Deklarata e plotë e deputetit te PD, Florion Mima:

Mbrëmë, Kryeministri i vendit njoftoi se kriza ekonomike do të përfundokërka me 31 dhjetor 2013. Lajm ky, që do duhej të gëzonte të madh e të vogël në vendin tonë, por që njëkohësisht do te duhej t’i jepte edhe një përgjigje të thjeshtë pyetjes se, kur filloi kriza me e thelle qe ekonomia shqiptare paskësh njohur ndonjëherë, s’pasoja pati dhe po ashtu si përfundoi ajo kaq shpejt, thjesht me një deklarim kryeministror.

Sot, agjencia kryesore 00e të hyrave publike i mbajti ison Orakullit të Ekonomisë duke na dhënë lajmin e bujshëm se të ardhurat e planifikuara ne aktin normativ për muajin tetor, u tejkaluan me rreth 2 miliardë lekë e po aq më shumë se sa fakti i tetorit të kaluar.

Kjo konfirmon ekzaktësisht atë çfarë PD kishte paralajmëruar, kur u diskutua akti normativ për ndryshimet ne buxhetin e 2013, i cili në mënyrë totalisht të papranueshme uli planin e të ardhurave për 4 muajt e fundit të vitit me rreth 250 milionë dollarë. Në atë kohë, ne paralajmëruam se ekonomia shqiptare, si një ekonomi krejtësisht jashtë territorit të krizës, natyrshëm i prodhon këto të ardhura, mjafton vullneti për t’i mbledhur ato. Sot, ajo që ne paralajmëruam është e konfirmuar katërcipërisht dhe publiku duhet te mësojë se megjithë këtë tejkalim të “bujshëm” të planit të sajuar të të ardhurave, përsëri janë rreth 15 milionë dollarë që mbeten pa u mbledhur nga plani fillestar i të hyrave publike.

Çdo shqiptar me të drejtë mund të pyesë: “Ku shkuan këto 15 milionë dollarë të pambledhura vetëm në një muaj?”. Emisionet investigative kanë zbuluar mbrëmë një copëz të destinacionit përfundimtar të këtyre parave, që duhet të shkonin në arkën e përbashkët e që padrejtësisht janë drejtuar për tjetërkund. Prokuroria e shtetit sot ka vendosur sekuestro mbi regjistrat e Rilindjes. Aty është vetëm një pjese e përgjigjes.

Ju faleminderit!