Deklaratë e deputetit Pollo, pas votimit sot në parlament të dy anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive

Duke votuar dy anëtarë të keshillit të AMA-s, mazhoranca ne Kuvend benë sot nje akt te paligjshem dhe te pandershem.

Nje akt të paligjshem pasi Ligji konsensual për Median Audiovizive parashikon shprehimisht e qëllimisht përfshirjen funksionale si të mazhorancës edhe të opozites në proceduren e përzgjedhjes. Vetem keshtu mund te realizohet fryma e germa e ligjit për të pasur një regullator te pavarur e të paanshem. Mazhoranca e qeverise e bllokoi nga shtatori 2013 plotësimin pasi donte fillimisht të kapte institucionin permes zëvendësimit të kryetari te AMA-s, edhe këtë të kundraligjshëm.

Një akt të pandershem kreu mazhoranca sot pasi shkeli një marreveshje të arritur me opoziten, një nga të rrallat e kësaj legjislature. Një marrëveshje që parashikonte të gjitha hollësitë proceduriale e detajet perkatese per zgjedhjen e Këshillit të AMAs dhe atij të RadioTelevizionit Shqiptar, të pranuar në daten 25 qershor në zyrën time në Kuvend , pra në atë të Kryetarit te Komisionit për Edukimin e Median me mazhorancen e perfaqsuar nga deputetet Alfred Peza, Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini si dhe opoziten te perfaqsuar nga Myqerem Tafaj, Luciano Boci dhe Genc Pollo. Ne vijim unë thirra mbledhjen e Komsionit ne date 3 e 7 korrik per te miratuar zyrtarizuar vendimet me porceduren e dakorduar por mazhoranca na deklaroi publikisht se ende kërkonte kohë, si dhe na pëshpëriti privatisht se Edi Rama u kishte thënë “tani që statusin kandidat e mora nuk më hyn në punë marreveshja juaj”.

Me aktin e sotëm dueti Rama-Meta goditi jo vetëm rregullatorin e medias, për ti hapur rrugë favoreve te klienteve mediatike por edhe shkeli rekomandimet e qarta e konkrete të OSBE e të BE-së të theksuara edhe në progress-raportin e KE të paraqitur dje.

Do të ishte në nderin e dy personave të emëruar sot anëtare të Këshillit të AMA-s të mos pranonin  të merrnin kunderligjshëm funksione publike.