Letra që Kryetari i PD Lulzim Basha i ka dërguar kreut të KE z. Barroso me rastin e Ditës së Europës.

SH.T.Z. José Manuel Barroso

President i Komisionit Europian

Tiranë, 9 maj 2014

I nderuar zoti President i Komisionit Europian.

Në Ditën e shënuar të Europës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju shpreh juve dhe Komisionit Europian përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo demokrati shqiptar.

Bashkimi Europian ia doli t’i japë jetë vizionit të etërve themelues për një Europë në paqe, në të cilin popujt dhe kombet e kontinentit të lashtë jetojnë në harmoni, bashkëpunim e solidaritet demokratik, duke konsoliduar përditë lirinë, sigurinë, mirëqënien dhe të ardhmen e tyre. Me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, Bashkimi Europian ia doli të jetë sot udhërrefyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve dhe mbarë rajonit të Europës Juglindore.

Ndaj së bashku me urimet më të përzemërta për Ditën e Europës, gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Europian ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me sigurimet e konsideratës dhe respektit më të lartë.

 

Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë