Deklaratë e Zëdhënëses Laura Vorpsi 

 

 

 

 

As festa e fëmijëve dhe as konsakrimi i Katedrales nuk e pengojnë Edi Ramën të zhytet thellë e më thellë në llumin e rrenave dhe mashtrimeve. Edhe sot ai dëshmoi që ka vendosur, si çdo ditë, të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësie pavarësisht se është në krye të vendit të mbuluar nga droga dhe trafiqet. 

 

Nuk jep llogari për mijëra kilogramë drogë që qarkullojnë çdo ditë në Shqipëri dhe më tej në vendet fqinjë, nga toka, deti dhe ajri, por sulmon opozitën. Mendon se me gojët e pengjeve të drogës të njohura botërisht si Felaj e Balla mund t’i ikë përgjegjësisë. 

 

Nuk mundet. E verteta e ka rrëzuar. Mbetet vetëm të caktojë orën e largimit. Përndryshe do tja caktojë populli.