Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Sokol Olldashi:

Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Sokol Olldashi: Të nderuar përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë Nuk hyj në deputetët e vjetër megjithëse u bënë 12 vjet që jam në Parlament por kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq sesa në kët seancë. Është një seancë e pështirë, e turpshme, një seancë në të cilën ne nëse do të kemi grimcën më të vogël të përgjegjësisë duhet të ndërpresim kalendarin dhe duhet të merremi thelbësisht më ketë çështje. Ajo që ka ndodhur në Korçë dhe që dua të falenderoj median që e transmetoi është vërtet një gjë shumë e rëndë. Por nuk është kaq. Problem është shumë më I madh se sa 20 mijë lekë që ju dhanë studentëve në Korçë. Problem është kthyer në sistem. Në qoftëse ne duam të merremi me këtë punë duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh. Çfarë ndodhi pas Korçës? Reagimi ynë ishte I pritshëm dhe normal sepse jemi opozitë dhe nuk mund të pranojmë të shikojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota. Nëse ne nuk e bëjmë dot këtë reagim ne nuk meritojmë të jemi këtu fare. Detyra jonë është pikërisht kjo, por a mbaron këtu? Dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja? E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste që të gjente një justifikim për të dalë nga kjo duke thënë se po paguanim autobuzin. Por nga ana tjetër duhet ti drejtohem të gjithë deputetëve, të majtë e të djathtë dhe gjithkujt, dhe kam konsideratë për mjaft prej tyre në pikëpamjen njerëzore pavarësisht se nuk I besoj politikisht. A do të merremi me këtë problem apo do të bëjmë sikur nuk e shikojmë. Ajo që ndodhi në fakt është e tmerrshme. Nëse kthehemi prapa në vitet 91 dhe 92 kur janë bërë zgjedhjet e para pruraliste në këtë vend, nuk është paguar askush dhe nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral e shpirt dhe vinin e bënin me dëshirë. Si tanët ashtu edhe tuajët. Çfarë ndodhi në vonë? Më vonë filloi të paguhen komisionerët. Më pas makinat që ti sjellim njerëzit të votojnë. Më pas filluam, dhe zotëria zv/kryeministër e di shumë mirë, të paguajmë shtresat e margjinalizuara për tu marrë votat. Më pas e çuam edhe më tutje. Pse të lodhemi duke paguar makina që sjellin njerëz të votojnë, komisionet etj, I bie drejt dhe paguajnë zgjedhjës. Ky është një treg kërkesë ofertë. Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është demokracia direkte. Kjo është demokracia e xhepave dhe për këtë nuk kanë nevojë shqiptarët.E çuan më pas më tutje dhe ne bëjmë sikur e harrojmë këtë. Shkuan deri tek shkëmbimi I deputetëve që e nisi Nano në Parlamentin e 2001. E vazhduam ne kur zgjodhëm Presidentin në vitin 2007. Dhe bëjmë prap sikur nuk e shikojmë këtë gjë. E nisi Nano dhe e perfeksionoi LSI dhe jo vetëm. Edhe parti të tjera të vogla në koalicion me ju apo më ne. Ne të PD bëmë sikur nuk e pamë se çfarë po ndodhte. Vijmë sot në Korçë kur më herët kemi pasur 23 Qershorin dhe nuk ka gjë më të turpshme dhe të fëlliqur se sa fushata e 23 qershorit. Shonim nëpër zona dhe thonim këmi bërë këtë punë dhe kemi këtë projekt. Përgjigja ishte se ky ka dhënë 20, ky 30, ky 40, dhe sa jep ti. Një përgjigje që nuk I përgjigjemi dot. Një përgjigje që ia detyrojmë qytetarëve shqiptarë nëse duam të merremi seriozisht duhet të merremi që sot. Nuk mund të fshehim kokën në rënë sis struci dhe të themi që fajin e ka PS për atë që ndodhi në Korçë. Sigurisht ju e keni fajin për atë që ndodhi në Korçë, nuk ka asnjë dyshim. Jemi moralisht përgjegjës para njerëzve. Sigurisht që ne kemi faj duke bërë sikur nuk e kemi parë këtë fenomen, kur e bënin partitë në koalicion me ne. Do merremi me këtë çështje? Nëse do të merremi realisht duhet ti japim përgjigje, dhe duhet të vendosim që në këtë parlament disa do të jenë deputetë dhe disa duhet të lënë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të parlamentit vazhdojnë të qendrojnë të patrazuar deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend vetëm për një kategori, ose për deputetët ose për blerësit. Të dyja palët nuk rrijnë dot. Doni të merremi? Hajde të merremi që sot.