Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Genc Ruli

Te nderuar deputete,

Qe ne fillim do te desha te sqaroja se ne deputetet e opozites nuk jemi ne parim kunder kredise se akorduar nga FMN, pasi ajo eshte nje kredi e favorshme ne termat financiare dhe me kosto relativisht te ulet. Shqetesimi yne ka te beje me dinakerine e fshehtesine me te cilen qeveria e ka negociuar kete marreveshje kredie, por dhe me menyren se si po e sjell sot per shqyrtim ne Kuvend. Qeveria po “argumenton” sot ne kete salle qe ky nuk eshte nje votim per ratifikim te nje marreveshje nderkombetare kredie, vetem per te mos sjelle ne Kuvend tekstin e marreveshjes se kredise. Pra qe Kuvendi e publiku te mos njihen me kushtezimet e renda qe ka kjo marreveshje dhe angazhimin qe ka marre qeveria rilindase per t’u rritur perseri brenda ketij viti shqiptareve disa taksa te tjera, cmimin e energjise, moshen e pensionit.

Sepse ne opozita, shqetesimin nuk e shohim tek programet e masave te nderhyrjes dhe te reformave qe kerkon e kushtezon FMN-ja, por te aftesia dhe serioziteti i qeverise per t’u angazhuar ne permbushjen e tyre, me sa me shume perftim dhe me sa me pak kosto per popullaten.

Opozita, natyrshem eshte kritikuesja dhe dyshuesja konstante e nje qeverie. Por sot, dyshimet ndaj qeverisjes suaj nuk mbeten vetem tek opozita politike. Dyshues ndaj jush sot po behet dhe qytetari, nepunesi i shtetit apo fermeri, biznesmeni apo dhe pensionisti. Madje sidomos dyshimi eshte dhe me i madh sot tek ata qe ju besuan me shume, sepse dhe u zhgenjyen me shume, pra ata qe prisnin me shume vemendje e perkushtim, por qe dhe u braktisen te paret prej jush.

Ata qe ju pandehen sinqerisht per Rilindas, por qe juve po ju shfaqeni sot si Recidiviste.

Ata qe i besuan fjales suaj e qe sot po goditen e fyhen nga vepra juaj.

Dyshues i madh ndaj jush eshte dhe vete FMN. Kushtezimet e renda qe jane parashikuar ne kete marreveshje, detyrimi sforcues per masa shtese fiskale e financiare shume me shtrenguese e austere neqoftese nuk performohet sipas programit, jane shprehje e mosbesimit dhe e dyshimit te larte ndaj performances se pritshme te qeverise suaj. Per ta thene ne gjuhe me popullore: Nuk eshte FMN-ja qe ju ka vene juve ne bela, por jini ju qe kini vene ne bela FMN-ne.

Mjafton te shikojme dinakerine dhe fshehtesine qe treguat ne negociimin e kesaj marreveshjeje. Ju ia fshehet ate per muaj me radhe publikut shqiptar, parlamentit, qytetarit, biznesit. Nuk eshte FMN qe ben marreveshje te fshehta, por eshte detyrimi moral e politik i qeverise qe te beje transparencen e nevojshme me qytetarin e saj ne lidhje me kushtet e detyrimet, qe ndermeren pikerisht ne emer e ne dobi te vete qytetarit.

Mos u nervozoni ndaj dyshimit dhe mosbesimit qe po ju shfaqet perdite, por do benit me te miren po ta kuptonit ate, si dhe ta shmangnit. Dyshimin e prodhuat dhe po e prodhoni ju vete cdo dite. Duke vuajtur per vite me radhe nga sindroma e Mohuesit patologjik, te gjithckaje, natyrshem vuani sot pasojen, pra dyshimin ne gjithcka, madje deri dhe ne dyshimin ndaj vetvehtes.

Dy muaj pas zgjedhjeve qe ju sollen ne pushtet, ju miratuat Programin e qeverise suaj, dhe pa u sikletosur fare, madje me arrogance shperfillet qe ne ate cast gjysmen e premtimeve qe ju vete u bete shqiptareve gjate fushates elektorale.

Dy muaj pas miratimit te ketij programi, miratuat buxhetin e vitit 2014, dhe ne kete vendim-marrje te dyte tuajen, perseri eleminuat pa siklet dhe gati 1/3 e atyre qe vete i kishit marre si angazhime ne programin e qeverise rilindase. Ju dukeni si ata qe hyjne me qejf ne nje labirinth te erret, e mbasi ne cdo kend e kthese te tij kane ndonje surprize apo makth, turren vec te dalin, duke harruar fare se pse e ndermoret kete rrugetim dhe me cfare mendje e zemre hyte fillimisht ne te. Cfare kishit premtuar pa hyre, nuk eshte me preokupimi juaj.

