Deklaratë e deputetit Shrefedin Shehu

 

 

Në mungesë të plotë të transparencës, Edi Rama, hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas të gjithë rrethanave dhe fakteve, ky konflikt ishte potencialisht i fitueshëm nga shteti ynë, cka do të thotë se ne mund të merrnim 3 miliardë dollarë nga CEZ, dhe jo sic bëri kryeministri, që jo vetëm ia fali kompanisë këto borgje, por i dha në dorë edhe 95 milionë euro.

Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombetar, edhe pse raportet e konsulenteve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontrates se privatizimit dhe se Shqipëria mund të kerkonte pranë gjykates së arbitrazhit nderkombetar deri në 3 miliardë dëme të shkaktuara nga kompania CEZ.

Për të vlerësuar profesionalisht pretendimet e palëve, qeveria shqiptare mori si konsulente, të mirënjohurën BDO, kompania e pestë në botë, e specializuar për situata të konfliktit tregtar në sektorin energjetik. Kjo kompani, është prezente ne 144 vende, ka 1200 zyra dhe punëson 56 mijë punonjes. 

Raporti i përgatitur nga BDO, dhe i pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare në shkurt 2014, tregon faktin se pretendimet e CEZ mbi qeverinë shqiptare sipas kalkulimeve të saj nuk janë me shume se 360 milionë euro. Raporti shprehet gjithashtu se “…këto pretendime janë të pajustifikuara, shpeshherë mbivendosen dhe nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës…”

Pra, ndërsa vlerësohej se Shqiperia kishte të drejtë të kërkonte deri në 3 milardë dollarë nga CEZ, kjo e fundit kishte pretendime vetëm për 560 mln usd, pra rreth 6 herë më pak se pretendimet e drejta të shtetit shqiptar. Edhe këto pretendime të CEZ, sipas ekspertëve, ishin të pabazuara dhe të pajustifikuara. 

Pask këtyre fakteve, me të drejtë tashmë duhet të pyesim Kryeministrin Rama se përse Shqipëria hoqi dorë me kaq zell nga arbitrazhi ndërkombetar? Përse, kur sipas vleresimeve të eksperteve ndërkombetare, pretendimet e Shqiperise ishin më shumë se 5 here më të larta se pretendimet e vetë CEZ, dmth shanset për të marre demshpërblimin e kërkuar ishin shumë të larta? Përse, kur shkeljet e rënda dhe të njëanshme të kontrates ishin katërcipërisht përgjegjësi e CEZ? Perse u falën këto para të shqiptareve, të cilat do të përfundojnë tashmë në xhepat e kompanisë CEZ?

Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajon që ka probleme me CEZ-as. Nje rast analog ka ndodhur në Rumani, kur kompania Rumune Electrica SA, kompania më e madhe rumune në sistemin e shpërndarjes dhe shitjes së energjise elektrike, ka paditur në arbritazhin ndërkombetar në Paris kompanine CEZ-as, për 130 milionë usd. Padia, ashtu si edhe ne rastin shqiptar, është bërë për shkelje të kontratës së privatizimit (http://www.cez.cz/en/investors/inside-information/1565.html) 

Prestigjozja “BloomBerg” raporton se Bullgaria gjithashtu është duke ndërmarrë hapa për heqjen e licences së shitjes dhe shperndarjes se energjise elektrike nga CEZ as, e cila zoteron aty segmente të rendesishme te tregut. 

Pra, Shqiperia nuk është rast i vecuar (http://www.bloomberg.com/news/2014-03-19/bulgaria-moves-to-revoke-power-selling-licenses-of-cez-evn.html) . As edhe nuk jemi vendi i parë që perfshihet në një konflikt tregtar. Por ne dallim nga vendet e tjera, jemi sigurisht vendi i vetem qe i kemi falur bujarisht CEZ as, te gjitha ato që na takonin! Jo vetëm kaq, por qeveria jonë, i dhuroi edhe në dorë 95 milionë euro, para që do të paguhen nga cdo shqiptar, në shumën 1.1 milionë lekë.