Deputeti Ristani denoncon largimin nga Policia e Shtetit të 18 oficerëve dhe 5 drejtuesve të lartë pa motiv ligjor, dhe publikon treguesit e përkeqësuar të rendit dhe sigurisë publike

 

 

Kryeministri Rama ka nisur një fushatë të re spastrimi në Policinë e Shtetit, menjëherë pas marrjes nga Komisioni Europian të rekomandimit për statusin e vendit kandidat.

18 oficerë karriere, dhe 5 drejtues të lartë, janë larguar nga puna, pa motiv ligjor, menjëherë pas marrjes së rekomandimit.

Kur nevoja për zbatimin e ligjit dhe standarteve është rritur përpara vendimit për statusin, kur sapo ka përfunduar një grevë urie e të larguarve arbitrarisht nga puna, kur administrata dhe  policia janë bërë cështje e ditës, kur pritet pjekuri nga Kryeministri, Edi Rama bën krejt të kundërtën duke larguar nga policia profesionistët e mbetur për t’i hapur rrugë militantëve të paaftë.

Pasojat e kësaj politike me Policinë e Shtetit, kthimi i saj në polici të partisë, emërimi në poste kyçe i personave me lidhje kriminale në të kaluarën, i kanë dhënë rezultatet.

Treguesit e rendit dhe të pasigurisë së jetës, në vend janë përkeqësuar.

Këtë kryeministri e di mirë, por popullit ia fsheh.

Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 375 vjedhje prone më shumë se në 6 muajt e vitit të shkuar.

Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 138 aksidente më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.

Kanë ndodhur më shumë vrasje në këto 5 muaj, dhe më shumë viktima, se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të nderuar qytetar, kjo është paaftësia dhe hiprokrizia e rilindjes, kjo është puna e saj, duke përkeqësuar jetën tonë me ritme skandaloze.