Deklaratë e Partisë Demokratike

 

 

Për Edi Ramën, të jesh i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, është një fakt i thjeshtë që mund ta kalosh me një dëshmi penaliteti.

Ky precedent i rëndë penal, për Edi Ramën nuk është pengesë për ta bërë dikë deputet.

Sipas standardit të Edi Ramës, një fletushkë false pastron gjithçka. 

Kështu e theu heshtjen disa javore Kryeministri, në lidhje me rastin e deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.

Dëshmia e penalitetit, paska sipas Edi Rames forcën e gurit filozofik, dhe aftësinë për të fshirë të kaluarën.

Me qëndrimin thellësisht të papërgjegjshëm që mbajti për këtë rast, Edi Rama provoi edhe një herë se ajo çfarë propagandon ndryshon si dita me natën me atë që bën.

Kryeministri ka folur shumë për etikë, e moral, përtej ligjeve. Madje ka miratuar dhe një kod etike. Por kur vjen puna për një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, që i duhet Ramës në parlament për të sulmuar opozitën, i duhet në fushatë për të kërcënuar kundërshtarët e manipuluar votat, kodi i etikës hidhet në kosh, dhe mjafton fletushka false e dëshmisë së penalitetit.

Edi Rama dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit, siç ka bërë me administratën, zyrat e shtetit e zyrat e Partisë Socialiste.