Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit të Partisë Demokratike,

 

Demokrate dhe demokrat shqiptarë kudo që jeni,

I nderuar zoti Kryetar,

Zotërinj deputetë,

Së pari përshëndetjet e mia më të përzemërta, këtij kuvendi dhe delegatëve të tij.

Ne jemi mbedhur sot në këtë kuvend historik, kurorëzimi i një procesi që nisi me zgjedhje direktme votën e të gjithë anëtarëve të kryetarit te PD-së, zgjedhjet në të gjitha seksionet, degët e PD dhe ripërtëritjen, më të shpejtë e më të madhe se kurrë, të Partisë Demokratike. Këto janë arritje historike për PD, sepse PD mblidhet sot më e madhe, më e fuqishme, më e bashkuar, më e përtërirë, më e gatshme se asnjëherë më parë, për betejat e saj.

 

 

Por sot, është ditë e përgjegjësisë historike për ne demokratët sepse sytë, veshët mendjet dhe zemrat, shpirtrat e mbarë shqiptarëve janë të drejtuara në këtë sallë në qëndrimet dhe vendimet tona.

Ky Kuvend është historik sepse sot, në këtë sallë, vendoset fati i demokracisë, arritjeve tona 23-vjeçare në rrugën e lirisë, vendoset fati i lirive tona të mezi arritura të cilat janë, çdo orë dhe çdo ditë, në sulmin e egër, kërcënimin mafjoz, revanshin policesk të klikës Rama-Meta, që po zëvendëson me shpejtësi shtetin ligjor me shtetin policor, transparencën me kleptokracinë, ndërtimin me shkatërrimin, klikën që ka shpallur Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave e tjera te vendit si një letër pa vlerë, klikë që linçon dhe arreston me bandat e sajçdo ditë demokratet, demokratët dhe kundërshtarët e tjerë politikë, që ka zëvendësuar sigurinë me pasiguri, rendin me kaos dhe anarshi, që po zëvendëson liritë ekonomike me klientelën dhe kupolën e mafjes socialiste, që zhyti në recension e po rrënon çdo ditë ekonominë shqiptare, qeveri që në një vit nuk ka ndërtuar as një km rrugë te vetme, shkollë te re, ujësjellës apo spital, qendër të re shëndetësore, nuk ka strehuar një familje te veçante , klikë që me shpejtësi shndërroi vendin në protektorat të mafies dhe krimit.

Qeveria Rama-Meta bazohet në trekëndëshin e kalbësirës: skandal-mashtrim-dështim. Çdo ditë e saj në pushtet është ditë dënimi për qytetaret shqiptarët.

Zonja dhe Zotërinj,

Sot me ne, në këtë sallë, janë të gjithë demokratet, demokratët dhe mbështetësit tanë, të cilat si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, pas një tranzicioni të pushtetit të qytetaruar dhe të denjë për çdo vend të lirë me demokraci të konsoliduar, janë përballur me një stuhi urrejtje të papërmbajtur të Edvin Kristaq Ramës dhe bijve të tjerë të bllokut, me gjuetinë e shtrigave, ndjejkjen, burgosjen, persekutimin policor, luftën dhe diskriminimin klasor, luften dhe përkrahjen krahinore, linçimin antiligjor nga puna, dhunë dhe terror të egër policor, me tritol dhe minim antiligjor, antikushtetues të shtëpive, banesave, lokaleve të tyre në mbarë vendin.

Neo-bllokmenët, me në krye Edi Kristaq Ramën, u vërsulën ndaj demokratëve duke shprehur tëgjithë urrejtjen e zezë të etërve të tyre mizorë ndaj Partisë Demokratike, për faktin e thjeshtë se shembën në vitet ’90 diktaturën e eterve te tyre barbar. Edi Rama, kreu i sistemit kleptokratik, njeriu që një vit më parë, në spotet e tij televizive ju tregonte hekurat e burgut shqiptarëve, nisi punën duke firmosur me urrejtjen e njeriut të sëmurë psiqik në dokumenta publikë, sikur të ishte Prokuror i Diktatures, të ndëshkohet ish-ministri per korrupsion vetem e vetem se ishte kundershtar.

Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë, që i shpërfytyruar ju organizon për t’ju mbyllur gojën, dhunë fizike deputetëve të PD në vendin më të sigurt, në sallën e parlamentit, vetëm e vetëm se ata denoncojnë në këtë aul lidhjet e tij të pazgjidhshme me krimin, rekrutimin e vrasësve, trafikantëve pengmarrës në parlament, për të dhunuar opozitën.  

Në sallë, këtu me ne, janë të gjithë ata shqiptarë që u gënjyen me megamashtrimet e sharlataneve në krye të qeverisë, që besuan në shiun e vendeve të punës, shërbimin shëndetësor falas, legalizimet falas, uljen e taksave, uljen e çmimit të ushqimeve, energjisë, rritjen e rrogave, pensioneve dhe rrogën e 13-te dhe që sot, pas një viti, paguajnë taksat më të lartë në 23 vite, humbasin çdo ditë qindra e mijëra vende pune, përballen me një shërbim shëndetësor më të rrënuar dhe të kushtueshëm se kurrë, paguajnë për legalizime 2-3 herë më shumë, paguajnë më shumë se kurrë më parë për ushqime, veshje, ilaçet e tyre, u rikthyen tek fatura aforfe për energjinë dhe tani i pret rritja e çmimit të saj dhe dimri i ngrices së madhe.

Në sallë, këtu, janë qindra mijëra shqiptarë të papunë, invalidë, pensionistë që çdo ditë njomin kafshatën e hidhur me lotët e ftohtë të mjerimit. Ata që ju premtuan 300 mijë vende pune rrënuan, gjatë këtij viti, dhjetra mijëra të tilla. Rama që premtoi rritjen e mbështetjes së tyre dhe zhdukjen e listave veresie, tani pasi i shumëfishoi ato, ju treguan brrylin dhe ju ofruan si shpërblim ditëlindjet, orgjitë dhe dasmat faraonike më paratë publike të eksponentëve të klikës sëtij.  

Në sallë, këtu me ne, janë të gjithë ata shqiptarë të cilët besojnë se liria dhe siguria janë një e tëpandara, por që sot shohin se ligji i ditës janë tritoli, maskat, vrasjet në rrugë, trafiqet, si kurrë ndonjëherë më parë.

Me ne, në këtë sallë, është çdo atdhedashës, qytetar, patriot i këtij vendi që lendohet kur sheh se kjo është qeveria më anti-kombëtare pas qeverise se Enver Hoxhes apo qeveria me përçarëse kombëtare pas qeverise se Enver Hoxhes. Në historinë e lirisë së shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama, është politikani i vetëm që në ditën e dytë dhe pa bërë ende betimin te qeversie se tij, vrapoi drejt Prishtinës me flamurin e përçarjes kombëtare, dhe me një akt turpi historik, detyroi deputetët e parlamentit të Kosovës të braktisin sallën ne prani te kryeministrit te Shqiperise.

Kjo qeveri është antikombëtare sepse Edvin Kristaq Rama, i udhëhequr nga urrejtja atërore krahinore, vendosi në themel të anti-reformës territoriale diskriminimin më të egër të shumicës së shqiptarëve, që jetojnë në veriun dhe mesin e vendit, duke realizuar kështu ndarjen teritoriale pothuaj të njejtë me atë të antishqiptarit famëzi Jorgji Zografi.

Kjo është qeveria e urrejtjes, diskriminimit dhe përçarjes kombëtare, sepse Edvin Kristaq Rama ka ndëshkuar ekonomikisht, financiarisht verilindjen e Shqipërisë, si asnjëherë në 102 vite pavarësi të Shqipërisë.

Kështu nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, qeveria e klikes Rama-Meta ka dhënë për Korçën mëshumë se për Tiranën, Shkodrën, Dibrën, Kukësin të marra së bashku, që kanë një popullsi 5 herë më të madhe se qarku i Korçës ne vecanti.

Kjo është klika e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare sepse Rama-Meta ka dhënë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve më shumë për Gjirokastrën se sa për Shkodrën, Lezhen, Kukësin të marra së bashku, që kanë një popullsi 6 herë më të madhe se sa qarku i Gjirokastrës. Kjo klikë, qarkun më të varfër të vendit, qarkun e Kukesit e ndëshkoi me dënim kapital financiar, e lë pa asnjë qindarkë financim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, për shkak të votës të këtij qarku kundër tij, paçka se qarku i Kukësit, me prodhimin e tij, është një kontributor kryesor publik në buxhetin e shtetit.    

