Edi Rama prej dy javësh hesht, për agresionin banditesk ndaj përfaqësuesve të opozitës në parlament.

Prej dy javësh hesht Edi Rama edhe pse u publikua dosja e plotë e lidhjeve të tij kriminale dhe e depërtimit të trafikut të qënieve njerëzore dhe pengmarrësve në parlament.

Hesht prej dy javësh, edhe kur deputeti i tij me të kaluar kriminale, Arben Ndoka, kërcënoi me jetë zëdhënësen e Partisë Demokratike.

Duhet pranuar se dje, më në fund Edi Rama pati nje reagim. Teksa fliste për rendin dhe sigurinë, ai e kishte vendosur deputetin Ndoka, në radhën e parë, përballë tij.

Pas këtyre bëmave mafioze, Edi Rama ka vendosur ta promovojë deputetin e dënuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.

Sot, në lojën hipokrite, banale dhe kriminale të Edi Ramës është përfshirë dhe Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit, tha se opozita është me pushime të parakohëshme.

Kjo është një sjellje e dënueshme, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë ndërprerë marrdhëniet me atë kuvend ku janë instaluar strukturat e dhunës anti-opozitë, për të shmangur gjakdershjen.

Me pushime të parakohshme është llogjika dhe mendja e dyshes Meta-Rama.

Ilir Meta, do të ketë dëgjuar dhe do ta ketë njohur deputetin me të kaluar kriminale, sic e njohin të gjithë në Lezhë.

Dhe ai duhej të ishte i pari që të dënonte aktet banditeske dhe mafioze brenda parlamentit, jo vetëm se e ka për detyrë.

Por aleanca me krimin e dyshes Rama-Meta, mesa duket është më e fortë se cdo parim, kod e traditë e mirë, vlera këto që nuk përfaqësohen as nga Kryetari i Kuvendit e as nga Kryeministri.


Deklaratë e Koordinatores për mediat, Silvi Bardhi , 24 Korrik 2014