Deklarata për media e ish-zv/Ministrit të Financave Alfred Rushaj:

Deklarata për media e ish-zv/Ministrit të Financave Alfred Rushaj: Përpara 48 orëve ne i bëmë disa pyetje publike Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për një kontratë që ai thotë, se Qeveria ka firmosur me Crown Agents. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Një nga gjërat që ngritëm, ishte trasnparenca e munguar e kësaj kontrate. Nqse secili nga ju do të shikojë lajmet që ka publikuar Këshilli i Ministrave, do të gjejë këtë lajm, që thotë që një project-ligj i propozohet Kuvendit për një kontratë që qeveria e republikës së Shqipërisë, ka firmosur me Crown Agents, për t’u dhënë praktikisht në menazhim, doganat e Shqipërisë. Një vendim shumë i rëndësishëm, jo vetëm për doganat, një vendim shumë i rëndësishëm që prek të gjithë ekonominë shqiptare. Ju kujtojmë se rreth 70 përqind e të ardhurave nga tatimet dhe doganat mblidhet nga doganat shqiptare. Faqja e këshillit të Ministrave tregon se çfarë vendimesh kanë marrë në mbledhjen e datës 28 tetor. Siç e shikoni janë dy lajme shumë të rëndësishme; e para që z. Basir Çollaku është liruar nga detyra dhe e dyta, Ministrisë së Turizmit i janë shtuar një sërë fondesh. Mungon një lajm, siç duket më pak i rëndësishëm, ai që ka dhënë në menxhim qeveria shqiptare rreth 130 mld lek, pra 1.3 mld dollarë. Sot kemi të tjera pyetje për z. Rama. Pse e fshihni publikimin e kësaj kontrate? Kur do ja bëni transparente publikut shqiptar, kontratën që keni lidhur? Jemi në pritje të përgjigjes z. Kryeministër. PYETJET QË NUK KANË MARRË ENDE PËRGJIGJE 1. Si është e mundur që ju e keni ditur qe perpara se te merrni postin e kryeministrit, qe do të bënit kontratën për një shërbim të tillë pikërisht me Crown Agents? 2. A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se Crown Agents nuk ka përvojën e duhur në krahasim me projektet e BE-së që asistojnë prej kohësh falas doganat shqiptare? 3. A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se konsulenti Crown Agents është me kosto të lartë? 4. A ka praktikë ndonjë vend i Bashkimit Europian me Crown Agents për një shërbim të ngjashëm dhe nëse po, a është vlerësuar negativisht performanca në këtë fushë? 5. A është kontrata me Crown Agents, arsyeja e vërtetë e nxjerrjes së aktit normativ ku zvogëluat të ardhurat nga doganat dhe rritët borxhin publik? 6. A do të përfitojë Crown Agents nga paratë e shqiptarëve nëse të ardhurat doganore realizohen në nivelin që administrata doganore kishte parashikuar të realizonte vetë? 7. A e ka përjashtuar Banka Boterore, Crown Agents së bashku me të gjitha filialet e saj nga pjesëmarrja për 6 muaj në çdo projekt të Bankës Botërore për shkak se është vërtetuar se ka ndërmarrë praktika mashtruese?