Deklaratë e koordinatorit Salianji

 

 

 

 

 

Partia Demokratike ka denoncuar sot pasigurinë në rritje dhe përkeqësimin e rendit, pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentuara në vend, si në Velipojë e Dhërmi.

Plagosja e tursites ceke në Veliojë dhe vrasja e një të riu në Dhërmi, janë dëshmitë e pasigurisë në rritje dhe ankthit të krijuar tek pushuesit e tek qytetarët.

Koordinatori Salianji, denoncoi përfshirjen e policisë në cështje të interesave private, me urdhëra politike të Kryeministrit, dhe dështimin në detyrën e saj prioritare, që është garantimi i sigurisë për qytetarët.

“Në kulmin e sezonit turistik, në dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit, kanë ndodhur dje dy ngjarje të rënda kriminale. Në Velipojë, përplasja me armë mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e një turisteje Çeke duke sjellë panik mes pushuesve. Në Dhërmi, vrasja e një të riu, gjetja e trupit të një të riu, ka sjellë ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonës. Ndërkohë që ngjarjet kriminale kanë pushtuar Shqipërinë, Policia e Shtetit, me urdhër politik dhe për interesa private, ndalon punët publike në Tiranë për interesa të Kryeministrit.  Aty ku ka forca të shumta policie, për të ndaluar këto punë publike, sot, në mes të ditës, në mes të Tiranës, grabitet me dhunë një grua. Kryeministri të mos ndalë pushimet për ti bërë opozitë Opozitës në Facebook sepse ky nuk është shqetësim për të përfituar kapital politik por është shqetësim i banorëve, i qytetarëve, i gjithë shqiptarëve për të patur më shumë rend dhe siguri publike në vend“, tha Salianji i cili e mbajti deklaratën përpara Ministrisë së Brendshme.