Axhenda juaj qeverisese eshte vetem dita 24-oreshe. Brenda ketij kufiri 24 oresh, mund te thuhet qe jini deri diku te qarte, esell, konkrete, dini cfare doni dhe beni gjithcka qe ta arrini. Per gjerat qe duan me shume se 24 ore pune e duk, ato i shtyni e i premtoni per pas nje viti, apo pas dy vjetesh. Endrrat dhe halucinacionet nokturne qe shihni ne te mbyllur te dites, ato po, i kini me shtrirje kohore shume me te gjate, madje shkojne deri te brezat qe ende s’kane lindur.

Cdo mengjes dita qeverisese, po nuk u kap befas nga ndonje shperthim tritoli gjate nates qe kaloi, nis me pyetjen: “Cdo te bejme sot per Shqiperine?” ose e thene ne gjuhen Rilindase “Cfare spektakli qeverises do te bejme sot?”

“Te shajme perseri qeverisjen e keqe te PD-se? Kjo s’ka pse te jete ne axhende, sepse ate e kemi huq e zakon e perdite do ta bejme”.

“Te shohim dhe nje here listat organike te ministrive e te zyrave te shtetit, se mos ka ngelur ende ndonje i afert apo deri ne farefis te katert te ish-ministrave e deputeteve te PD? Ndonje qe ka fshehur ne biografine e tij lidhjen me regjimin e meparshem?”

Por ne nje dite dhe disa emerime duhen bere, sidomos ne disa pika kyce qe i meritojne vetem kuadrot e ekselences, pra ata te cilet ne CV-ne e tyre eshte mire qe te kene te pakten nje denim penal nga gjykata, per trafikim, mashtrim apo te cdo figure tjeter penale qe eshte “dinjitoze”.

Keto pune sidoqofte mbarojne shpejt, dhe dicka me shume duhet bere per kete popull, po sot. “Sa dite kemi pa e sulmuar Presidentin e Republikes? Po nga institucionet kushtetuese, ke nuk kemi perdhosur ende?”

Por dita eshte e gjate dhe qeveria eshte shume energjike, e ajo kerkon te beje dhe me shume “pune” akoma.

“Meqenese jemi dhe ne pervjetorin e 5-te te anetaresimit tone ne NATO, a nuk bejme dhe disa demonstrime te modernizimit dhe lartesise profesionale te forcave tona te armatosura? Per shembull ndonje operacion rrufe e te mireorganizuar te pastrimit brenda 4 oreve te 10 km rruge nacionale”?

“Mire do jete po te hapim dhe ndonje zyre te re pune sot (se punesim te ri, as mundemi, por as na lene te bejme), por zyre si ato qe di te beje Erioni, te bukur, moderne, me ngjyra qe feksin”.

Sigurisht qe duhet cuar dhe ndonje ligj ne parlament, qe mos rrime pa pune dhe ne deputetet. Dhe nxirren nga sirtaret projekte ligjesh, te pergatitura qe para 6 apo 9 muajsh dhe sillen ketu ne Kuvend, pasi projekt-ligjet qe do sanksionojne politikat e programet e qeverise se re, ato duan kohe te pergatiten e me se pakti nga shtatori apo dhjetori do te mund te vijne ne parlament. Sigurisht bejne perjashtim nga ky rregull Aktet Normative te famshme, te cilat vijne me ngut sepse bien pak ndesh me Kushtetuten, apo duhet te sulmohet me ngut drejtuesi i ndonje institucioni te pavarur kushtetues. 

Dhe neqoftese mbetet prape edhe pak kohe nga kjo dite e gjate e dinamike, Kryeministri nuk relaksohet por thote: “A nuk i fus dhe nje takim me biznesin sot? Sidomos me ate te huajin, se si te merzitur e pesimiste i shoh. Te pakten t’u jap ca premtime e t’i eksitoj”.

Kjo eshte zoterinj deputete Qeverisja e Spektaklit, energjia e rilindasve tane, qe synon me shume shown mediatik, se sa punen dhe vepren konkrete.

Dikush na tha ne kete salle para gati 7 muajsh: “Puna juaj (pra e opozites) eshte fjala, ndersa fjala jone (pra e qeverise) eshte puna”. Sinqerisht qe eshte thenie e bukur dhe me tingellime, e qe nuk harrohet lehte. Por kane kaluar 7 muaj dhe cdokush tjeter mund te thote “mire se opozites po ja degjojme fjalen se ajo vec ate ka, por kesaj qeverie, deri tani vec fjale po i degjojme, se punen s’ia shohim”.