Me ne, në këtë sallë, janë shqiptarët nga jugu në veri, të cilët me ndërgjegjen e tyre kombëtare, me ndërgjegjen e tyre qytetare pavarësisht nga bindjet partiake, nuk pranojnë kurrë që taksat qe vilen edhe per goten e ujit per njerezit më të varfërve të Shqipërisë, zonave veriore dhe verilindore, të grabiten dhe t’ju shpërndahen zonave ku Rama-Meta vjedhin më shumë.

Qeveria e klikës Rama-Meta është qeveria e përçarjes kombëtare. Kreu i saj, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, në fjalën e tij të parë në parlament, në traditën më të egër të etërve të tij mizorë, që votën e quanin plumb për armikun, shpalli votën e qytetarëve shqiptarë si shuplakë për demokratët dhe me një kërcënim publik skizoid, ju drejtua opozitës: “se ky është vetëm fillimi” dhe “prit, prit, ende nuk keni parë gjë akoma”.

Bazuar në këtë platform, nipi i xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare, Spiro Koleka dhe i biri i bashkëpunëtorit të Ramiz Alisë, me të cilin firmosën varjen në sheshe publike dhe ekzekutimin e disidentëve dhe njerëzve të pafajshëm, edhe pas rënies së murit të Berlinit, organizuan në parlament dhunën fizike ndaj opozitës.

Në sallë, këtu me ne, janë qindra dhe mijëra qytetarë të këtij vendi që vetë, prindërit apo të afërm të tyre, përjetuan kalvarin e egër komunist të etërve të qeveritarëve të sotëm dhe, që me tronditje të madhe shohin reabilitimin e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Edvin KristaqRama,  njeriu që u pasurua duke shitur ikona të vjedhura në Paris, në prag të vizitës në Tiranë të Atit të Shenjtë, të Dërguarit të Krishtit, do të organizonte paradë me portrete të Satanait, antikrishtit në Gjirokastër dhe Pezë, me portrete të Adolf Enverit.

Me ne sot këtu janë miqtë tanë, nga mbare bota, që shohin tek Partia Demokratike garancinë e parimeve dhe vlerave që ndajmë, dhe suksesit të tyre në Shqipëri dhe që dënojnë, me forcën më të madhe, revanshin e shtetit policor, vendosjen e sistemit kleptokratik Rama Meta, bllokimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama, organizimin e tij të dhunës në parlament dhe shkeljen flagrante të të drejtave të Kushtetutës.

Në këtë sallë ne jemi shumë, sepse ne vijmë sot si anëtarë të familjes politike më të madhe tëvlerave, familjes, Partisë Popullore Europiane që ndërtoi dhe udhëheq sot Europën, me të cilën kemi dhe do kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Pra, ne sot jemi shumë, më shumë se kurrë.

Por shumë më e madhe, shumë më e fuqishme është kauza e drejte, kauza e lirise që ne mbrojmëdhe do te mbrojme me cdo cmim me cdo sakrifice. Ne jemi sot më të fuqishëm se kushdo tjetër në këtë vend. Ne vërtetë humbëm një betejë, por historia fakton se përveç nesh, shqiptarët e lire, qeverisje të vërtetë nuk kanë patur dhe mjerisht duket se nuk do kenë. Të gjithë presin nga ne të përballemi dhe të thërmojmë, një ditë e më parë,revanshin e papërmbajtur dhe të egër të klikës në pushtet.

Detyra jonë është e vështirë!

Klika në pushtet po vendos me shpejtësi standartet e shtetit policor. Sot në Shqipëri, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, për herë të parë në 23 vjet, nuk është më në parlament, qeveri, por është kryekëput në duart e mafjes, krimit, vrasësve, trafikantëve, peng-marrësve të saj.

Detyra jonë është e vështirë, sepse mediat e vendit janë vendosur ndën terror. Censura dhe autocensura po shtrihen si vello e zezë në hapësirën mediatike shqiptare.

Detyra jonë është e vështirë, se sot më shumë se kurrë, një propagandë e shfrenuar 24 orë në 24 orë përpiqet, me shërbëtorët e vet, të mbjellin tek qytetarët dhe publiku në tërësi indiferencën ndaj korrupsionit publik, nena etë gjitha të këqijave, indiferencën ndaj mafjes shtetërore dhe krimit, dhe kjo shtyn në mënyrë kriminale njeriun e mirë të mësohet me të keqen apo e bën të paaftë për të dalluar ndryshimin, për të parë kanionin që ekziston midis të mirës dhe të keqes.

