Prononcim për mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike

 

Një vit pas 23 qershorit, do të kishte qënë e ndershme, që Edi Rama t’u fliste shqiptarëve përse nuk i mbajti, por hoqi dorë nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet para një viti. 

Do të kishte qënë e ndershme t’u shpjegonte se pse legalizimi nuk është falas, por më i shtrenjë se më parë.

Përse shëndetësia nuk është falas, por është në gjendje skandaloze.

Pse janë përkeqësuar të gjithë treguesit e rendit dhe pasiguria e jetës së qytetarëve është rritur.

Pse nuk ka hapur qoftë edhe një investim të vetëm publik, qoftë edhe një vend të ri pune, madje shqiptarët kanë humbur mijëra vende pune në muaj gjatë qeverisjes së tij.

Një vit pas 23 qershorit, Edi Rama ritheksoi gjuhën e tij të urrejtjes dhe të konfliktit me opozitën e vendit, në vend që të ofronte kompromis dhe bashkëpunim për hir të interesave të larta të vendit. 

Nuk ishte vendi sot për Edi Ramën të shkëmbente medalje trrimërie me ministrin e tij dhe aq më pak të shpifte duke u fshehur pas tymnajës propagandistike, kundër opozitës.

Një vit pas rrotacionit paqësor të pushtetit, Kryeministri i vitit zero, që ka rënë në gropën e e vitit zero, duhet së paku t’u kërkonte falje shqiptarëve për mashtrimet, për dështimet në qeverisje, për përkeqësimin e ekonomisë dhe të rendit, për emërimet kriminale në administratë. Nuk bëri asgjë nga këto. 

E vemja gjë me vend që tha, është që nuk keni parë asgjë akoma. Dhe kjo është e vërtetë. Me Edi Ramën kryeministër gjërat do të shkojnë e po shkojnë keq e më keq.