Nervozoheni shume kur ju thuhet nga opozita apo dhe kushdo tjeter, se cfare po beni, cfare rezultatesh kini ne qeverisje. Pergjigjeni duke thene se ne 3, apo ne 5, apo ne 7 muaj vetem te marret mund te presin rezultate kaq shpejt, se qytetaret duhet te presin qe te mund te shohin dicka qe mund te duket apo te preket. Ndoshta dhe shume pune e rezultate nuk vijne ne 7 muaj, por ka dicka qe duket mjaft mire e mjaft qarte brenda kesaj kohe, dhe ky eshte modeli e mentaliteti juaj qeverises. Eshte ky model qeverises, qe zor se ben ndokend me shprese e me durim per te pritur e per te pare me shume e me mire.

Gjithcka e rendesishme dhe e nevojshme eshte vene ne listen e pritjes e te premtimeve, nderkohe koha kalon e mjaft probleme nuk presin per t’u zgjidhur me vone, deri sa ju te dilni nga gjendja e hipnozes qe keni me pushtetin.

– Buxheti i ministrive celet me gati 2 muaj vonese dhe mjaft nga projektet buxhetore vihen qe tani ne listen e te parealizueshmeve.

– Zyrat e shtetit, ku biznesi merr apo riperterin lejet, licencat, autorizimet jane te mbyllura apo te paralizuara e nuk permbushin asnje kerkese. Dhe kjo sepse ne disa raste eshte nderruar 100% personeli i tyre dhe te porsaemeruarit jane ende duke kuptuar se cfare pune duhet te bejne aty. Ne disa raste, zyrave ju eshte hequr autoriteti per te vetevepruar, pasi kompetenca eshte perqendruar me lart, atje ku qytetari apo biznesmeni nuk mund te arrijne duke trokitur ne dere. Dhe biznesit nga ky mosveprim, ose i nderpritet aktiviteti, ose eshte i detyruar ta vazhdoje ate pa lejen e licencen perkatese, duke u bere keshtu pre potenciale e ndeshkimit nga zyrat e shtetit, te cilat vec per ndeshkimet nuk jane te pergjumura. 

– Skemat e mbeshtetjes dhe te granteve per fermeret u miratuan nga qeveria vetem nje jave me pare, pra gati dy muaj me vonese nga afati i pervitshem, dhe kur punimet pranverore te bujqesise kane nisur, duke djegur keshtu aplikimet dhe perftimet e fermereve per kete sezon te vitit bujqesor.

Permenda ketu vetem disa fenomene qe jane shfaqur me qeverisjen tuaj dhe e keqja eshte qe jane me shume se kaq.

Cdo qeveri, 6 muajt apo vitin e pare e ka periudhen e energjive maksimale te saj, te perkushtimit dhe ambicionit me te larte, por dhe periudha kur gezon ende falas besimin e qytetarit. Eshte periudha kur ajo injekton optimizem e pritshmeri pozitive ne ambientin ekonomik, kur dhe nepunesi e teknokrati kane me shume mobilizim e disipline. Eshte momenti kur dhe ekipi qeverises eshte me besim e idealizem ne permbushjen e sfides qe i ka dale per zot, dhe matet vec me veten e tij dhe punet qe vete ka realizuar perdite.

Reformat e programet qeverises mund dhe te kene rezultate spektakolare (ndonjehere), por ato vete dhe ndermarrja e tyre nuk jane aspak spektakel, perkundrazi jane mund, kurajo, seriozitet e sakrifice.

Ne cdo hap te rendesishem qeverises qe keni ndermarre deri me sot, keni treguar qe ndermjet rrugeve e alternativave te ndryshme qe do te duhej te zgjidhnit per t’u perballur me sfidat e medha te qeverisjes dhe ne vecanti me situaten e veshtire te ekonomise kombetare sot, ju zgjidhni pikerisht ate qe eshte rruga e zgjidhja me e lehte per qeverine, por jo me e pershtatshmja dhe me e dobishmja per shoqerine, apo per ekonomine.

Perballjes me borxhin publik, iu pergjigjet duke rritur frikshem me nje te rene te lapsit volumin e borxhit publik.

Konsolidimit fiskal, apo rritjes se te ardhurave buxhetore, ia gjetet zgjidhjen duke rritur nivelet e taksave e te tatimeve. 