Kjo propagandë toksike përpiqet të bindë njeriun se veset, vjedhjet, qëndrimet çnjerëzore, abuzimet e mëdha të politikanëve duhet të merren thjesht si një shkak për të qeshur dhe jo për ndëshkim publik të merituar.

Detyra jonë është e vështirë, gjykatat të cilat duhet që në zbatim të ligjeve, të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, janë vendosur sot në darën e tmerrshme të kriminelëve me pushtet.

Detyra jonë është e vështirë, sepse shoqëria civile është nën trysninë e gjithanshme të pushtetit dhe institucioneve të tij të krimit.

Në këto momente të rënda që po kalon vendi, dy pyetje kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga ne në këtë sallë, nga demokratët dhe demkratet në mbarë Shqipërinë: Cili do tëjetë qëndrimi ynë ndaj dhunimit të papërmbajtur të lirive të shqiptarëve, në shtëpitë e tyre në rrugë, në shkollë, në sipërmarrje në spitale në burgje në paraburgim nga klika Rama-Meta? A do pranojmë ne të konformohemi me rrënimin e lirive të qytetarëve shqiptarë, apo do ngrihemi të vendosur për të mbrojtur me cdo cmim liritë e tyre?

Pyetja tjetër themelore që shtrohet para nesh eshte: çfarë do të bëjmë ne me shpresën e shqiptarëve? Do të lejojmë ne që ajo të vidhoset në honet kleptokracisë, të shkatërrohet cdo orëdhe cdo ditë nga një i sëmurë psiqik që ndjell zi, dhunë, mjerim, dëshperim, negativitet, rrënim apo do ta shndërrojmë atë në dritën e rrugës së tyre për një jetë më të mirë, më të begatë, më të sigurt?

Zonja dhe zotërinj,

Delegate dhe Delegatë,

Liria është dhe duhet të mbetet pasioni, frymëzues i ynë kryesor. Ne u themeluam si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve, si parti e interesit dhe lirive kombëtare.

Askush mos të harrojë se ne larg këtyre përmasave që kemi sot, kësaj mbështetje të madhe, kemi kryer dhe përmbushur misione shumë më të vështira. Në historinë e lirisë të rralla janë forcat politike që kanë patur shansin historik të luftojnë, në njëhark kaq të shkurtër kohor, më shumë se ne, për lirinë e shqiptarëve. Ne, vetëm 23 vjet më mëparë, përmbysëm me votën e shqiptarëve diktaturën më të egër ne Europe, mbi tokën e saj tëdjegur vendosëm rendin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërtuam demokracinë, ekonominë e tregut, nxorrëm Shqipërinë nga ferri i izolimit dhe mjerimit, e hapëm atë drejt Europës dhe botës, duke patur lirinë si frymëzimin dhe udhërrëfyesin tonë, por patem dhe mbështetjen e miqve tanë. Nëntë vjet më parë ne përzumë, me votë të lire, ata që erd

hën në pushtet me rrebelim komunist, sërish duke mbrojtur, zgjeruar, konsoliduar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, duke bërëfunksionale demokracinë shqiptare dhe shtetin ligjor në dy mandatet tona, ia dolëm tëdëshmohemi lokomotiva e integrimit, firmosëm marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, morëm ftesën dhe anëtarësuam vendin në NATO, realizuam heqjen e vizave dhe siç pohon sot, nëmesazhin e përshëndetjes së tij Presidenti i EPP, Daul, me reformat që ndërmorrëm, ecëm tësigurt në procesin e integrimit dhe garantuam për Shqipërinë statusin për vendin kandidat. PD ka qenë, është dhe do të mbetet forcë kryesore e vetme e integrimit europian dhe euroatlantik te Shqiperise.

Në dy mandatet tona, duke zgjeruar dhe konsoliduar lirinë ekonomike, ne arritëm të ndërmarrim programet më të fuqishme të zhvillimit që vendi ka njohur në historinë e tij.

Në projektin tonë “Shqipëria-vend i zhvilluar”, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, dy-tre fishuam bizneset, mbi trefishuam eksportet dhe investimet e huaja, ndërtuam mbi 10 mijë Km autostrada, ura, tunele, rrugë kombëtare, rurale, pra më shumë se i gjithë rajoni, ndërtuam mbi 1300 shkolla, mbi 400 spitale qendra shendetesore dhe mbi 700 ujësjellës dhe kanalizime. Shqipëria u shndërrua në segment kyç të korridorit të rrymes se jugut te energjise, nxitëm garën më të madhe të energjisë së ujore, vendin e sollëm në moshën dixhitale.

Me reformat tona, të bazuara në lirinë e individit, arritëm që anijen tonë të mos e batojnë dot dallgët e krizës europiane dhe botërore të ekonomisë dhe financave, arritëm që Shqipërinë ta shkëpusim nga grupi i vendeve me të ardhura të ulta dhe t’a vendosin në grupin e vendeve me tëardhura të mesme të larta.

 

Zonja dhe Zotërinj,

Sot, më shumë se kurrë, është ora jonë, ora e lirisë, ora e betejës sonë vendimtare për liri. Sot, çdo shqiptar, miqtë tanë në mbarë botën e qytetëruar, presin me padurim nga ne, demokratët që tëpërzëmë një ditë e më parë klikën kleptokratike Rama-Meta, klikën më te rrezikshme se çdo klikë tjetër në Europë.

Të gjitha gabimet tona, të gjitha dallimet, vuajtjet keqkuptimet nuk mund të pengojnë tëshkëputim sa më parë vendin nga kjo klikë mafioze kleptokratike. Nga kjo betejë varet fati i lirive tona, i demokracisë, institucioneve të saj, varet fati i integrimit të vendit në BE. Kjo betejë kërkon të mos shohim si po reagon tjetri ndaj kësaj klike, por si po reagoj unë vetë ndaj saj, çfarë po bëj unë për të bindur, sqaruar dhe bashkuar tjetrin me mua. Kjobetejë nuk lejon që ne të frymëzohemi nga kurajo e tjetrit, por të frymëzojmë tjetrin nga kurajo jonë. Pra, na takon ne, që kemi forcën, të bëhemi shembull për të tjerët. Sot më shumë se kurrëopozitar do të thotë guximtar, opozitë do të thotë para se gjithash protestë, proteste, proteste, anëtari i saj do të thotë protestues.

Revanshi i terrorrit të alenacës së qelbësirave vjen gjithnjë në rritje. Ne do mund ta përballojmë këtë vetëm duke shndërruar çdo seksion tonë, në të katër anët e vendit, në një kështjellëz të vogël qëndrese për liri dhe vlera, vetëm kur seksionet tona dhe anëtarët e tyre të jenë të gatshme të qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë që dhunohen, shkallmohen çdo minutë, çdo orë në të katër anët e vendit nga policia e PS-së, nga administrata e aleancës së qelbësirave, nga bandat e krimit të qeverisë. Jemi në emergjencë kombëtare. Kurrë ndonjëherë në një vend qeveritarë, serial killer dhe trafikantë e baronë droge, nuk kanë ndarë pushtetin si sot ne Shqiperi, ndaj kurrë ndonjeherë më i rëndësishëm, me jetiknuk ka qënë misioni ynë.

Sot është ora jonë, të gjithë në sulm në mbrojtje të lirive tona me të gjitha format e protestave.

Mos harroni se në rast se nuk do qëndrojmë fuqishëm, askush nuk do të na besoje dhe do te narespektojë ne. Eshtë në detyrimin tonë më të madh t’ju rikujtojmë shqiptarëve liritë e tyre që kërcënohen dhe vidhisën cdo ditë në honet e kleptokracisë. Ne, jo vetëm duhet të qëndrojmë dhe do të qëndrojmë, por do ngadhnjejmë mbi Edvin Kristaq Ramën dhe klikën e tij. Gjëndja ështëemergjente, dhe njëherë, pushteti nuk qëndron në parlament, nuk qëndron në qeveri, pushteti qëndron në duart e krimit, trafikut, mafies, drogës, parave të pista që klika Rama-Meta udhëheq sot, siguria është zero, është në duart e krimit, liria është në agoni të vërtetë.

