Partia Demokratike po ndjek me vëmëndje dhe shqetësim të madh zhvillimet në Ukrainë.

PD dënon inkursionin rus në territorin e Ukrainës dhe mbështet plotësisht thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse në bazat e veta, ndalimin e çdo ndërhyrje tjetër në Ukrainë dhe zbatimin e detyrimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare në respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.