Dje pamë demagogjinë e radhës me publikimin e raportin e “Deloitte & Tauche” për borxhin dhe punimet e kryera e të papaguar të bëra nga kompanitë, për investimet publike. Nuk ishte as 800 milionë dollarë, as 600 milionë dollarë saç ka deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Financave, por 240 milionë dollarë, aq saç rriti borxhin dhe defiçitin kjo qeveri në ndryshimin që i bëri buxhetit të 2013 një muaj më parë.

Nëse do të kishte vërtet qëllim apo shqetësimin për të paguar këto detyrime, për punime të avancuara përtej kontratave, qeveria do të kishte bërë tashmë pagimin e shumave ndaj biznesit por kjo nuk ndodhi sepse 240 milionë dollarë e marrë borxh nuk ishin për të paguar detyrimet ndaj kompanive por për të rritur shpenzimet e qeverisë së Edi Ramës.

Shuma e detyrimit rezulton të jetë më pak se 2 %, ekzaktësisht 1.6 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe borxhi nga 62 % do të ishte sot më pak se 64 % dhe jo aq saç e vendosën në buxhetin e ndryshuar 68 % apo 74 % saç deklaron Kryeministri i cili mesa duket do ta çojë kaq në vitet në vijim. Vonesat në pagimin e kontratave për punimet e avancuara është një fenomen që ndodh random sot në ekonomitë dhe financat e të gjitha vendeve.

Por në asnjë vend nuk është treguar dhe asnjë qeveri kaq e papërgjegjshme sa kjo e Edi Ramës. Ju e dini dhe janë të deklaruara shumat papaguara, borxhe të krijuara në ekonominë italiane, në atë francize, spanjolle, në të gjithë vendet e rajonit tonë. Por të gjitha vendet janë të përgjegjshme për të mbajtuar graduale stabilitetin makroekonomik si një avantazh i madh i vendeve respektive. Pagimi i këtyre shumave do të ishte i mundshëm të alokohej po gjatë vitit 2013 në momentin kur u hoqën 70 milionë dollarë nga investimet publike.

Dhe po ashtu është fare e lehtë për tu rialokuar në buxhetin e vitit 2014 sepse vëllimi i këtyre borxheve të deklaruara është sa 4 deri në 5 % e shpenzimeve të buxhetit, ose është më pak se një e treta e vëllimit të investimeve publike. Vetëm Ministria e Punëve Publike ka një vëllim për investimet 50 miliardë lekësh ose 500 milionë dollarësh në vit. Pra gjithçka është e mundshme të riaokohet pa bërë këtë zhurmë të dëmshme në opinionin public të bredshëm dhe ndërkombëtar.

Kjo qeveri nuk çmon stabilitetin makroekonomik të vendit si një aset për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe këtu po bën gabimin më fatal për të nesërmen e ekonomisë shqiptare. Lehtësia me të cilën kjo qeveri shtrin dorën për të marrë borxhe është e frikshme dhe ka krijuar një shqetësim të madh në tregjet financiare të dëshmuar tashmë me qendrimin të dy kompanive botërore të renting-ut që mbikqyrin ekonominë shqiptare Moody’s, Standard & Poor’s të cilat kanë dëklaruar tashmë se ekonomia shqiptare nuk plotëson më kriteret për të ruajtur atë vlerësim që e ka mbajtur stabël për gjatë gjithë periudhës së krizës globale të cilën e ka marrë në vitin 2007.

Një degradim i ekonomisë shqiptare do të jetë me pasoja të rënda, në radhë të parë për të gjithë agjentët ekonomikë, për të gjithë investitorët dhe pastaj sigurisht për sistemin financiar për vetë qeverinë dhe borxhin publik të saj. Kjo lehtësi me të cilën qeveria deklaron marjen e borxheve dhe rritjen e vëllimit të tyre sigurisht ka dhënë pasoja edhe tek agjentët ekonomikë të brendshëm. Ju jeni në dijeni që vëllimi i depozitave po vjen duke rënë, se depozitat po tërhiqen nga sistemi dhe të gjitha këto dëshmojnë besimin e ulët që agjentët ekonomikë kanë ndaj politikave të papërgjegjshme të qeverisë aktuale dhe ajo që është më e rëndësishme vëllimi I investimeve të brendshme, ekonomia e nësërme ëhstë vënë në rezik. Ato kanë rënë me një ritëm edhe më të lartë në muajt e fundit se sa rënia e vetë konsumit të brendshëm.

