Deklaratë e Partisë Demokratike 

  

Edi Rama dhe Ilir Meta lanë pas vitin e parë të legjislaturës me një rekord të papërsëritshëm të inkriminimit të administratës. Për një vit, ata ia dolën të ndanin pushtetin në të gjitha nivelet me përfaqësuesit e botës së krimit.

 

Rama dhe Meta krijuan modelin e përmbysur, anti-modelin më saktë, duke bërë deputet të dënuarin për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, duke emëruar drejtorë zyrash e shefa shërbimesh në pikat kyce, trafikantë drogë të kapur me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo të dënuar deri në 16 vite burg.

 

Në Vlorë promovuan personin e arrestuar në Itali për organizimin e rrëmbimit të fëmijës. Nuk është hicmëpak kriminal caktimi në krye të këshillit të qakur të Korcës, të gruas që coi në vetëvrasje një punonjëse që shërbente prej 24 vitesh.

 

Në një vit legjislaturë, inkriminimi ka qënë i vetmi sukses i dyshes Rama-Meta. Ata e nisën vitin e dytë të legjislaturës pa asnjë reflektim për kapjen e shtetit nga krimi dhe për vendosjen e zyrave nën kontrollin e të dënuarve për vepra të rënda penale.

 

Partia Demokratike do të vazhdojë cdo ditë të denoncojë e të bëjë transparencë për emërimet kriminale të Edi Ramës e Ilir Metës. Ata mund të heshtin, e të emërojnë të tjerë banditë, por qytetaët nuk do të lihen të errësirën që do oligarkia. Ne nuk do të lejojmë që bashkë me oligarkinë, Edi Rama të instalojë dhe standardin e inkriminimit. Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen dhe të shërbehen nga më të zotët e më të ndershmit, jo nga kriminelët e banditët.