Emërimet kriminale/Zëdhënësja Vorpsi kërkon transparencë për kriteret e ndjekura për Drejtorin e Ujësjellësit të Patosit

Emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja. Sot, ne po i drejtojmë disa pyetje Kryeministrit, në lidhje me meritokracinë, shanset e barabarta dhe asaj që kjo qeveri e ka si filozofi; ti gjejmë njeriut, punën. z.Rama cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit? z.Rama, pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin? A e ka ndryshuar emrin, sepse ka pasur probleme me drejtësinë greke? z.Rama, sa vite burg për trafik droge ka bërë në Greqi, drejtori juaj i ujësjellësit në Patos? Cili është kumbari politik i drejtorit të ujësjellësit, që ka ndërhyrë tek ju për këtë emërim? Ne jemi në pritje të përgjigjes, për të kuptuar realitetin e punësimeve të Edi Ramës. Për të kuptuar etikën e qeverisjes, meritokracinë dhe rilindjen e ujësjellësit.