I nderuar z. kryetar Te nderuar kolege deputete Te nderuar qytetare që po na ndiqni nëpërmjet ekranit Gjatë kësaj kohe që ne të nderuar kolegë ishim këtu në këtë salë, më njoftuan që edhe ne një minierë në Librazhd ka pasur një situatë të rëndë e mendohet që të ketë edhe viktimë. Dua ti kërkoj Kryeministrit Rama që të HESHTË e të mos shfrytëzojë dhimbjen e familjarëve të viktimave për kredite politike. I kërkoj të marrë situatën nën kontroll nëpër miniera pasi po humbin jetë njerëzish!! E nësë nuk është I zoti që ta bëjë një gjë të tillë, atëherë të japë dorëhëqjen nga posti I kryeministrit. Se dyti, duke dëgjuar si foli sot këtu, do t’I jepja një këshillë miqësore: të mësojë të flasë si pushtetar e jo si opozitar!! Rama duhet të jetë njeriu I fundit në këtë sallë që të flasë për viktima e për faje!! Të nderuar kolegë deputetë, Sot po diskutojmë projektligjin e paraqitur nga Qeveria “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë publikë dhe nëpunësit civilë”. Ky ligj është thjesht një përsëritje shumë e keqe e ligjit që ne e hartuam dhe mitatuam para 4 vjetësh, i cili u përshëndet edhe nga BE e që përbënte një risi në mënyrën e qeverisjes: Berisha arriti të dëshmonte që edhe me një Qeveri e vogël, dhe ulje drastike të shpenzimeve administative mund të ndërmerreshin e të realizoheshin reforma të mëdha. Kursimet që ne bëmë, kur miratuam këtë ligj para 4 vjetësh, ishin rreth 3 miliardë lekë në të gjithë administratën, krahasuar me 20 milionë lekë që po na propozon Qeveria me anë të këtij pr.ligji sot. Por në kontrast të madh me qeverisjen e Berishës, Rama krijoi qeverinë e tij të madhe, personale, të bijve të etërve, Qeverinë e nepotizmit. Shtoi 5 Ministri për qokat e tij dhe rriti shpenzimet e luksit. Dhe sot, kjo qeveri, vjen këtu, me këtë akt që në thelb sigurisht mund të jetë i mirë, por që në fakt është thellësisht një demagogji dhe skenar thjesht për të mbuluar shpenzimet e medha të qeverisjes Rama. Duket në fakt, sikur Qeveria do sakrifikojë. . . por në tërë këtë histori, me keqardhje konstatoj, që vetëm ne deputetët do të jemi ata që do të sakrifikojnë realisht për transportim në zonat tona elektorale, pasi cdo kujt tjetër në adnimistratë JU do ju vihen në dispozicion makina që janë parashikuar të blihen. Pra, jo vetëm që s’do kursejmë, por Ju siguroj që do shpenzojmë më shumë!! Ku qëndron ndryshimi i madh që kemi NE dhe JU?? NE: – Në vitin më të vështirë, të një krize rajonale, ne shkurtuam shpenzimet 19 miliardë lekë dhe morëm borxh vetëm 6 miliardë lekë. Ne vërtetë e rritëm borxhin 6% në disa vjet, por ndërtuam mijëra kilometra rrugë, ndërtuam dhe rindërtuam mijëra shkolla, spitale, qendra shëndetësore, ujësjellësa e kanalizime, financuam fermerë, dhe shumë vepra të tjera madhore e me impact të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. JU: – Ju, shkurtuat vetëm 6 miliardë lekë duke marrë borxh 40 miliardë lekë. Në vetëm 4 muaj ju rritët borxhin 10 herë më shumë se Berisha, e nuk po bëni asnjë investim por thjesht po rrisni shpenzimet për vetën tuaj e për të blerë vota me vendime Qeverie. Por, le të flasim pak e t’u shpjegojmë qytetarëve shqpitarë se si qeveris Rama: Qeveria Rama, të nderuar qytetarë, si një cirk I lëvizshëm, po shkon sa në një qytet në tjetrin, pa pyetur për kursimet të cilat po na I prezanton sot e duke ushtruar presion dhe mbjellur