Deklaratë e deputetit Besnik Dusha

 

 

 

 

 

Të gjithë e dinin dhe e ndjenin në komunitetin e tyre, në qytetin, lagjen apo fshatin e tyre, se Edi Rama përpara zgjedhjeve po bënte një aleancë kriminale.

Me njerëz të hurit e të litarit, me ata që nuk janë përfaqësues as të familjes e jo më të zonës së tyre, por që lypsen për të shantazhuar kundërshtarin.

Por 29 ditë më parë, doli me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, se sa larg ka shkuar kjo aleancë kriminale e Edi Ramës. 

Pra ka shkuar deri në parlament, ku mujsharët e kryeministrit, të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në skenarin më të rëndë në një demokraci, që është përpjekja ti mbyllur gojën kundërshtarit.

Publiku u njoh me prova e fakte të pakundërshtueshme për të shkuarën kriminale të trafikimit të qënieve njerëzore, të rrëmbimit të personit, të deputetit Arben Ndoka.

Këtë denoncim ka bërë, bën dhe do të vazhdojë ta bëjë Partia Demokratike që sot me krenari qëndron në krah të cdo qytetari të lirë, që nuk ka votuar për t’u përfaqësuar në kuvend nga banditët.

Edi Rama hesht, nuk reagon.

Sot të gjithë e dinë se ai i hapi rrugën parlamentare krimit, por përballë dokumentave zyrtare, cdo kryeministër normal i një vendi që aspiron perendimin, duhej të ishte përgjigjur, duhej të kishte mbajtur përgjegjësi.

Pork jo nuk ndodh me Edi Ramës, se është ai që ka bekuar hyrjen në parlament të krimit, ka bekuar goditjen dhe kërcënimin me jetë të Opozitës.

Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në cdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin.