Deklaratë e kordinatorit Ervin Salianji

 

 

 

 

 

Prej 27 ditësh, publikisht është vërtetuar se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin.

Publikisht është vërtetuar se ai ka promovuar dhe ngritur deri në institucionin më të rëndësishëm të republikës, një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi.

Eshtë vërtetuar publikisht se deputetët si Arben Ndoka janë bajonetat e Edi Ramës qër i përdor si dhunues e kërcënues me jetë të opozitës, në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike.

Dhe kur këto fakte tashmë i di i madh e i vogël, përgjegjësi kryesor, ai që ka urdhëruar aktet banditeskte që ka firmosur dhe ka vulosur veshjen me mandat dhe imunitet të personave me precedent kriminalë, hesht dhe bën të paditurin.

Teksa e thellon heshtjen, Edi Rama, me këta deputetë, me këtë mazhorancë ka vënë në jetë skemën e kapjes së cdo institucioni, të kapjes së drejtësisë.

Nuk pritet asgjë tjetër, përvecse kriminalizimin i cdo zyre e i cdo pushteti që Edi Rama ka marrë dhe po merr nën kontroll.

Partia Demokratike, cdo ditë do të denoncojë para qytetarëve të vendit, me prova e me fakte dhe do të bëjë transparencë për shtrirjen e aleancës kriminale. 

Ne nuk do të lejojmë shkatërrimin e endrrës europiane për hir të interesave të dyshimta të oligarkisë në pushtet.