Deklaratë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për komisionin hetimor në lidhje me emërimet kriminale në administratë

 

Unë sot po ju njoftoj që nga ajo ditë kur maxhoranca kërkoi ndryshimin e objektit të hetimit për komsiionin hetimor parlamentar deri sot nuk ka pasur asnjë tentativë nga ana e tyre për të biseduar. Ndërkohë, ne, me iniciativën tonë kemi dërguar sot në kryesinë e parlamentit disa rregullime të objektit të komisionit. Disa nga ato vërejtje që bëri kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me ato që ai pretendonte që janë shkelje të Kushtetutës. Megjithëse për ne nuk ishin të tilla, sërish bëmë disa rregullime, në mënyrë që mos ketë asnjë mundësi për keqinterpretim të objektit të komisionit hetimor. Praktikisht nuk kemi ndryshuar vetëm kohën e hetimit, pra atë që kërkonte mazhoranca ta ndryshonte, duke e shtyrë afatin e periudhës që do hetohej  që nga 2009. Këtu me siguri që nuk kemi toleruar pasi nuk ka asgjë antikushtetuese në afatin e kësaj periudhe. Pra nuk mund të thuash që është antikushtetuese të hetosh nga 2013 dhe është kushtetuese të hetosh nga 2009. Që ne të pranojmë që mazhoranca të përcaktojë objektin e hetimit tonë është absurde, është jashtë çdo logjike. Pastaj i ngelet vetëm që mazhoranca të emerojë edhe opozitën, të përcaktojë edhe se kush duhet të jetë në opozitë, pasi ky është hapi i fundit. Kështu që, gjendemi prapë para një situatë të tillë kur kemi një shtyrje të pajustifikuar të ngritjes së komisionit hetimor  në kundërshtim me Kushtetutën. E përsëris, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pa asnjë përpjekje nga mazhoranca gjatë kësaj periudhe, pra nga e enjtja deri më sot, gati një javë, një javë plot për t’u marrë vesh lidhur me pretendimet që ata ngritën.

Mesa duket qëllimi i tyre, e thashë në fakt edhe herën tjetër në parlament, nuk është aspak një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis dy palëve. Qëllimi i tyre është që ta shtyjnë sa të mundin votimin për këtë komision hetimor, deri sa sipas tyre, të merret statusi, apo të kalojë afati kur të merret vendimi për marrjen e statusit, dhe pastaj të veprojnë me këtë komision siç kanë vepruar me të gjithë komisionet, pothuajse me të gjithë komisionet që ne kemi kërkuar. Po ta hedhin poshtë do ishte antikushtetuese dhe pa asnjë logjikë.

U pretendua nga kryetari i grupit socialist se disa nga fjalitë që ne kishim futur  në objekt, mund të cenojnë prezumimin e pafajsisë për ata që akuzohen. Nuk është e vërtetë dhe kjo nuk ka qënë në objektin e hetimit. I kemi eleminuar këto detaje të vogla për të mos lejuar asnjë dyshim. E përsëris që qëllimi është vetëm të pengojë ngritjen e e këtij komisioni dhe asnjë tjetër.