Deklaratë e deputetes Voltana Ademi

 

 

300 ditët e Edi Ramës janë një sagë e gjatë e papërgjegjshmërisë dhe mosllogaridhënies. 

Por vecanërisht 19 ditët e fundit, heshtja e tij për kriminalizimin e parlamentit dhe për pasojat që solli në politikën shqiptare futja prej tij e banditëve në Kuvend, është e papranueshme.

Me urdhërin e Edi Ramës, o godit dhe u kërcënua me jetë opozita, dhe për pasojë sot kemi në Shqipëri një situatë tensioni politik në kufinjtë e një krize të rëndë që cënon stabilitetin shoqëror.

Edhe pse u provua publikisht, se ai me firmën e tij, ka bërë deputet një të dënuar për krime të rënda si shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, sërish Edi Rama hesht, në një përpjekje djallëzore për ta bërë të duket këtë si një gjë normale.

Edhe më djallëzore janë përpjekjet e Edi Ramës për të kriminalizuar qytete dhe krahina, duke dashur të tregojë se këta janë përfaqësuesit. Por shqiptarët e dinë, dhe lezhjanët e dinë se deputetët e tij me të kaluar kriminale janë raste të izoluara. Arben Ndoka nuk përfaqëson jo Lezhën, por as të afërmit dhe fisin e tij, të njohur si punëtorë e njerëz të vlerave.

Edi Rama detyroi opozitën të braktisë parlamentin, me skenaret e gjakderdhjes me anë të njerëzve të tij të hurit dhe litarit.

Dhe sot e kësaj dite, ai hesht, bën të paditurin.

Papërgjegjshëmria olimpike e Edi Ramës është bërë kërcënim për vendin.

Por Partia Demokratike nuk do të tërhiqet asnjë centimetër, asnjë ditë nga denoncimi i lidhjeve kriminale të Edi Ramës.