Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsensus të plotë politik. Këtë nuk e them unë, nuk e thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë.

Përpjekja për t’i ikur konsensusit është jashtëzakonisht e dëmshme dhe e rrezikshme për vetë reformën por edhe për situatën politike në vend, sepse është refuzim i bashkëjetesës demokratike, pra është një hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend. Ndaj insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin. Konsensusi është një vlerë të cilën opozita nuk do e përdorë për të bllokuar por do ta përdorë për të arritur së bashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve e jo partive politike.