Kryeministri Rama ka hedhur një tjetër hap në dëmtimin e marrdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbyllur konsullatën shqiptare në New York.

Konsullata shqiptare në New York ka qënë vazhdimisht jo vetëm një zyrë e rëndësishme shërbimi për qytetarët shqiptarë dhe amerikanë, por dhe një përfaqësi që ka ndihmuar në thellimin e marrdhënieve dhe kontakteve me partnerin tonë strategjik, dhe me një nga qendrat më të rëndësishme të botës.

Edi Rama ka mbyllur një dritare miqësie dhe bashkëpunimi, shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjithashtu, Edi Rama u ka mbyllur derën mijëra e mijëra shqiptarëve, kryesisht të diasporës anti-komuniste që merrnin aty shërbime mjaft të rëndësishme për punën dhe jetën e tyre.
Shqipëria bëhet kështu një nga vendet e pakta në botë që mbyll konsullatën në New York.

Pas tronditjes që shkaktoi  në marrdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me cështjen e armëve kimike, Edi Rama jo vetëm nuk ka reflektuar, por ka marrë një tjetër vendim në kokën e tij, duke e vënë lidhjen e kombit tonë me shtetin më të rëndësishëm të botës, në një tjetër sprovë të panevojshme.