Deklarata e plotë e deputetit të PD, Aldo Bumçi:

Deklarata e plotë e deputetit të PD, Aldo Bumçi: Partia Demokratike përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Kosovë në një proces të lirë dhe të ndershëm, të cilat për herë të parë u mbajtën në të gjithë territorin e vendit. Me këtë rast përgëzojmë institucionet e Kosovës, OSBE-në dhe BE-në për organizimin e infrastrukturës zgjedhore dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Partia Demokratike dënon ashpër veprimet e dhunshme që ndodhen në Mitrovicën e Veriut, dhe vlerëson ndërhyrjen e menjëhershme të KFOR-it për të vënë nën kontroll situatën. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve duhet të shërbejë si një mësim i mirë për çdo individ apo grup individësh që rreket të prapsojë procesin e pakthyeshëm historik të një Kosove të lirë, të pavarur dhe me integritet të plotë territorial, që zhvillon marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në rajon, përfshirë dhe Serbinë.