Bashkëbisedimi me gazetarët i ish-Kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me trafikun e drogës

 

 

Berisha: Përshëndetje!
Më vjen keq, por sot, fjalë tjetër nuk mund të ketë përveçse drogë, qeveri droge, trafik droge. Por e vërteta është se asgjë nuk kërcënon sot shqiptarët, qenien, identitetin, reputacionin, të ardhmen, sigurinë, më shumë se droga. Duhet të theksoj që në fillim, është një fenomen jo i ri, është një fenomen rajonal dhe i përbotshëm, por me ardhjen e shokëve të krimit në pushtet, ky fenomen ka marrë përmasa të paimagjinueshme, ka marrë përmasa kolumbiane. Siç u faktua, këta qeveritarë ose kjo qeveri droge, ka vendosur në dispozicion të narkotrafikantëve, porte, aeroporte, territore të vendit. Trafiku i drogës, nga Shqipëria drejt fqinjëve tanë është tre ose katërfishuar sipas rastit. Po cila është arsyeja, pse unë bëj fjalë për qeveri droge? Sepse këta qeveritarë kanë historikun e tyre të qartë të lidhjeve me drogën. Le të marrim pak kreun e tyre. Edvin Kristaq Rama erdhi në pushtet pas një bashkëpunimi të ngushtë, më shumë se çdo politikan tjetër në Shqipëri dhe në Rajon, me bandat më të rrezikshme të krimit të Shqipërisë dhe të Europës nga “Banda e Rrugës së Kavajës”, tek “Banda e Lushnjes”, tek “Hakmarrja për Drejtësi”, tek “Banda e Dritan Dajtit” dhe kështu me radhë. Përveç kësaj, janë ende të freskëta në memorien e shqiptarëve, kur ngarkesat e drogës nga Rinasi ndiqeshin nga njësitë e antidrogës dhe përfundonin në headquarterin e SHISH. Bëni një check up tek arkivat tuaja dhe gazetat e asaj kohe. Po. Por paragjykimi nuk shërben, mirëpo këta qeveritarë dhe këta deputetë me lidhje të tmerrshme me drogën sollën në pushtet, siç po faktohet çdo ditë, eksponentë të fuqishëm të trafikut të drogës, të shkarkuar nga vetë administrata socialiste për këtë problem. Duke filluar nga kreu i Policisë së Shtetit, heroi i Partisë Socialiste, Artan Didi, që u shkarkua mbi bazën e informacionit të Fatos Klosit, se ka marrë nga trafikantët  4 milion dhrami, tek vartësit e  tij me radhë, të emëruar në pozitat kyçe në të gjithë linjën bregdetare të vendit. Droga, është një kërcënim madhor kombëtar, nga i cili e pësojnë shumë më tepër ata të cilët nuk kanë asnjë lidhje me të. Unë mund t’ju them vetëm një element. Ajo që ndodhi në Divjakë, të cilën unë e kam ndjekur moment pas momenti, territori në Divjakë e morën në dorë tërësisht bandat e trafikut. Kur ne u kërkuam njerëzve tanë në terren të shkojnë dhe t’i filmojnë, ata që na njoftuan se erdhi avioni, se ra avioni, na thanë se na kërcënojnë trafikantët që kanë rrethuar vendin. Eshtë absolutisht e  vërtetë. Morën territorin në kontroll. Prej një kohe të gjatë që nga marsi nga datë 1- 2 mars deri më sot, opozita ka denoncuar me të gjithë zërin e saj përdorimin e avionëve për trafikun e drogës. Të gjitha denoncimet tona u mbuluan nga makineria propagandistike e qeverisë me tallje, qeshje dhe ironi. Pas këtyre denoncimeve për rrugën ku ulej avioni në Bedat të Rremasit në Lushnje, zëdhënësi i qeverisë në Parlament bërtiste se në Bedat nuk ka rrugë, mendonte të fuste edhe rrugën e Bedatit në thes, por në Bedat ka rrugë dhe ajo rrugë ka shërbyer për ulje të shumta të avionit të drogës nga data 28 shkurt deri më sot, mund edhe përpara, por që e e dimë ne. Së dyti, opozita gjeti se, mbi bazë dokumentesh zyrtare, Gjadri ishte vënë në dispozicion dhe përdorej nga trafikantët, por rrufe të gjithanshme nga qeveria edhe dëshmitarë të rreme se po akuzohet shenjtëria ushtri. Në fakt ne po akuzonim qeverinë e drogës, por tani ne akuzojmë absolutisht Shtabin e Ushtrisë, gjeneral Lleshin, shef shtabi de fakto i Ushtrisë dhe gjeneral Bazen, të cilët në vend të shqyrtimit u vërsulën me komunikata kundër opozitës, përdoren NATO-n për të mashtruar shqiptarët sesi të mbronin trafiqet në Gjadër. Gjeneral Lleshi, zëdhënësi i Edi Ramës për Ushtrinë dhe gjeneral Baze, vartësi i bindur i Lleshit, shkuan deri aty sa të mashtronin shqiptarët se NATO na ka garantuar se nuk ka aeroplanë renegatë. Ky është një mashtrim shumë i madh. Aleanca e Atlantiku të Veriut garanton qiellin shqiptar në lartësinë mbi 3 mijë metra dhe vetëm në këtë lartësi. Në lartasinë nën 3 mijë metra për avionët renagatë, dhe ju lutem shumë bëni një check up dhe shikoni se çfarë quhen avionë renegatë, vendi është i detyruar  të mbrohet vetë, Aleanca të ndihmon nëse ti i kërkon ndihëm asaj, por shpenzimet, personelin, duhet ti kesh të tutë. Kjo është historia. Nuk ka Aleancë, nuk ka vend, që të të japë ty garanci për avionët e fluturimeve të ulta.

