Deklaratë e deputetit Boçi, për raportin e Freedom House ku Shqipëria humb dy pikë në vlerësimin për lirinë e medias

Shqipëria, ka humbur dy pikë në renditjen për lirinë e medias, dhe ky është një lajm i keq për vendin. Freedom House, një vit më parë e vlerësoi Shqipërinë me 96 pikë, ndërsa këtë vit me 98, duke e larguar me dy pikë, çka do të thotë përkeqësim me dy pikë. Liria e medias është një prej cilësive më të rëndësishme të demokracisë, dhe kur liria e medias përkeqësohet, edhe gjendja e demokracisë në vend përkeqësohet. Sigurisht që pritej një vlerësim i tillë, kur Kryeministri i vendit imponohet në fakt si kryeredaktori i  shumicës së gazetave dhe televizioneve në vend. Pritej përkeqësimi i lirisë së medias, kur Kryeministri urdhëron manipulimin e të dhënave, urdhëron tituj dhe shkrime për kundërshtarët politikë. Pritej përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri, kur Kryeministri ka bllokuar transparencën dhe i vetmi komunikimi i tij me publikun është propaganda me regji qendrore. Pritej përkeqësim i lirisë së medias në Shqipëri, derisa Kryeministri kërcënon mediat nga salla e kuvendit, dhe ushtron të gjithë instrumentet e dhunës që ka në dorë, kundër medias kritike dhe investigative.