Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim lamtumire ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.

 Z.Basha vlerësoi rolin që ambasadori Sequi ka luajtur këto vite në Shqipëri duke kontribuar në procesin e integrimit europian të vendit dhe e siguroi diplomatin europian se Partia Demokratike mbetet një mbështetëse e palodhur dhe pa kushte e integrimit europian të Shqipërisë.

Z.Sequi falenderoi z.Basha për mikpritjen dhe shprehu vlerësimet e tij për qëndrimet e PD në qeveri dhe në opozitë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë.