Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Kongresmenin amerikan, David Jolly, me të cilin ndanë konsideratën se kombi shqiptar është i lidhur me një miqësi të ngushtë e historike me SHBA dhe kombin amerikan, bazuar mbi vlerat e përbashkëta. Basha tha se shqiptaret i jane përhere mirënjohës SHBA-së, për anëtarësimin në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen për projektin madhor të integrimit në BE.

 

 

 

Kongresmeni amerikan vlerësoi kontributin që ka dhënë Partia Demokratike për konsolidimin e marrdhënieve mes dy vendeve e kombeve. Ne vecanti, Kongresmeni Jolly shprehu vlerësimin për polikat e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit dhe investimeve dhe krijimit të klimes sa me te favorshme për invesitoret e huaj, gjate 8 viteve të qeverisjes sç saj, ç’ka bëri të mundur rritjen në permasa të pakrahasueshme të interesit të invetitoreve të huaj drejt Shqiperise duke e mbrojtur ekonominë nga pasojat e krizës. 

Kryetari Basha e njohu Kongresmenin Jolly, me shqetësimet e opozitës për qendrimet e vazhdueshme antiligjore e antikushtetuese te mazhorances Rama-Meta, zhbërjen e administratës shteterore, uzurpimin dhe politizimin e organeve të ruajtjes se rendit, degradimin dhe monopolizimin e ekonomisë e financave publike dhe kapjen e intitucioneve te pavarura, cka ka rezultuar në rritjen në nivele të panjohura me parë të kriminalitetit, kultivimit dhe trafikut të drogës në vend, dhe nga Shqiperia për në vendet e BE-se, dhe krijimin e një atmosfere të pasigurt për biznes, ç’ka ka sjellë për pasoje largimin e investitoreve të huaj nga Shqiperia.

Ne takim u diskutua edhe mbi zhvillimet ne rajon.

Kongresmeni Jolly i shprehu Kryetarit Basha, dëshirën për tu ritakuar sa më shpejt në Uashington.