 

Mbajnë përgjegjësi shumë të rëndë këta dy gjeneralë që mashtruan shqiptarët për një problem droge. Nuk është fjala këtu për ndrikullën Kodheli. Ndrikulla Kodheli është një ushtare e Edi Ramës, por ata të cilët përlyen Ushtrinë, ata duhet të bëhen përgjegjës para shqiptarëve, sepse ju e patë vetë, u dyllosën, u bllokuan aeroporteve pas këtyre deklaratave qesharake. Çfarë ndodhi? U vunë për herë të parë blloqe betoni në pistat e aeroporteve. Do t’ju them një gjë. Aeroporti i Gjadrit është pista më kryesore e vendit. Po. Natyrisht në përparësinë e Ushtrisë është aeroporti i Kuçovës, por që Ushtria të thotë siç tha ndrikulla Mrika (Kodheli) se nuk mund ta mbrojë plotësisht ndaj po vendosim blloqet, pasi kishte bërë be dhe rrufe për këto dhe ato, dhe pudrosi edhe Shtabin e Përgjithshëm. Një akt shumë i rëndë dhe i kërkoj Presidentit të Republikës të mbajë qëndrimet më serioze ndaj këtyre dy personave, që nuk ju shkëlqejnë por ju nxijnë yjet në spaleta dhe që angazhohen të mbulojën me keqdashje veprime të tilla.

 

Në jug, zhvillohet një dramë e madhe, por grupe të oficerëve madhor, në bashkëpunim me prodhues dhe trafikantë të zonës, çojnë blerësit për të marrë drogën. Si u gjashtëfishua droga me Greqinë?! Sepse Policia çon trafikantët për të blerë drogën, ky grup oficerësh. Blihet droga, jepen paratë, iu kthehet përqindja oficere

ëve që duhet të ndajnë me shefat sipër dhe pasi u kthehet përqindja u hapet rruga nga Gjirokastra në drejtimin që duan, nga Lunxheria në drejtimin që duan, në Seman apo në drejtim të Jugut drejt Greqisë. Pra, e dëgjuat historinë e Serezit, mikut të Tahirit? Cila ka qenë telefonata e Didit për Gjirokastrën, -“Na e mërzitët shumë  ministrin me këtë”. Po. Le të merren tabulatet. Pse u shkarkua Zagani? Sepse kapi dy kushërinj të ministrit me një kuintal drogë dhe pastaj na e nxorën spiunë të italianëve, por nëse Zagani është spiun i Italianëve atëherë Edi Rama është poliagjent. Po, po. Sepse ju ka dorëzuar të gjitha agjencive raporte për Sali Berishën dhe nuk i kam thënë ndonjëherë agjent unë. Komunikoi me një oficer për drogën dhe këtë e nxorën agjent brënda 5 orësh vetëm një javë pasi kapi kushërinjtë e ministrit me një kuintal drogë. Çfarë ndodhi në Divjakë? U liruan ata që u arrestuan, deputetët ndërhynë me fuqi. Ju lutem shkoni dhe bëni investigim, pyesni sa ishin në territor derisa erdhi pas dy orë e gjysmë Policia? A e dini ju që rënia me shkatërrim të rrotave në Divjakë është shoqëruar me zjarrin në drejtorinë Juridike të ANTA-s? E keni dëgjuar ju këtë? Duheshin djegur dosje dhe dokumenta dhe cili është shkaku? USB-ja. A mund të imagjinoni ju se USB-ja të japë
zjarr! Përveçse në ANTA, përveçse në Albkontroll kjo nuk mund të ndodhë kund në botë.  Po aty duhet të zhdukeshin dosjet e krimit.

