Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohesisht edhe më qesharaku dhe absurdi. Përsëri Sajmir Komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit. Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emerimet e narkotrafikanteve dhe përsonave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit.