Koordinatori për Ndihmë Ligjore, Salianji, denoncon prishjen e sheshit kryesor të qytetit për interesat e qeveritarëve

 

 

 

Partia Demokratike denoncon ndërtimin e një objekti në sheshin para teatrit Qajupi në Korçë, në mënyrë jo transparente.

Koordinatori për ndihmë ligjore, Ervin Salianji dëgjoi shqetësimin e qytetarëve dhe bizneseve të zonës, të cilët nuk janë të informuar se përse po bëhet ky objekt, dhe si është dhënë leja për të prishur një prej sheheve kryesore dhe tradicionale të qytetit.

Salianji e denoncoi këtë akt si një shprehje të interesave klienteliste të qeverisë dhe miqve të tyre në pushtetin lokal.

“Kjo që po ndodh sot këtu, në një prej 2 shesheve kryesore të qytetit, është simboli i vërtetë e kësaj qeverisje. Një qeverisje pa transparencë, pa llogaridhënie. Qytetarët e Korçës nuk e dinë se pse ka mbirë ky rrethim. Nuk ka asnjë tabelë se nga kush dhe çfarë është ky rrethim në mes të qytetit. Eshtë si të godasësh qytetin e Korçës në thelb të identitetit të tij. Ky është një nga dy sheshet kryesore të këtij qyteti. Partia Demokratike dënon këtë arrogancë dhe papërgjegjshmëri të strukturave qeveritare vendore dhe qendrore të cilat kanë të njëjtën mendësi dhe të njëjtin mentalitet në mënyrën e funksionimit të qeverisjes. Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt, këtë çiban që bëhet për interesa klienteliste të qeverisë dhe miqve të saj në kurriz qytetit të Korçës, qytetarëve të saj dhe bizneseve që po asfiksohen nga dita në ditë”, tha Salianji.