 

Kjo qeveri po bën gjithçka që të maskojë lidhjet e saj me drogën. Ju keni qenë aty kur i quajtën mushkonja dhe fantazi timen, ju keni qenë aty, sesi u vërsulen kundër SHISH, madje thanë se i ka të dhënat e Sali Berishës. Në fakt nuk i kishte, dhe po ju them juve haptas se unë nuk e çova në gazetë dhe askund mesazhin për Gjadrin sepse mu duk i pabesueshëm. Nuk mu duk fare i pabesueshëm i Bedatit, sepse e verifikova, por në Gjadër thashë ky pa gazetën që u hap me Bedatin dhe thotë dhe për këtë kur ajo ishte 100 përqind e vërtetë. Kur ne verifikuam, banorët e konfirmonin në mënyrën më të vendosur. Baronët e Drogës, dyshja Rama-Meta, menduan se do ta kalojnë me mushkonja. Unë ju garantoj ju se shumë shpejt në brigjet e Shqipërisë do të vijnë nëndetëset e drogës dhe ata do tu thonë se ishin balena. Absolutisht. Grupet e trafikut disponojnë nëndetëse nga më të sofiskituara për drogat e forta, është e njohur kjo, dhe pastaj dëgjoni historinë e balenave.

 

Tani, situata është dramatike, Shqipëria ka probleme të shumta por unë ftoj qytetarët në axhenden e tyre numër një të vendosin vendimin për të shpëtuar nga qeveria e drogës, kjo eshtë beteje me krimin. Qeveria që duhet të na mbrojë nga droga, qeveria që duhet të na mbrojë nga krimi qëndron në krye të trafiqeve. Edhe njëherë, nuk është gjë tritoli. Tritoli merr jetën e një njeriu dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe, por droga vë në narkozë një shoqëri të tërë, droga godet një shoqëri me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Ndaj dhe le të nisim betejë ditën e enjte, të zotuar, të vendosur për largimin e kësaj qeverie, qeverisë së drogës, në qoftë se ne si qytetarë mendojmë për sigurinë tonë, mendojmë për fëmijët tanë dhe sigurinë e tyre, mendojmë për reputacionin e vendit. Ju lexuat një gazetë berlineze, ishte shumë domethënëse ajo çka shkruhej aty. Dy raporte krejtësisht të ndryshme, midis ministrisë së jashtme dhe ministrisë së brendshme gjermane. Ju keni dëgjuar që prokurorë të shquar në Zvicër dhe gjetkë kanë filluar të flasin për Shqipërinë si “Kolumbia e Europës”. Ju keni dëgjuar që qeveria bën presion të jashtëzakonshëm mbi gazetarët. A e dini ju që dje, në kohën kur gazetari Spartak Koka po bënte kronikën, Edi Rama, Artan Santo, që është edhe një mik i imi i vjetër, merrnin në telefon dhe bënin presion të jashtëzakonshëm mbi drejtuesit aty që të mos jepet emisioni dhe dilte zëdhënësi i Policisë flakë për flakë për ti bërë presion. Por çfarë tha ai? Nxorri një dëshmitar që tha se ja ku janë çantat. Katër çanta. Nxori një dëshmitar që tha ishin 6 Mitsubishi dhe një Golf. Shkoni vetë ju aty dhe pyesni njerëzit. Ne dërguam njerëz. Kush e ka rrethuar vendin i pyes unë? E kanë rrethuar trafikantët dhe na kërcënojnë më thanë. Pse u mbajtët ju (gazetarët) orë të tëra jashtë, sepse aty gëlonin trafikantët. Presion iu bë gazetarit Skuqi, kërcënim me jetë iu bë në Gjirokastër. I nxorën kokën e dhisë, që në Kodin e Korleones do të thotë pesë ditë afat jete ke, ose do të bëjmë magji, se mafia i ka edhe këto. A doli me ndonjë reagim qeveria, ministri apo kryeministri, ndaj këtij akti që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri . I kishim parë vetëm në filma tek filmi “Kumbari”. Situata është vërtet dramatike, media është në shënjestër. Në qoftë se mediat përpiqen të bëjnë transparencë, qeveria i etiketon, baronët e drogës në Parlament i etiketojnë, çka do të thotë se janë absolutisht të implikuar. Në qoftë se qeveria do të ishte e interesuar për të luftuar trafikun nuk do të kishte mbështetës më të fuqishëm se gazetarët,  se median, se kronistët. Por qeveria është e interesuar të kalojë gjithçka në heshtje. Ky rilindësi i Ramës, Riformato, kalonte nga dera e personelit pa asnjë check up. Kush e kalonte? E kalonte bashkëshorti i ish-shefes së kabinetit të Edi Ramës, Johana Bushi, zyrtare shumë e lartë në Albkontroll. Ish shefe kabineti shikoni si janë kapur pikat këtu. Pra me urdhër të saj kalon cilindo në aeroport burri i saj, e shoqja urdhëron burrin e saj për të kryer veprimet sipas udhëzimeve të shefes së saj dhe me rradhë. Nuk ka asnjë shpresë, çdo ditë do ta keni më problematike. Nëse ne duam të kemi një të ardhme që meritojmë si qytetarë, ne duhet të ngrihemi fuqishëm se nuk e meritojmë ne të jemi komb i drogës. Nuk është në traditën tonë. Përkundrazi, këta që duan të na shndërrojnë ne në shoqëri të drogës për tu bërë miliarderë në pasuritë e tyre këta janë armiq të egër të qënies shqiptare dhe ka vetëm një rrugë, të përballemi me largimin e tyre sa më parë.

