Zëdhënësja Vorpsi denoncon emërimin e të dënuarit me 10 vite burg për trafik droge, si Drejtor të Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës

  

 

 

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar shërbimet dhe personelin e Prefekturës së Tiranës, më e madhja në vend, një të dënuari me 10 vite burg për mbajtje dhe trafik droge në Greqi.

Gehart Gjashta është dënuar fillimisht nga gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas gjykata e Apelit në Greqi, në vitin 2004, ka lënë dënimin me 10 vite burgim, me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Me këtë vepër penale që ka kryer, dhe me dënimin e marrë nga drejtësia greke, Gehart Gjashta plotëson kriteret e Edi Ramës për të marrë një detyrë të rëndësishme, një post kyç në Prefekturën e Kryeqytetit.

Rilindja e Edi Ramës po rezulton çdo ditë një parajsë për bosët e drogës, të cilët jo vetëm kanë riaktivizuar kanalet e trafikimit, duke arritur kulmin e aktivitetit kriminal, por kanë kapur dhe postet dhe zyrat e rëndësishme të shtetit