Deklarata e deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi pas vendimit të KQZ:

Deklarata e deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi pas vendimit të KQZ: “Sot erdhëm në KQZ për të marrë materialet e nevojshme që na duhen për të vijuar më tej betejën tonë ligjore në lidhje me çështjen e Korçës. Kërkesën tonë për pavlefshmëri ne e depozituam disa ditë më parë këtu siç të gjithë e dimë, dhe ashtu siç pritej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundësi ligjore për shkak se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë sabotuar këtë Komision Qendor që përpara zgjedhjeve dhe në mënyrë të qëllimshme po e bëjnë edhe tani. Provat janë të pakundërshtueshme dhe pavarësisht një hetimi penal, është detyra kushtetuese dhe ligjore e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të bënte transparencën. Por siç e thashë për shkak të këtij sabotimi dhe minimi që po i bën maxhoranca e sotme KQZ-së ky institucion nuk ishte në gjendje të merrte një vendim. Ne do ta ndjekim më tej dhe me forcë rrugën ligjore, do ti drejtohemi Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të bëhet drejtësi që zgjedhjet e Korçës të kenë legjitimitet dhe të mos bazohen në fenomenin më të shëmtuar që mund të gjesh në këto zgjedhje që është blerja e votës së qytetarëve të lirë. Ne do ta depozitojmë së shpejti kërkesën tonë, por e rëndësishme është të theksohet fakti se Parlamenti duhet të kishte vepruar me kohë dhe për fat të keq në mënyrë të qëllimshme kjo maxhorancë vazhdon ta mbajë të bllokuar KQZ-në me qëllimin e vetëm për të shkatërruar aftësitë e saj për të hetuar krimin zgjedhor”