Fjala e deputetit të PD Sherefedin Shehu në konferencën e organizuar nga Partia Demokratike takim me biznesin:  Ku po shkon ekonomia shqiptare!? – Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale.

Fjala e deputetit të PD Sherefedin Shehu në konferencën e organizuar nga Partia Demokratike takim me biznesin: Ku po shkon ekonomia shqiptare!? – Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale. “Kryeministri Rama dje kalores i antiborxhit. U tha shqiptarëve ta vendosim në Kushtetutë tavanin e borxhit prej 60 për qind te PBB. Gati dy javë më parë nuk pyeti për ligje dhe standarde, dhe pa asnjë argument e rriti borxhin publik me 7% te PBB dhe paralajmëroi se mund të rritet edhe me 5% të tjera deri në 73 për qind të PBB. Me nje te rene te lapsit gropa financiare thellohet nga 6 ne 40 miliarde leke. Deficciti rritet për shkak të uljes së të ardhurave (vjetore) me rreth 40 miliardë lekë. Kompensimi i mosrealizimit të të ardhurave me mosrealizimin e shpenzimeve deri në gusht e rrit deficcitin 6 miliardë lekë ndërsa deficiti shtator- dhjetor rritet 24 miliarde lekë. Financat publike po shkojnë drejt greminës. Me 4 Tetor borxhi vjetor rritet nga miliardë leke ne rreth 72 miliardë lekë. Në 4 muaj shtator-dhjetor merren borxh rreth 37 miliardë lekë kur në 8 muajt e parë u morën vetëm 35.7 miliardë lekë. Qeveria kishte hapësirë te merrte edhe 15 miliardë lekë hua pa rritur kufirin e borxhit publik të miratuar (rreth 63% te PBB). Qeveria nuk e rriti borxhin për investime apo për shlyerjen e detyrimeve ndaj bizneseve. Të ardhurat vjetore u ulen 40 miliardë dhe shpenzimet vjetore u ulën me 16 miliardë lekë. Në shpenzime, rreth 7 miliardë lekë janë ulje e kostos së borxhit nga Qeveria e PD-së ndërsa 9 miliardë ulen investimet, te cilat do të krijojnë një faturë të rë ndaj bizneseve. Qeveria rriti borxhin per shpenzimet e veta. Akti i Qeverise rrit borxhin me 24 miliarde pa ulur asnje lek shpenzimet administrative jo produktive dhe rrit buxhetin e Kryeministrit me 600 mije dollarë. Qeveria e rriti borxhin per klientët e saj. Rritja e borxhit duke ulur te ardhurat krijon nje metër me te cilin qeveria matet si te doje: Mbrojtje për dështimin, levdata per suksesin, Klientëve nuk u merren tatime, Klienteve u behen rimbursime nga sistemi tatimor pa lene gjurme ne sistemin te thesarit, Agjentet e Kurores (Croën Agents) shperblehen per performancen kundrejt objektivit te ulur qëllimisht. Qeveria rriti borxhin ne shkelje te standarteve fiskale dhe te ligjit per menaxhimin e sistemit buxhetor. Nga 2005 merret borxh vetëm per investime, Qeveria Rama-Meta merr rreth 100 milion dollare borxh per shpenzime administrative jo produktive. Ligji per menaxhimin e sistemit buxhetor (Neni 57) e lejon qeverinë te marre borxh vetem per investime.