë aktuale. E bëri vitin e kaluar në mënyrë të sheqerosur duke thënë që po taksoj të pasurit, do taksojë ata që kanë më shumë.

Në të vërtetë taksat nuk i paguan ata, biznesi apo të pasurit, por i pagoi, sipas të dhënave të vetë Qeverisë, 90% të shtesës së taksave të vitit 2014, i pagoi qytetari. Dhe për vitin 2015, nga atë që ka programuar qeveria, 460 milion dollarë do të jenë rritja e të ardhurave dhe nga 460 milion dollarë, 400 milion dollarë do të jenë taksa të fshehura mbi qytetarët, janë taksa mbi konsumin, mbi tarifat e shërbimeve, taksa mbi i
nteresat bankare, e të tjera. Çfarë pasoje sjell kjo paketë fiskale? Së pari për qytetarët do të thotë një varfërim i mëtejshëm. Z. Mima përmendi faktin se 460 milion dollarë do paguhen shtesë taksash, taksa më shumë nga sa janë paguar në vitin 2014 për vitin 2015, ndërkohë që gjithë vlera e PBB është 800 milion, çka do të thotë që qytetarët dhe biznesi gjatë vitit 2015 duhet të punojnë 7 muaj me produktin shtesë që do të krijojnë për qeverinë dhe vetëm 5  muaj për kompaninë dhe për vet të punësuarit në ekonominë e vendit. Kjo do të thotë që në këto 5 muaj, se 7 muaj do të punonjë për qeverinë, biznesi do të bëjë edhe investime do të rrisi edhe të punësuarit do të rrisi pagat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Eshtë një gjë e pamundur, një gjë qesharake, aq më tepër po të kemi parasysh edhe masën e vogël. Ky 340 milion dollarë, që i lihet në dispozicion ekonomisë, qytetarëve dhe biznesit, për të rritur diçka në mirëqenien e tyre, është qesharak përballë një fakti që jemi 3 milion qytetarë dhe që i bie 1 dollar.

Jemi 3 milion qytetarë dhe  i bie më pak se një dollar në muaj, apo dhjetë dollar në vit. Pra çfarë do të bëjë me këto 10 dollarë, do rrisë investimet, apo vendet e punës qeveria. Dhe kjo rritje e taksave dhe ky uzurpim i produktit të ekonomisë shqiptare nga ana e qeverisë ndodh në një kohë kur qeveria parashikon të rrisë çmimin  e energjisë elektrike. Ky është njoftimi më i keq për ecurinë dhe biznesin në tërësi. Në fakt kjo paketë fiskale fut taksën korporative që është një taksë e fshehur mbi ta. Është një taksë e fshehur, sepse rrit koston e prodhimit, sepse energjia elektrike do të rritet, edhe karburanti do të rritet. Dhe kjo rritje do të ndodhë në një kohë kur Banka e Shqipërisë vetëm dy ditë më parë deklaronte se ka humbur konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare, se prodhimi vendas është në rënie, po ashtu edhe sektorët që prodhojnë prirje të re janë në tkurrje. Rënia ka ardhur se kostot e biznesit janë më të rritura për vitin 2014 dhe që do të rriten edhe më shumë për gjatë vitit 2015. Ekonomia e vendit po ndrydhet dhe qeveria po mburret se po merr pesë lekë taksa më shumë vetëm se po rrit importet si zëvendësim për shkak të rënies se prodhimit vendas. Ky është një varfërim i mëtejshëm i ekonomisë shqiptare. Vetë bilanci tregtar i Bankës së Shqipërisë bën fjalë për një rritje me 10% të defiçitit tregtar gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti. Pra kjo do të thotë se jemi 10% më shumë të varfër , si dhe 10% më shumë do të na duhet valutë për të kompensuar ato nevoja konsumatore që kemi aktualisht .

Edhe industitë do të jenë më të ekspozuara vetëm si rezultat i rritjes së taksave. Një ndër këto do të jetë industria e bluarjes sepse miellit tashmë i hiqet taksa doganore për arsye klienteliste. Dhe e gjitha kjo nuk do të çojë në rënien e çmimit të bukës , por do të çojë në falimentimin e industrisë së bluarjes, në rritjen e papunësisë, si dhe në falimentimin e kapitaleve aq  të çmuara për ekonominë e vendit. Kësaj pakete fiskale i vjen era karburant, i vjen era naftë . dhe era naftë nuk i vjen vetëm se e rrit çmimin e naftës mbi konsumatorin, por sepse politika për të hequr taksën  e importit , taksën doganore për naftën bruto, pra tregu i karburanteve do të ketë vështirësitë e tij. Shumë shpejt për gjatë vitit që vjen kjo do të jetë problem dhe skandali më i madh për administratimin  fiscal për shkaqe që tashmë dihen dhe janë të njohura edhe në publik.

Ajo që ndodh në këtë paketë fiskale nuk është as ekonomike dhe as racionale, nuk është as popullore dhe as lufton varfërinë dhe as nuk nxit punësimin. Dhekjo është absurd në një vit kur kursimet e qytetarëve janë shtuar me zero në krahasim me një vit më parë. Ky vend ka pasur një rritje depozitash deri dhe në 20%-15% për më shumë se 10 vjet rresht.  Gjatë vitit 2014 niveli i rritjes së depozitave është zero.  Por e gjitha kjo ndodh në një kohë kur qeveria me paketën e re fiskale vendos të taksojë kursimet e qytetarëve me një rritje prej 50% më shumë në krahasim me tarifën aktuale. Kjo rritje do të ndikojë për të gjitha familjet shqiptare. Pra me një masë të tillë qeevria vetëm sap o dekurajon kursimet e shqiptarëve. Në fakt ato janë të dekurajuara që tani për shkak të rënies së normave të interesit, për shkak të kolapsit të ekonomisë, si dhe për shkak të bllokimit të kreditimit të ekonomisë së vendit. Rritja me 50% e taksimit sigurisht vetëmsa do të shtjë më tej kostot e kreditimit për biznesin do të ulë më tej kapacitetin kursyes të qytetarëve , por ajo çfarë është e vërtetë se e gjitha kjo nuk do të japë aspak një impuls pozitiv zhvillimit të mëtejshëm të konsumit, pasi politika e uljes progresive të normave bazë të interesit i ka shërbyer vetëm sistemit banker për ti krijuar frzmëmarrje këtij të fundit dhe që në fakt nuk ka ndikuar aspak në nxitjen e ekonomisë. Dhe kjo bëhet fjalë për një ekonomi, e cila është e bllokuar në investimet direkte. Raporti i BSH thotë se gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti janë 50% më pak investime direkte se e njëjta periudhë e një viti më parë. Heqja e mundësisë së përdorimit apo rritjes së kursimeve në një kohë kur defiçiti tregtar është shrënguar dhe kredia është bllokuar është një nga veprimet më fatale që mund të marrë kjo qeveri.  Ne përmëndëm sot këtu se çfarë rritet në taksat e shqiptarëve dhe sigurisht që qeverinë do ta monitorojmë në gjithçka çfarë është duke ndodhur.  Rritja e taksave ndaj qytetarëve dhe bizneseve është thjesht një veprim i dëshpëruar për të kompensuar mungesën e performancës së qeverisë, në një vit që ashtu si 2014 do të jetë po ashtu i vështirë dhe i rëndë  për ekonominë shqiptare, për bizneset dhe për qytetarët shqiptarë.