Fjala e plote ne Kuvend e deputetes se PD, Jorida Tabaku:

Fjala e plote ne Kuvend e deputetes se PD, Jorida Tabaku: Gjatë ndryshimit të buxhetit disa herë diskutuam sygjerime tona konkrete për reduktimin e shpenzimeve operative. Për një vend që sic pretendoni është në krizë, dhamë sygjerimet tona modeste dy javë më parë se cilat ishin fushat ku mund të reduktoheshin shpenzimet. Fatkeqësisht asnjë nga ato sygjerime nuk është marrë parasysh dhe megjithëse ka shumë fusha se ku mund të bëhet reformë e ka shumë fusha se ku mund të shkurtohen financat publike në këtë propozim që ka ardhur sot në parlament nuk kemi asnjë nga ato sygjerime. Por kemi një propozim qesharak që tenton të vazhdojë një reformë të ndërmarrë nga qeveria Berisha por në të vërtetë po e shkatërron atë. Qeveria mund të shkurtonte shpenzimet operative: – Për ngritjen e ministrive të reja (që i kushtojnë cdo shqiptari 300 000 dollarë secila për muajt e mbetur të këtij viti) – Rritja e numrit të agjensive të reja (plot 26 të tilla nga programi juaj qeverisës) – E shumë të tjera si këto Në parim unë e para si deputete do të isha e gatshme të hiqja dorë nga cdo përfitim financiar, nqs kjo do të ishte për të ndihmuar financat publike, por Projekt Ligji që vjen sot në Kuvend është totalisht kundër frymës së uljes së shpenzimeve sepse do të rrise shpenzimet e përgjithshme të institucionit, shpenzime të cilat janë mbajtur nën kontroll pikërisht nga abuzivizmi me këtë menyre të manaxhuari që propozoni ju, duke hequr një perfitim direkt më të vogël e duke e përkthyer në një përfitim abuzivist më të gjerë e pa përfitues direkt. Sigurisht një fushë se ku ju mund të kurseni është pikërisht blerja e votës, shpenzimet për fushatat elektorale që me strategjinë tuaj kanë ardhur në rritje janë dicka që sigurisht duhet ti manaxhoni. Në hapje të fushatës elektorale isha në Korcë për të prezantuar kandidatin e PD Z. Sotiraq Stratobërdha. Me kënaqësi e me qytetari u përshëndeta me qytetarë të djathtë e të majtë dhe kishte një mbeshtetje reale për të. Por sigurisht që nuk ju interesonin zgjedhjet reale e të vërteta, ju intersonte mbështetja artificiale në rritje për qeverinë e re dhe bëmat e qeverisë së re. Me këtë që bëtë në Korcë me kujtuat vitin e largët 2003, vjedhjen tuaj të parë të votave, vjedhje e njohur dhe e pranuar dhe nga aleatët tuaj të tanishëm. Në vitin e largët 2003 unë isha anëtare komisioni në një qendër votimi në njësinë 9 dhe me zë dhe figurë pashë vetë se cfarë ndodhi. Kolegji zgjedhor në atë kohë gjeti vjedhje në 1/3 e kutive në votat e Tiranës dhe kërkoi rivotim që sigurisht nuk ndodhi, ashtu sic jam e sigurt që nuk do te ndodhë as këtë herë. Në zgjedhjen tuaj të parë në vitin 2000, për herë të parë u përfshi policia e shtetit dhe me mbështetjen e bashkëkryetarit të maxhorancës së sotme arritët në ditën për diell të bëheshit kryetar i Bashkisë Tiranë dhe keni pasur moral e jeni ankuar pse ne në 2011 numëruam cdo votë! Tani keni evoluar, nuk përdorni policinë, blini votën. Përvecse për herë të parë kemi në Shqipëri të dokumentuar blerjen e votes, përvec standartit ligjor, kushtetues, ju keni thyer një standart moral. Partia Demokratike është e gatshme të ndërrmarë të gjithë veprimet ligjore që jane të nevojshme duke filluar që nga kërkesa për pavlefshmërinë e zgjedhjeve e deri tek Komisioni hetimor parlamentar, por beteja më e madhe për ne do të jetë ajo me ndërgjegjësimin e qytetarëve që demokracia është në rrezik! Që integrimi evropian i Shqipërisë është në rrezik, që ne sot kthehemi mbrapa, shumë vite mbrapa dhe pamvarësisht reformave që kemi bërë ne dhe do të përpiqeni ju, me blerjen e votës ju keni vendosur në rrezik demokracinë e brishtë shqiptare. Ne do të vazhdojmë t’ju kërkojmë që të zbardhen dhe burimet e financimit, do të vazhdojmë të kërkojmë që ky sistem që keni ngritur dhe po formalizoni të refuzohet nga të rinjtë e të rejat, nga qytetarët. Eliminimi i zgjedhjeve të lira, eliminimi nëpërmjet blerjes së votës i gjykimit të drejtë popullor, është një krim i rëndë, jo vetëm ndaj qytetarisë korçare por ndaj gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Ku u gjetën paratë, si u transferuan, kush janë financuesit e këtij krimi që tronditi shqiptarët?! Vetëm hetimi i plotë i këtij krimi dhe parave të krimit, do e bëjë të besueshëm këtë proces. E dimë mirë se kur preken themelet e demokracisë, rrezikohet dhe e ardhmja evropiane e vendit, e dimë mirë se procesi i integrimit evropian kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, e dimë mirë se pranimi i rezultatit të zgjedhjeve ishte një nga arsyet kryesore të propozimit për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për këtë arsye njohëm cdo rezultat, ndonëse të deformuar në 23 qershor, por sot për hir të kartës ligjore, për hir të provave e të kartës morale nuk mund të lejojmë të instalohet kjo kulturë në proceset zgjedhore. Fjalia me të cilën opozita e djeshme erdhi në pushtet ishte “Kundër votës së vjedhur” a është kjo një moto sa për të larë gojën apo një detyrim? Dy vjet, plot dy vjet protestuat për hapjen e kutive. Pa asnjë fakt, pa asnjë shkak, duke fajësuar komisionerët tuaj. Ndërsa sot kemi burime, burime nga ato zyrtaret që ju keni qejf ti referoheni, ashtu si iu referuat me 21 Janar! Burime nga pothuajse zyra juaj e shtypit, burime që sigurisht nuk konsiderohen të Partisë Demokratike! Opozita e djeshme e demaskonte dhe e dënonte vjedhjen e votës duke u betuar se do t’i dërgonte para ligjit blerësit e saj. A ishte ky një premtim njësoj si të tjerat që u tret e u shkri me ardhjen në pushtet? Nqs i qëndroni kësaj atëherë dërgojeni para ligjit strukturën e PS nga kryetari e deri tek anëtarët e thjeshtë që u morën me këtë operacion e mos u merrni me cupkat që zbatuan vetëm urdhërat tuaja. A ka etikë në qëndrimin e opozitës së djeshme me atë të pozitës së sotme? A ka etikë në atë për te cilën luftonit deri dje dhe e bëni sot? Duket që jeni shkelës të kushtetutës që deri dje e mbronit me fanatizëm, jeni shkelës të kartës së të drejtave dhe lirive të njeriut duke deformuar vullnetin e zgjedhesve, e pastaj keni shkelur dhe premtimin tuaj por kjo nuk vlen gjithaq sa nëpërkëmbja e thyerja e besimit të shumë të rinjve. Ju që i shihni si brezi shpëtimtar, i keni mesuar te shiten e te blihen. Dhe për të gjithë ata që janë tunduar e që kane pranuar këtë Pazar, kam vetëm disa fjalë. Për ata të rinj e të reja që presin punësim, që presin shëndetësi falas, që presin cilësi në arsim, gjatë katër viteve do të kenë vetëm 20 000 lekë, vetëm 5000 lekë në vit, vetëm 13 lekë në ditë! A mendoni se ia vlejti! 13 lekë në ditë për 4 vite të qeverisura kështu! Korca ndoshta nuk e ka kryebashkiakun që meritonte, sepse Sotiraq Stratobërdha e meritonte të ishte Kryetar bashkie në Korce, po ju do të keni vetem 13 lekë në ditë në 4 vitet në vijim. Asgjë me shumë!