Gjëndja është emergjente kombëtare, ne duhet të parandalojmë konsolidimin e shtetit policor të kleptokratëve shqiptar. Ne nuk mund të dështojmë. Ne me shpejtësi duhet të ngrihemi nëlartësinë e forcës sonë lartësinë e besimin tonë të madh te Zoti dhe liria. Nga e vetmja gjë në këtëbotë, që duhet të kemi frikë sot është frika e vehtes sonë cila është një armike e ligë që kërkon tëparalizojë përpjekjen tonë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat tona dhe të qytetarëve shqiptarë për të shndërruar humbjen e përkohëshme në fitore të sigurt dhe të merituar dhe per ti dhene duart këtij regjimi kleptokratesh.

Sot kërkohet nga cdo i ri shqiptare nga cdo qytetar, te ngrihet ne lartesin e misionit te tij ky eshte armiku me i eger pas Enver Hoxhes qe ka pas rinia shqiptare ne skenen politike te vendit.

Te dashur te rinj dhe te reja,

Kjo qeveri eshte sot ne dijenine time e vetmja qeveri ne Europe dhe me gjere qe mbyll ne menyre kriminale dyert e universiteteve per te varfrit e vendit. Nje nga arritjet me te medha historike, jo te Shqiperise por te mbare njerezimit, 30 vitet e fundit ka qene përpjekja e jashtëzakonshme e vendeve te lira te hapin per te varfrit e tyre universitet e vendit. Kete beri edhe Shqiperia. Me mekanizma cinik, çnjerëzor ai përjashtoi kete vit rreth 20 mije vajza dhe djem nga dyert e universiteteve. Por kjo eshte gjysma e se keqes, e keqja e madhe tjeter eshte se me pseudo reformen e tij ai zotohet t’jua kaloje barren financiare te shkollimit familjeve shqiptare ne nje kohe kur premtoi se do te bente, do te rriste buxhetin per asrimin ne 5% te GDP. Kjo eshte gijotina per te vrerit e vendit per te mos ndjekur universitetet. Ftoj te rinjte te luftojne sebashku me ta per nje te drejte qe e kane fituar me kushtetuten e tyre me rendin demokratik qe sollen.

Miqte e mi, sot kërkohet guxim nga secili dhe duhet te deshmojme guxim shume me teper sesa mendojme se e kemi. Ne të vendosur për sakrifica të mëdha duhet të protestojmë në cdo bllok, lagje, shesh, rrugë, sokak, fshat, aty ku jemi. Protesta duhet të jetë motoja jonë, në këtë gjendje të emergjencës. Ne nuk duhet të heshtim për asnjë cast, nuk duhet të rrimë duarkryq për as dhe një moment pa protestuar në mbrojtje të cdo qytetari, pavarësisht nga bindjet e tij por që përdhunishti shkelmohet e drejta, puna, djersa, prona. Le të betohemi ne sot në Kuvend, të bëhemi avoketër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve tanë aty ku jetojmë. Le të kundërvemë në qëndresën qytetare, aksionin, protestën qytetare, dhunës policeske primitive të qeverisë dhe të shpëtojmëlirinë dhe vlerat e saj.

Të dashur miq,

Në çdo orë dhe ditë të vështirë të jetës sonë, udhëheqja e zgjedhur nga ne ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e fuqishme të njerëzve tanë dhe kjo ka qenë dhe është vendimtare pë

r fitoren tonë. Prandaj dhe ju ftoj të mbështesim, me të gjithë shpirtin tonë, udhëheqjen tonë të re, që del nga ky Kuvend, dhe kryetarin tonë, Lulzim Basha.

Për sa i përket Sali Berishës, unë kam bërë zgjedhjen time përfundimtare. Për 23 vjet kam patur fatin më të madh të rrethohem, të frymëzohem, të energjizohem në çdo kohë nga njerëzia, dashuria, respekti, energjia e përkushtimi juaj, sëbashku kemi bërë realitet ëndërrat më të bukura,më magjepsëse të njeriut, ëndrrën e lirise, enderren e anetaresise ne NATO, enderren e lirise se Kosoves. Ndaj dhe unë vërtet më 26 qershor dhashë dorëheqje nga drejtimi i PD-së, por sot dal para jush, me bindjen më të thellë se edhe dy jetë po të kisha me punë ditë e natë, nuk do të arrija t’ju shpërbleja atë që ju keni bërë për mua. Ndaj edhe do te vazhdoj sebashku me ju betejen me vendosmerine me te madhe deri ne fitoren tone te merituar, fitorja eshte e guximtareve. Demokratet te tille jane.

Zoti i bekofte demokratet dhe Partine Demokartike, Shqiperin dhe flamurin e saj.