Prononcim për mediat i ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami: “Ne i përgjigjemi pyetjes; Jo, në kohën tonë nuk ka pasur asnjë informacion për përdorimin e insfrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës” .  

 

Pyetje: Z. Imami, ka dalë një raport në media sot, sipas të cilit ju si ish-Ministër i Mbrojtjes jeni informuar nga SHIU për trafik droge që në vitin 2012 nga ushtria shqiptare. Sa të vërteta janë?

Imami: Kryeministri dhe dy ministrat e tij, ai i Brendshëm dhe i Mbrojtjes, nuk mund të fshihen së pari pas Forcave të Armatosura. Kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me administrimin dhe politikat të cilat kanë qenë tërësisht tolerante ndaj narkotikëve në këto muaj të qeverisë socialiste. Në mandatin e Partisë Demokratike në qeverisje, nuk kemi pasur asnjë të dhënë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake, e përsëris, për trafikimin e lëndëve narkotike. Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë dhe asnjë informacion. Po bëhen përpjekje, sigurisht për të mos u përgjigjur, kjo është e qartë, pyetjeve të cilat i janë i janë shtruar qoftë Kryeministrit, qoftë Ministres së Mbrojtjes, qoftë Ministrit të Brendshëm, me qëllim për të humbur fokusin. Ne po i përgjigjemi drejtpërdrejt meqënëse na e kanë bërë pyetjen. Jo, nuk ka pasur informacion, nuk ka pasur të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantët e drogës.