Kryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Elbasanit

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Elbasan. 

 

Mungesa e shpresës me këtë mazhorancë, tha zoti Basha, është togfjalëshi që po shoqëron sot të gjithë shoqërinë. Kryetari i PD-së theksoi se situata e rëndë ekonomike, pasiguria për jetën dhe pronën, cënimi i standardeve demokratike është ajo që ofron mazhoranca sot, larg propagandës. 

 

“Përkeqësim në rend, përkeqësim në siguri, përkeqësim në ekonomi, mekje, ngricë, asnjë dritë në fund të tunelit. Mungesa e shpresës është togfjalëshi më i shpeshtë në gojën e të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ku sipërmarrja është në goditje të vazhdueshme të taksave më të larta dhe të pasigurisë ligjore, ndjehet në kufinjt e mbijetesës dhe të falimentimit dhe po derdh në rrugë të papunë çdo ditë ku numri i vrasjeve, i tentativave për vrasje, i grabitjeve, i sulmeve kundër jetës dhe pronës së qytetarëve është rritur muaj për muaj krahasuar me muajt pararendës të vitit 2013, vit i vështirë sepse ishte vit elektoral”, tha Basha. 

 

Zoti Basha ka theksuar se emërimeve në poste drejtuese të elementëve me precedent kriminal,  demokratët duhet t’u përgjigjen duke zgjedhur në postet drejtuese më të mirët dhe më të përkushtuarit.