frikë te qytetarët shqiptarë. Ju siguroj që një shëtitje për fund jave e qeverisë Rama kushton shumë më tepër se sa do kursejmë në një vit me këtë pr.ligj. Por ajo që më trishton më shumë është se kurrë në këta 23 vjet demokraci, nuk kemi parë qytetarë të terrorizuar nga ajo që po ndodh në vetëm 40 ditë. Po shkelen haptazi të gjitha ligjet, procedurat dhe të drejtat themelore të njeriut!! Qytetarëve po ju mohohet të përdorin banesat e tyre të cilat I posedojnë më të gjitha dokumentat e duhur zyrtarë, qytetarëve shqiptarë po ju mohohet liria e votës!! Rasti I Korcës në fakt është një rast I mirë për tu analizuar, edhe në këndvështrimin e pr.ligjit që po diskutojmë sot. Dy ditë para zgjedhjeve lokale, e tërë Qeveria Rama zbarkoi në Korcë. Një tabor me ministra, shoqërues, bashkëshortë, shoferë, staf mbështetësh, për dy titë me rradhë bënë shown e rradhës, pa pasur merakun e kursimit për transportin e tyre, për hotelerinë, ushqimin, dhe shërbimet e tjera speciale, përfshirë këtu edhe transportin e votuesve të rinj nga Tirana, apo rrethe të tjera. Paketa Rama ishte “super all inclusive”. E megjithatë, votuesit e abandonuan Rilindjen ditën e votimit!! Ju pretendoni se me aktin që keni sjellë po kurseni 20 mln lekë. Po dua ti shtroj disa pyetje z. Rama: këto shpenzimet ekstra të Korcës sa kushtuan? Nga se u paguan?? Sa i rëndoi xhepave të cdo qytetari shqiptar demostrimi i forcës Tuaj, që shkoi aq larg sa me fodullëk dhe budallallëk bletë vota, diten për diell, më keq se te pazari i gjësë së gjallë, duke e kthyer sistemin tonë zgjedhor në një sistem të korruptuar elektoral?? Apo, Rama do na thotë përsëri që edhe në Korcë njerëzit vrapuan dhe paguan “vullnetarisht”, sic bënë me Kryeministrisë ku cdo punim ishte me “punë vullnetare” pa tendera e prokurime. Po na nxirrni mallin e ditëve të Enverit kur cdo qytetar shqiptar ishte i detyruar të punonte vullnetarisht atje ku e caktonte Partia!! Me anë të këtij pr.ligji, pretendohet 20 mln leke kursim, që deputetën të mos kenë mundësi të shkojnë në zonat e tyre elektorale dhe Ju të bleni votat. Para, 20 mln lekë blejnë as më shumë e as më pak por 10 mijë votuës, aq sa ishte diferenca e votave midis kandidatëve në zgjedhjet lokale ne Korcë. Dhe aq shumë ju ka kompleksuar kjo cështja e blerjes së votave në Korca, sa për të parën herë në historinë e demokracive perëndimore, maxhoranca bojkoton!! Jo më larg se dje, Ministri i Shëndetësisë, dhe deputetët e maxhorancës bojkotuan Komisionin e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë!! QË opozita bojkoton – kam dëgjuar. Por që maxhoranca të bojkotojë – këtë s’e kam dëgjuar asnjëherë. Kjo, thjeshte vërteton që maxhoranca ende mendon dhe vepron si opozitë!! Le ti kthehemi vetëm pak cështjes që diskutuam para një jave, fiks në të 40-at e qeverisë suaj. U ankuat që gjetët arkën bosh, e për këtë ulët pa asnjë justifikim të ardhurat nga tatimet e dognat dhe morët borxh 240 mln dollarë. Po pse nuk i treguat qytetarve shqiptarë për cfarë u rrit kosto e borxhit në kurriz të tyre?? Pse nuk i thoni që ky borxh u rrit jo për arsimimin e tyre, as për shërbimet shëndetësore, s‘bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit (aq më pak tani që po na sillni edhe armët kimike të Sirisë), por as për mbrojtjen e shtresavë në nevojë, por borxhliut Rama, këto para i duhen për luksin e zyrave qeveritare, për