Deklaratë e deputetes Eleina Qirici

 

Tre javë heshtje, pas dhunimit në Kuvend të opozitës, pas publikimit me prova e fakte të kriminalizimit që i ka bërë parlamentit, e bëjnë Edi Ramën një kampion të papërgjegjshmërisë.

Edi Rama mund të jetë i zënë me mashtrimet mbi mashtrimet, e 300 ditëve të tij, po ai nuk i ikën dot llogaridhënies për faktin se ka bërë me mandat dhe imunitet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana të rënduara dhe për rrëmbim personi.

Nuk mund ti ikë llogaridhënies, për faktin se pikërisht, deputetët si Arben Ndoka i përdor në parlament si skuadra dhune ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke goditur e kërcënuar me jetë, në përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës.

Aleanca e Edi Ramës me krimin po funksionon. 

Deputetët me aktet e tyre banditeske, me të shkuar problematike, po kryejnë porositë e Ramës, ndërsa vetë Rama po kap drejtësinë dhe cdo institucion tjetër, për t’ua shtruar deri në fund rrugën mandatarëve me precedent penal në aktivitetetin e tyre të dyshimtë e antiligjor.

Edi Rama ka kriminalizuar administratën, parlamentin dhe synon të kapë dhe drejtësinë. 

Por Partia Demokratike do të bëjë cdo ditë transparencë mbi aferat e errëta, në parlament, në sallat e gjyqit, dhe kudo ku po sendërtohet aleanca e tij kriminale parazgjedhore.