Fryrja fiktive e borxhit dhe nxirja e ekonomisë së vendit e cila ishte e vetmja ekonomi e rajonit që qendroi presioneve të globale, nga qeveria aktuale e ardhur në pushtet me premtime mashtruese dhe pa program ka qënë një strategji për frikën e dështimit të saj. Borxhimi i menjëhershëm pa asnjë lloj programi afatmesëm apo afatgjatë dhe në shifra të tilla të paimagjinueshme dhe shumë të mëdha për dimensione dhe mundësitë e ekonomisë sonë përbën një rrezik për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesëm të vendit.

Rreziku i shërbimit të këtij borxhi të ri në mënyrë të menjëhershme, rreziku rollover-it i bonove të thesarit afatshkurtra për shkak të hezitimit të sistemit financiar për të investuar në tituj afatmesëm dhe afatgjatë rrit më tej rriskun e shërbimit të borxhit për vitet që vijnë. Dhe çdo skenar bëhet i mundshëm nëse sheh lehtësinë, papërgjegjshmërinë me të cilën operon qeveria aktuale me borxhimin e vendit. Për detyrimet e tjera të deklaruara as që behët fjalë.

Detyrimet gjoja për TVSH-në e parimbursuar nuk do të mund të monitorohen më sepse qënë muajin e parë të qeverisjes të plotë në muajin tetor qeveria rimbursoi vetëm 257 milionë lekë nga 1 miliardë lekë që është rimbursuar mesatarisht gjatë këtij viti në 8 muajt e parë. Aq më tepër qeveria po krijon borxhe të reja edhe me sektorë të cilët më përpara kanë qënë të paguar me prioritet siç është pagesa për personat me aftësi të kufizuar të cilët në muajin tetor janë paguar vetëm me një të tretën e shumës, dhe në muajin në vijim kjo pagesë është edhe më e ulët deri në bllokim total.

Partia Demoktratike shpreh shqetësimin për ekonominë e vendit dhe për kaosin që kjo qeveri po vepron, rrezikun që po i shkakton stabilitetit të saj në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kjo qeveri pa program, pa ide dhe e papërgjegjshme vijon të mos deklarojë buxhetin e vitit 2014 duke krijuar premisa të reja pasigurie dhe veprimi kaotik edhe për vitin e ardhshëm. Jemi jashtë çdo afati dhe çdo mundësie për të diskutuar në mënyrë transparente dhe të konsultuar me agjentët ekonomikë këtë buxhet. Një rritje e re taksash mbi biznesin që po deklarohet e rëndon më tej këtë situatë dhe rrit më tej rriskun dhe pasigurinë e rritjes së ekonomisë së vendit në vitet që vijnë.

Pyetje: Sistemi i tatimeve duket se është jashtë funksionit dhe biznesi duhet të bëjë pagesat. Sa ndikon kjo në buxhetin e shtetit?

Bode: Kjo çështje meriton një vëmëndje krejtësisht të veçantë. Por unë mund t’u them që kjo është pasojë e një veprimi jo të ligjshëm, amatoresk dhe dhe të rrezikshëm që qeveritarët aktualë në ngutjen e tyre të revanshit politik shkatërruan sistemin informatik të tatimeve. Duke dërguar këshilltarët e tyre, Kryeministri dhe Ministri i Financave, persona që nuk janë punonjës publik dhë të cilët nuk mund të kryejnë auditime të sistemeve. Njerëz jo kopetentë. Ata në mënyrë hajdutçe kanë marrë të gjitha të dhënat e sistemit të paautorizuar, e ndërshkueshme ligjërisht pasi ato përbëjnë element të sekretit personal të bizneseve dhe kanë shkatërruar sistemin dhe duke fshirë nga sistemi rreth 4.3 milionë deklarata të bëra nga subjektet ndër vite, duke fshirë të gjithë sistemin e të dhënave të tyre dhe duke bllokuar çdo mundësi për të raportuar. Sot është dita kur biznese duhet të deklarojnë xhirot e tyre në rrugë informatike dhe skanë asnjë mundësi të pagimit të detyrimeve. Ndërkohë që nga 67 mijë pajisje kasa fiskale, 61 mijë janë të bllokuara dhe rifutja e tyre në funksion do të kërk
ojë shpenzime shtesë për të gjithë. Të gjitha këto bëjnë që situate të jetë kritike. Të ardhurat në buxhet nuk do të shkojnë, bizneset janë në kaos. Ata do të marrin gjoba në mënyrë automatike nga sistemi për mosdeklarim dhe kosto të tjera implikon. Unë mendoj se kjo përbën një vepër penale e cila duhet dhe do të adresohet nga Partia Demokratike.