Partia Demokratike publikon shkresën që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimit

 

 

 

Partia Demokratike paraqet sot prova të reja, që vërtetojnë se Arben Ndoka, jo vetëm është dënuar në Itali, por edhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgun e Varezes. 

Ndalimi që i kanë bërë në 2002 në Itali, nuk ka qënë një keqkuptim që është sqaruar, por ai ka nisur vuajtjen e dënimit atje dhe më pas është transferuar në Shqipëri.

Kemi këtu kërkesën e deputetit të Edi Ramës, dërguar Gjykatës së Romës për të marrë falje për 3 vite, nga 7 vite e 6 muaj që ishte dënuar.

Kjo dëshmon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për trafik prostitucioni në rrethana rënduese.

Kjo tregon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për rrembim personi.

Faktet e reja, vërtetojnë edhe një herë se Edi Rama ka veshur me imunitetin e deputetit, një person me të kaluar të rëndë kriminale.

Edi Rama i hapi rrugën hyrjes në Kuvend, të deputetit të tij me këtë të kaluar kriminale, duke shmangur nga lista dy kandidate gra.

Dhe Edi Rama hesht prej një jave, edhe pse emri që ai kërkoi u bë publik, edhe pse provat që ai kërkoi u bënë publike.

Rama hesht, edhe pse deputeti i tij i dënuar nga drejtësia italiane , godet dhe kërcënon përfaqësuesit e opozitës.

Heshtja e Ramës, është prova e gjallë se Edi Rama është i lidhur me krimin që ka hyrë në parlament.