 

Po ju jap një statistikë. Në periudhën janar – shtator të 2013 janë sekuestruar nga autoritet greke, mariuanë 430 kg kurse vetëm në periudhën janar-mars 2014 janë sekuestruar 10 ton e 500 kilogram. Në tre muaj 10 ton, në 8 muaj 4 ton. Nga autoritetet Italiane, në janar-mars janë sekuestruar 40% më shumë sesa janar – shtator 2013. Pra, faktikisht Shqipërinë po e mbulon droga, dhe të gjitha llojet e drogave.

 

Pyetje: Zoti Berisha cilat janë argumentat e opozitës ku ju keni arritur në përfundimin se në trafikun e drogës është implikuar dhe qeveria? Në kohën tuaj a ka patur trafik dhe nga ndryshon nga trafiku që bëhet sot? Ju folët për dokumenta të djegura nga ANTA, kjo është një akuzë shumë e fortë, ku I bazoni ju këto akuza? Opozita ka nisur një betejë të saj për të larguar kryeministrin Rama nga qeverisja. Mund të na jepni më shumë detaje rreth protestës që do zhvillohet ditën e enjte?

 

Berisha: Së pari, pas diskutim që edhe më parë ka pasur trafik droge, por të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë suksesin e Shqipërisë në luftën kundër drogës. Raportet ndërkombetare të fundit raportojnë se Shqipëria ia doli të spostojë drogat e forta, si rrugë e drogave të forta. Së dyti, se cila ishte efiçensa e luftës kundër drogës, tregohet në radhë të parë dhe para së gjithash sa kalon në bregun tjetër të Adriatikut dhe sa zbret drejt Greqisë. Sasia është disa herë më e vogël. Së treti, në tetë vite, siç keni konstatuar ju, qeveria ime është akuzuar për çdo gjë, nga socialsitë dhe jo socialsitë, por kurë për aeropolanë për perdoimin e avioneve per dorgë. Kurrë. Sepse nuk kishte. Përdorimi i avionëve për drogë do të thotë që vendi të zhytet në trafik. Se këta gënjejnë. Pse gënjejnë? Thonë se kjo është drogë e Lazaratit. Pa diskutim që Lazarati mbjell drogë, por ju ftoj të bëni një vizitë në Lazarat dhe ju siguroj se do ju presin shumë mirë, janë njerëz shumë mikpritës. Pse e them këtë? Sepse këta vërshimin e drogës nga gjithë Ballkani në Shqiëpri këta duan të justifikojnë me Lazaratin. Unë nuk them se Lazarati nuk mbjell drogë, Lazarati mbjell drogë dhe duhet bërë projekte për ndalimin e saj, por këto dhjetëra e dhejtëra tonelata, që do të bëhen me qindra ju garantoj, deri tani janë 50 ton të kapura në Shqipëri-Itali-Greqi, prisni kur të behen 200 dhe më shumë. Ky është vërshimi i drogës nga të gjitha trevat ballkanike. Po pse? Sepse në Shqipëri e mbron qeveria trafikun. Se kur kur kapet Serezi mërzitet ministri. Se kur kapen kushërinjtë shpallet Zagani agjent i italianëve. Se kryeministri u thotë deputetëve të opozitës se ata janë mushkonja, se Berishës i zbresin mushkonjat në iPad. E thotë këtë njëriu që njeh vetëm bojërat, jo ngjyrat, se po të njihte ngjyrat do të ishte piktor i suksesshëm. Mund të jap shumë raste të tjera të lidhjeve të tyre. A e dini ju sa avione janë licensuar nga nëntori deri më tani? Një

numër jo i vogël, nga këta kaçatorërt e drogës. A e keni dëgjuar ju që gjatë qeverisë së Berishës kanë lejuar avionë të vegjël? Dhe çfarë llogarisin në numërin e tyre? Aeroplanët charter. Po ky rilindësi ajror i Edi Ramës u kontrollua ky? Cili ishte personi tjetër në avion? Se dëshmitari thotë se ishin dy vetë në avion. E morët vesh ju kush është? 75 minuta zgjati fluturimi sipas Tahirit nga Rinasi në Divjakë. Zërat e tjerë thonë se shërbimet inteligjente sekrete informojnë Italinë se vjen avioni me drogë. A shkoi avioni apo nuk shkoi në Bari këtë nuk e dime, e di Prokuroria, por për 75 minuta shkon lirshëm në Bari dhe kthehesh. Cila është e vërteta? U kthye në det, ku u kthye apo çfarë bëri, këto i nxjerr hetimi.

 

Për pyetjen e dytë. U dogj zyra juridike, ndaj këtij institucioni disponohen dokumenta të qarta se aty ishin zhdukur nga faqja zyrtare të gjitha prokurimet përveçse tre apo katër. Kjo është njoftuar edhe në shtyp. Si na u dogj pikërisht zyra dhe dosjet ku ndodheshin dokumentat dhe dosjet e këtyre problemeve dhe a ka shqiptar që mund të besojë se USB ishte me tritol dhe na vuri zjarrin? Po si nuk u dogj një zyrë tjetër, se ajo është ndërtesë e re e ndërtuar nga e para, është investuar shumë në të, është ultra moderne dhe Rama e di këtë sepse sa kthehet nga fluturimet shkon në verandë dhe pi një kafe me këto dy zonjat. Me Belindën dhe Johanën. Mirë, ska ndonjë gjë se i ka pasur bashkëpuntore por Rama nuk është i pavëmendëshm ndaj zyrave. A e dini ju se ka një drejtori të sigurisë së fluturimeve ajrore? Ai që e drejton këtë drejtori, ai është një nga militantët më fanatik të PS, Altin e ka emrin. Pra kontrollori është njëlloj si ky i larjes së parave, Gazheli, finanacieri i PS që kontrollon larjen e parave të bosëve të PS. Militanti tjetër i PS është kryesor në drejtorinë e sigurisë ajrore, ai ka për detyrë të kontrollojë tërësisht fluturimin. Avionin mendoni se e kontrolloi ky? Përkundrazi. Ai mund të ketë mbajtrur ndonjë çantë për vete.

 

Përsa i përket pyetjes për protestën mund t’ju them se motivet janë të shumta. Por prapë ju bëj thirrje shqiptarëve që të kemi si kryemotiv drogën, në emër të fëmijëve tanë edhe të vendit tonë. Pasnesër në ora 10, fillon protesta për të shpëtuar nga qeveria e drogës dhe opozita do të përdorë të gjitha mjetet për të nxjerrë, për të shpëtuar vendin nga kjo qeveri. Mjetet natyrisht janë demokratike. Të enjten ne fillojmë, do ta vazhdojmë më tej, ne jemi njerëz me durim, jemi njerëz me qëndresë dhe e kemi të faktuar por ne do të përballemi në mënyrën më të fuqishme me qeverinë e droges. Nuk mund ta pranojmë më qeverinë e drogës. Ka humbur legjitimiteti i qeverisë së drogës, nuk ka më legjitimitet.

 

Pyetje: Folët për shumë fakte që PD i disponon. Nga i merrni ju këto info? Nga SHISH? Pse nuk ja linin ë dorë Prokurorisë?

 

Berisha:  Po të garantoj se këtë, për nëndetëset, se kam nga asnjë qytetar, se kam nga asnjë shërbim, nga askush përveçse nga një arsyetim i imi. Pse? Pas aeroplanëve përdoren nëndetëset dhe për kartelet e drogës dhe prodhuesit, shpërndarja e tyre në Europë bëhet në rrugë detare. Di që ka pasur anije, janë kapur me sasira kolosale anije, ka pasur ngarkesa të mëdha. Nuk di kanë ardhur nëndetëse apo jo, të jem i sinqertë, por me këto lehtësira që ofron Shqipëria për avionët, nëndetësja është më e thjeshtë. Dhe ata marrin zemër. Unë e kuptoj se kur të ndodhë, qeveria do të thotë i ftoi Sali Berisha, se këta nga ana intelektuale janë shumë problematik, thonë e tha ai, i ftoi ai. Se kështu ka thënë ky trafikanti, meqë tha Berisha në Divjakë, shkuan në Divjakë, se e kishim ndërmend me shku në Gjadër por u vendosën blloqe betony. I kuptoni ju justifikimet që nxjerrin? Pra e them për nëndetëset sepse ato janë një mjet i sigurt i transportit të drogës. Ato kanë një problem, bregun, ku do të shkojnë por në këtë mungesë totale kontrolli dhe në këtë situatë që është Shqipëria, Shqipëria do të jetë një parajsë për ta.

 

Pyetje: Pse nuk i drejtoheni Prokurorisë?

 

Berisha:  Ne ia lamë Prokurorisë ndonëse kemi të dhëna të sigurta që ka ndërhyrë në Divjakë. Mos kujtoni ju që është e rastësishme, se është pa një terren Divjaka. Jo. Ka një terren në Divjakë, ekziston një terren në Divjakë, por këtë ta hetojë Prokuroria. Aty ka edhe eksponentë lokalë që janë shumë aktivë, por këto nuk janë pjesë e imja, këto janë pjesë e Prokurorisë dhe unë kam besim në punën që do të bëjë Prokuroria në këtë çështje.

 

Pyetje: është kërkuar nga PD dorëheqja e kryeministrit zotit Edi Rama.  A mendoni se edhe ju duhet të ishit dorëhequr në kohën e Gërdecit?

 

Berisha: Është krejtësisht tjetër si situatë. Po krahason të pa krahasueshmen. Ai ishte një aksident shumë tragjik, i cili u trajtua në mënyrën më serioze, në të gjitha aspektet. Ishte aksidenti i një kompani private me një kuluzion të padiskutueshme  me MEICO-n dhe u nxorën të gjitha përgjegjësitë. Më thuaj çfarë përgjegjësie po nxjerr ky përveç faktit se trafikanti i tyre Saimir i thotë Saimirt të ministrisë thuaj që na grishi Berisha duke thënë se në Divjakë zbarkohet. Tallen me vendin këta? Përsa i takon dorëheqjes së Edi Ramës unë dua ti informoj shqiptarët, se Edi Rama kurrë nuk dorëhiqet. Harrojeni se do të dorëhiqet. Psikika e tij është e tillë që atë nuk e lejon të dorëhiqet, por duhet dorëhequr, duhet hequr.  Demokracia ka të gjitha mjetet e veta, duhet shpëtuar vendi prej tij.

 

Pyetje: Protestat do të jenë paqësore zoti Berisha?

 

Berisha:  Pa diskutim paqësore.

 

Pyetje:Zoti Berisha ju kërkoni dorëheqjen e qeverisë por a keni një alternativë të gatshme për të qeverisur?

 

Berisha:  Ne alternativat i përpunojmë në procesinzgjedhor, ne nuk po themi tjetër gjë vetëm të largohet qeveria e drogës. Kjo është kërkesa jonë. Në qoftë se kthemi bashkë, dhe më vjen keq që i referohem vetes por do ta bëj kësaj radhe, kur sapo Edi Rama shpalli kabinetin në fund të gushit, unë bëra një status në FB ku theksova se këta janë shokët e krimit dhe krimi i organizuar këtu do të marrë përmasat të paimagjinueshme. Pate jo pak qytetar që me të drejtë më thanë se e ke shumë gabim, pse i paragjykon, pse i akuzon para se të fillojnë qeverisjen, nuk të shkon ty si ish-kryeministër të bësh një akt të tillë. Dhe unë kisha vetëm një përgjigje, nuk e kam bërë për asnjë gjë tjetër por për bindjen time të vërtetë. Nuk dua kurrë të jem profet, por nuk nguroj kurrë të them një të vërtetë që unë e besoj dhe  e vërteta është faktuar. Se këta janë shokët e krimit ndaj dhe krimi këta i ka vënë përpara. Këta janë qesharakë nuk janë serioze, këta janë të lidhur. Ku është ai që kishte vrarë 27 vetë në Greqi? Dëgjoni më të flitet për të?  Si i thanë atij që vinte minat, Julinanit? Këta nuk janë seriozë, ai që është kriminel është kriminel, është vrasës. Por u thanë shqiptarëve se e pastruam Shqipërinë por edhe Greqinë tani nga vrasjet me telekomandë, në një kohë kur doli banda e Partisë, që kryente porosi Partie. Dhe një herë që i shkoi shënjestra ku nuk duhej e kapën. Kjo është e vërteta. Edhe Karkini partisë ishte. Se njihni ju Karkinin. Partia i çoi Karkinit njëriun më të çmuar, Sallakun. A keni dëgjuar kund në botë ju që ish prokurori i përgjithshëm të bëhet avokat I vrasësit të rrezikshëm? Vëtëm në PS dhe në botën socialiste shqiptare ndodh kjo. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Dhe të më falin socialistët sepse a

ta nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë. Përgjegjësi ka vetëm Edi Rama se socialistët e thjeshtë nuk e duan dhe as nuk kanë lidhje me të. S’kanë lidhje me drogën socialistët e thjeshtë, s’kanë lidhje me këto që ndodhin. Po këta janë baronët e krimit, baronët e drogës. Kështu që këtë situatë e kam paralajmëruar dhe më vjen keq ta them këtë por e kam paralajmëruar me bindjen më të madhe. Dhe duhet të dini një gjë se kurrë opozitës nuk i intereson kjo situatë. Jo. Opozitës i intereson rendi dhe siguria me shumë se çdo gjë tjetër.

 

Pyetje: Zoti Berisha protesta do të jetë paqësore dhe me mjete demokratike apo do përdoren të gjitha mjetet për largimin e qeverisë?

 

Berisha: Të gjitha mjetet demokratike.

 

Pyetje: Që nënkupton?

 

Berisha: Atëherë merrni manualet. Merrni manualin. Të gjitha mjetet demokratike. Të mos provokojnë njerëzit. I kërkoj forcave të rendit që të mos i provokojë por ti respektojë demostruesit. Kaq them.

 

Pyetje: Zoti Berisha sa ndikon kjo situatë në marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë në qershor.

 

Berisha: Kur në fjalë është çështja e të tashmes dhe të ardhmes së vendit, lufta kundër qeverisë së drogës është përparësi absolute. Por përsa i përket statusit, unë kam qenë dhe jam i bindur se Shqipëria meriton dhe do marrë statusin. Kjo është bindja ime dhe kjo është ftesa ime publike për të gjithë ata që vendosin. Sepse, të dënosh një popull, të dënosh një vend për dy dhe tre herë për një njëri të vetëm absolutisht që është vendim absurd dhe nuk duhet të ndodhë. Shqiptarët kanë mekanizmat e tyre demokratike për ti zgjidhur problemet. Kanë opozitën, kanë protestat, kanë demostratat, kanë grevat pra kanë të gjitha këto, dhe duhet t’i zgjidhin si një vend demokratik. Por po ta ndëshkosh për Edi Ramën, që e ndëshkove një herë me mekanizmin e tre ligjeve dhe pastaj për të tjera, pastaj kjo për mendimin tim nuk është e drejtë. Shqipëria e meriton plotësisht statusin.

 

Pyetje: Zoti Berisha përmëndët 28 shkurtin dhe që atëherë kanë kaluar disa muaj. Opozita ka deklaruar fakte si për Gjadrin ashtu edhe për Divjakën. A i jeni drejtuar konkretisht Prokurorisë dhe nëse jo pse se keni bërë?

 

Berisha: Së pari e them edhe një herë. Për Bedatin kam qënë i sigurtë. Gazetarët kanë shkuar dhe kanë verifikuar në vend dëshminë që më erdhi.  E kam këtu mesazhin (sms). Së dyti, mesazhin e dytë, për Gjdrin, të jem i sinqertë, nuk e besova. Por pastaj kur doli dokumenti zyrtar e besova 100%. Nuk mbetej që të shkonim ne në Prokurori sepse Prokuroria hapi dosje. Nuk e di nëse e mori nga ne apo e mori nga mediat atë dokumentin që doli nga zyrat e Ndrikullës. Se nga zyra ndrikullës doli ai document, ndoshta pa dijeninë e saj. Ne kemi besim te Prokuroria. Ato çfarë kemi ne i themi njëherë publikisht sepse ne jemi opozita. Ne duhet të bëjmë opozitë sepse këta po ushtrojnë terror. Ju e patë se si e vunë në shënjestër gazetarin Skuqi? Ja hodhën atij kokën e dhisë. Ose Spartak Kokës? Iu vërsulën nga të gjitha anët. I çuan edhe një agjent të regjur të Policisë, një agjent i njohur, ja çuan në studio për t’ju vërvit e për të folur. Pra, me një fjalë, droga është shumë e rrezikshme, i ka tentakulat në të gjitha drejtimet. E patë çi bënë mbrëmë? E telendisën. Plus telefonat e Ramës dhe të Santos drejt Kasemit dhe atyre të tjerëve që punojnë aty, plus telefonata të tjerë mbi ta sepse nuk mjaftuan.

 

Pyetje: Zoti Berisha ka nga ata që mendojnë se aktualisht në Shqipëri mazhoranca është në fazë legalizimi asetesh njëlloj siç ndodhi me Ukrainën para se të ndodhnin protestat me regjimin e mëparshëm. Sa e mbështesni këtë skenar dhe sa rrezikohet që të shkohet me një skenar të ngjashëm me atë të Ukrainës në Shqipëri. Është përmëndur edhe më parë kjo.

 

Berisha: Më thoni ju mua se cili është krahasimi midis Janukoviçit dhe Edi Ramës mund t’ju them se ka ngjashmëri dhe ka diferenca. Janukoviç ishte një oligark i njohur dhe mund t’ju them se, pasi historinë e tij e njoh prej shumë vitesh, kur është larguar herën e parë nga Revolucioni i Portokalltë, shkaku më kryesor ka qenë droga dhe implikimi i tij dhe i rretheve të tij me drogën. Sepse ai nuk ka qenë një person siç përfundoi në fund, një agjent i turpshëm rus, që lëshoi postin e presidentit dhe tha se e përzunë, dhe vrapo të strehoej në Rusi, duke turpëruar vendin e tij dhe çdo gjë tjetër. Rama në këtë aspect është vëlla siamez me të. Ai i lidhur me mafian e Ukrainës ndërsa ky i lidhur me mafien dhe trafikun në Shqipëri. Por mendova që sot të ndalemi te droga, sepse një ditë tjetër do ndalemi të prokurimet. Unë ju njoftoj ju mbi 90 përqind  e prokurimeve, dhe kjo është 100 përqind e sigurtë, është me kuotim çka do të thotë direkt. Pra me pazare. Përsa i përket legalizimit, ata në fakt deri tani më së shumti  kanë legalizuar krimin dhe drogën. Kanë shpërndarë disa tapi të pregatitura nga zoti Memia por ai proces është një kapitull nga i cili Edi Rama nuk do dalë kurrë. Nuk mund ti trajtojë ai kurrë shqiptarët siç mendon vetë. Shkon dhe u mban fjalime duke u thënë falas, falas, falas, po ai që paguan 20 përqindshin do ketë lehtësira. Pokjo nuk është çështje sot. Pra a ka ngjashmëri midis Janukoviç dhe Edi Ramës në drogë e në këto po, ka ngjashëmri të plotë.

 

Së dyti, këta, po thellojnë gjatë këtyre muajve informalitetin, i cili është rritur në mënyrë të ndjeshme. Po ju jap dy të dhëna. Psh, me punonjësit e sektorit privat që ishin me rroga mbi 1500 dollarë, ata po shkojnë po hapin biznese të vogla sepse tatohen më pak, pra për ti shpëtuar taksave dhe me rradhë të ardhurat nga akciza etj po bien pikiatë. Cfarë tregon kjo? Kjo tregon rritje të madhe të informalitetit. Do legalizojnë ata kështjellën e Koços dhe Ramës në Qeparo, rezidencën verore të Ramës në rrëzë të Dajtit në Surel dhe pallatin në pajë të Ramës, 150 metra larg kësaj ndërtese ku jemi. Pra legalizim pronat e tyre kurse të shqiptarëve këta po i zhysin edhe më thellë në informalitet.