Deklaratë e deputetit Bushati pas publikimit të koutave të pranimit në universitetet publike

 

 

 

 

Sot u zyrtarizuan kuotat e reja të pranimeve në Universitetet Publike, dhe ato janë 12 mijë më pak se vitin e shkuar.

Me firmën e tij, Edi Rama, ka vendosur që 12 mijë të rinj të mos zgjedhin të ardhmen që ata duan.

Të mos zgjedhin, auditorin, leksionet, dijen.

Shkurtimi drastik i kuotave është arbitrar dhe shkon kundër aspiratave të rinisë shqiptare për edukim dhe kundër nevojave që ka vendi ynë.

Edi Rama ka detyruar kështu 12 mijë të rinj të bëjnë zgjedhje të tjera të imponuara, duke i bërë ata vulnerabël ndaj jetës vegjetative, bareve e lokaleve, apo edhe më keq, duke i shtyrë drejt veseve si bixhozi, apo edhe drejt rrugës, e potencialisht krimit.

Shkurtimi i kuotave të pranimit në universitete është një nga goditjet e Edi Ramës ndaj arsimit, dhe vjen në kohën kur prej një viti ai nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën mësimore, nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e fondit të ekselencës, apo për cuarjen në 5 përqind të buxhetit për arsimin.

Me kuotat e reja, Edi Rama u ka ndaluar ëndrrat për të ardhmen 12 mijë të rinjve e të rejave, dhe ky është një akt armiqësor ndaj këtij brezi, krejt e kundërta e propagandës boshe që Kryeministri dhe të tijtë bëjnë për rininë.