As veten tuaj nuk vute ne prove, se sa te ardhura me shume mund te mblidhte qeverisja juaj ne cdo periudhe fiskale, ndaj niveleve ku ishte qeveria e meparshme. Mund te kishit realizuar rritje te ndjeshme e te mjaftueshme te ardhurash buxhetore vetem duke luftuar informalitetin e gjere fiskal dhe duke forcuar disiplinen fiskale. Dhe do te kishit shmangur kete shtese ne taksa, apo kete kosto te madhe te borxhit publik, per biznesin e qytetarin, ne kete moment te amullise ekonomike.

Qe t’ju regjistroheshin sa me shpejte “sukseset” e para te qeverisjes, ulet treguesin e projektuar te te ardhurave fiskale, qe te dilnit me nje sukses te rreme ne realizimin e tyre, per tremujorin e fundit te 2013-es. 

Megjithese rritet nivelet e taksave e te tatimeve, qe ne kete tremujor te pare te 2014-es kini ritme shqetesuese te mbledhjes se tyre, cka tregon se zor te pritet qe ato te mund te realizohen aq sa jane projektuar ne fund te ketij viti. 

Ne vitet me te para te qeverisjes se PD, 2006 apo 2007, u arrit qe te mblidhen per secilin vit, mesatarisht rreth 1 miliard USD me shume te ardhura fiskale, se sa ne nje vit te qeverisjes se meparshme, madje dhe ne vitet kur ne ulem mjaft nga nivelet e meparshme te taksave, te ardhurat shtese ishin ne po keto nivele rritjeje. Dhe kjo mundesi qendronte si sfide dhe para jush sot, por ju nuk zgjodhet sfiden e veshtire te qeverisjes, por Bingon e borxhit me te larte dhe te taksave me te shtuara.

Biznesit duhej t’i nxisnit besim e optimizem ne kete veshtiresi ku eshte ai sot. Por ju nuk u permbajtet dot per t’i treguar atij qe diten e pare, se kush eshte pronari i ri i pushtetit, forcen, kercenimin e arrogancen e ketij pushteti. Deklarimet kaotike, te pakujdesshme dhe inatcore per rishikime e prishje kontratash investuese, vec qetesi e optimizem s’mund te sjellin te biznesi. Dhe atje ku ende s’keni arritur ta trembni, ju eshte rishfaqur nje fantazme qe po e shqeteson dhe terrorizon biznesmenin, edhe me shume se sa ju vete. Dhe ky eshte krimi, qe jeton me gjobat qe iu ve bizneseve, por ju nuk doni ta shihni, apo nuk ju leverdis ta shihni.

Problemet dhe veshtiresite qe ka ekonomia dhe qytetari sot jane shume te medha, por zor te besosh qe ato jane ne vemendjen tuaj, kur ju perdite energjine me te shumte tuajen e harxhoni per te sulmuar e zaptuar institucionet e pavarura kushtetuese, ose per te anatemuar e provokuar opoziten.

Perdoreni ndryshe energjine e zellin tuaj zoterinj te qeverise, beheni fjalen tuaj pune, kryeni reformat qe kerkon ekonomia, qe te mund te clirohet qe sot nga shtrengimi mbytes i krizes, prisni me durim te shihni rezultatet tuaja te para, ne rritjen e ekonomise, ne rritjen e interesit te kapitalit per te investuar, ne uljen e papunesise, ne rritjen e te ardhurave te cdo individi, dhe po t’i keni arritur, madje po t’i keni arritur keta tregues ne nivele edhe me te larte se qeveria e meparshme, atehere do te keni fituar betejen tuaj, dhe opozites ndoshta s’do t’i mbetej me as edhe vetem Fjala.

Ne kete beteje qeverisese qe kini para, fati nuk do t’ju bekoje me renie Bingoje. Po nuk mbollet mund e urtesi qe sot, zor se do te korrni gje neser, zor se do te mund te besoje ende dikush, qe brenda ketij viti punesimi do te rritet 15%, ekonomia do rritet mbi 2%, apo investimet private do te arrijne ne 25%.

Perkundrazi, tablloja ekonomike pergjate ketij viti do te jete edhe me e erret se sot, pavaresisht se biznesi dhe qytetari do ta bejne sakrificen e tyre, biznesi duke patur gjithnje e me pak fitime, e qytetari duke e pare vetem te tkurrur
kuleten e konsumin e tij. Dhe me e keqja, se bazuar ne kushtezimet e kesaj marreveshjeje huaje, do te paguajne edhe kostot e taksave te reja, e cmimeve shtese te energjise, kontribute me te larta dhe perftime me te uleta te sigurimeve e pensioneve.