trajtime dhe shpërblime për Kryeministrin dhe ministrat, i duhen për të paguar për të fituar në Korce, i duhen për të instaluar gjithe-pushtetin e tij. Përvec 20 mijë lekshave për blerjen e votës¸ asnjë qindarkë nuk shkon në xhepat e qytetarëve, por 130 mln lekë shkojnë tek Ministria e Jashtme, mbi 600 mln lekë shkojnë për shpenzimet e Kryeministrit, 4.2 miliardë lekë për Ministrinë e Ekonomisë e kështu me rradhë. Ligji që po diskutohet sot pretendohet se kursen 20 mln lekë nga transporti kryesisht i deputetëve të parlamentit, dhe kjo është e kuptueshme, pasi Rama e ka fobi Parlamentin. Por pse Rama nuk tregon sa i kushto
jnë taksapaguesve shqiptarë 10 automjetet e shtrenjta e luksoze që do blejë Crown Agent?? Pse nuk ju thoni qytetarëve shqiptarë që vetëm automjetet, pa llogaritur karburantin, shoferët dhe shërbimet e tjera, kushtojnë 400 mijë EURO?? Pra, plot 560 mln leke. Po kursekemi 20 mln lekë deri në fund të vitit dhe po shpenzojmë 560 ln lekë. E kuptoni të nderuar qytetarë pse s’i dalin llogaritë Edi Ramës dhe ankohet që Berisha i la arkën bosh?? Ky ligj është thjesht demagogji!!! Thjesht një farsë!! Më lejoni tjau shpjegoj përse: – Doli Ministri i Financave dhe tha që do kursejmë 1.6 mln dollarë – e se me këto fonde paguhen 4000 familje në ndihmë ekonomike. A e dini të nderuar qytetarë së sa i takon një familjeje sipas kësaj llogaritjeje?? Është një aritmetikë shumë e thjeshtë: 1,600,000 / 4000 / 12 muaj = 33 dollarë për familje në një muaj. Pra, Ministri i Financave do ju japë 33 dollarë për një familjë në një muaj, ndërkohë që ne kemi dhënë deri më tani 90 dollarë në muaj për një familje!! – Vazhdojmë më tej me Ministrin e Ekonomisë i cili tha që me 1.6 mln dollarë, paguhen 41,700 familje në Nihmë Ekonomike dhe mbi 13,000 pensionistë. Le të përsërisim edhe një herë aritmetikën e thjeshtë që bëmë pak më parë: Për ndihmën ekonomike: 1,600,000/41,700/12 muaj = 3$ në muaj PËr pensionistët: 1,600,000/13,000/12 muaj = 10$ në muaj Pra, a e kuptoni të nderuar qytetarë, që rilindasit kanë ndër mend tëpaguajnë 3$ në muaj për ndihmë ekonomike (ndërkohë që ne këmi dhënë rreth 90$ na muaj për familje) dhe 10$ në muaj për pensionistët ndërkohë që ne e cuam pensionin minimal në qytet 150$. Të nderuar qytetarë ju ftoj të hapni sytë e të shihni se kush ka ardhur në pushtet!! Qeveria e dalë nga zgjedhje jo të lira nga populli, me vota të blera me para të pista në 23 qershor, sot sjell mashtrimin e radhës, gjoja “për kursime” të qeveritarëve dhe zyrtarëve, ndërkohë që vetëm pak orë më parë qeveria u angazhua zyrtarisht në blerjen e zgjedhjeve në Korce. Tollonat e e naftës dhe të gazit, janë pretekste për shpërthimet korruptive në celulat elektorale të socialistëve. Të nderuar Qytetarë ! A mund të besoni vërtetë se Edvin Rama po ul shpenzimet, kur paratë tani po thyhen në 20 mijë lekësha, të gatshëm për blerjen e radhës të votave ? Ky është vecse bidati i radhës! (Bidat eshte fjale turke, perdoret nga te moshuarit dhe ka kuptimin e hatase) Të nderuar Rilindas, Regjimi i instaluar në Tiranë është rilindje kryekëput e diktaturës së neobllokmenëve! Në Shqipëri, institucioni I votës së lirë është më shumë se asnjëherë në rrezik. Ndaj, ftoj Ramën t’i kërkojë ndjesë qytetarëve të Korcës, ti kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë dhe më pas të dorëhiqet! Ju faleminderit!!