Deklaratë e Enno Bozdos pas pohimit që bëri Kryeministri për heqjen e fashës mbrojtëse, që është penalizim për gjithë shqiptarët, sidomos për të varfërit dhe shtresat në nevojë

Kryeministri i dha sot një lajm tronditës shqiptarëve: Konfirmoi se fasha mbrojtëse e cmimit të energjisë do të hiqet. Me zë e me figurë, Edi Rama pohoi se të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumë. E tha këtë sot, pasi ishte fshehur për shumë kohë pas deklaratave të ministrave të tij.

Dhe pas këtij lajmi, paturpërisht mashtroi sërish, duke thënë se nuk do të ketë rritje cmimi të energjisë elekrike.

Kjo është nje genjeshter me “këmbë të gjata”, qe vetem Edi Rama mund ta bëjë. Cdokush e di se heqja e fashës mbrojtëse do të detyrojë të gjithë shqiptaret të paguajnë më shumë. Të gjithë pas asnjë përjashtim, përvec atyre që e vjedhin energjine dhe që do të vazhdojnë ta vjedhin, sepse qeveria është e paafte t’i kontrollojë.

Realitetit të faturave aforfedhe të faturave të mbifryra, tashmë i shtohet edhe rritja e cmimit.

Cdo familje dhe cdo familjar do të paguajë më shumë, pikerisht në një kohë krize ekonomike, të papunësisë së ulur këmbëkryq, të humbjes së vendeve të punës dhe rritjes së ndjeshme të numrit familjeve qe kanë borxhe të pashlyera. Cdo biznes do të paguajë edhe me shumë, sikur të mos mjaftojë kriza ekonomike dhe pamundësia e tyre për të shlyer kredite.

Por, cka e ben edhe më të rëndë këtë fakt, është se nga kjo rritje cmimi, do të goditen me rëndë shtresat e varfra dhe në nevoje, si pensionistët, familjet me ndihme ekonomike, gratë kryefamiljare, të papunët, personat me aftësi të kufizuar. Jane pikërisht këto persona të cileve Kryeministri u premtoi ulje të cmimit të energjise elektrike.

Dhe sot Edi Rama bën pikërisht të kundërtën, rrit cmimin e energjisë, në kundërshtim të plotë me premtimet elektorale, dhe në mungese të plotë të ndjeshmërisë njerëzore.

Partia Demokratike prej kohësh ka denoncuar një skenar te tille. Nje skenar, i cili po godet rëndë familjet shqiptare, nje skenar qe parashikon hap pas hapi rritje të cmimeve, rritje te taksave dhe qe sjell cdo dite varfërim të qytetarëve.

Ne i kërkojmë qeverise që në asnjë menyre të mos rrise cmimin e energjise.

I kërkojmë qeverisë të eleminoje perfundimisht perdorimin e faturave aforfe për qytetaret, si dhe të marrë masa të menjehershme për të mbrojtur shtresat në nevojë si dhe konsumatorët e tjerë.


Deklaratë e Enno Bozdos, 22 Tetor 2014