Fjala e deputetes se Partise Demokratike, Majlinda Bregu ne Kuvend

Fjala e deputetes se Partise Demokratike, Majlinda Bregu ne Kuvend Projektligji qe diskutojme sot ka ne thelb nje parim shume te rendesishem me te cilin cdo qeveri do t’i pelqente te matej. Shkurtimin e shpenzimeve per makina, dieta, karburant. Pra ne fund te tekstit propozim simbolik, ‘Thanas shtrengo rripin’, duhet te kete me shume para per te mbuluar e ofruar sherbime per qytetaret. Sigurisht qe ne nuk duam qe qeveria te mos beje punen e “te rilinde” vendin se s’ka mundesi te paguaje dieta nepunesish e sherbime makinash. Sigurisht qe gjithashtu mendoj se deputetet qe te bejne punen dhe te qendrojne me afer elektoratit kane nevoje per sherbime cilesore dhe jo per demonizim te perfitimeve qe vijne nga statusi i deputetit, sherbime te cilat duhet te shkojne ne te mire te perbushjes te misionit te deputetit. Keshtu e kam kuptuar une kete projektligj. Me ndjeni nese e kam kuptuar gabim dhe qellimi i qeverise eshte tjeter. Por ndersa kerkohet limitimi i shpenzimeve te deputeteve, keni miratuar ketu 2 jave me pare nje akt normativ i cili merrte borxh 240 ml euro per 5 ministri te reja qe te shpenzoheshin per 3 muaj,dhe asnje ze nga shpenzimet operative te qeverise nuk ishte shkurtuar. Ndaj duke vrare mendjen se si ky projektligj kuptohet me mire, arrin ne perfundimin se deputeti qe votohet nga populli e voton me ate mandat dhe per qeverine, qenka jo dhe aq i rendesishem per qeverine. Duke u perpjekur per ta kuptuar me mire se kush eshte me i rendesishem,se jo te gjithe deputetet ketu ne salle e kuptojne njelloj, mendja te con te rikujtosh skemen e zgjedhjes se deputetit me vote te lire, zgjedhje te lira e te pamanipuluara. Deputetet zgjidhen me voten e lire te popullit. Ketu, mbaron fjalia. Pyetja qe me vjen ne mend pas kesaj fjalie eshte: A jemi te gjithe te zgjedhur me vote te lire e te ndershme? Ose a zgjidhet me te vertete me i miri kandidat me vote? Do te kisha dashur shume te thoja po. Por une nuk mundem. Dhe meqe e verteta jo perhere ka lidhje te drejtperdrejte me voten e s’del si rezultat i votes derrmuese, i bie qe kjo maxhorance e sotme parlamentare nuk eshte e vertete. Ajo qe kemi pare te henen te faktuar me ze e figure nga kamerat e Fiks Fare, per blerjen e votes ne Korce, eshte prova e krimit elektoral te cilin te gjithe e diskutojme, te gjithe jemi te shqetesuar, asnje nuk e kishte faktuar kaq qarte. Te nderuar kolege, Projektligji per shpenzimet e transportit te zyrtareve te larte, vjen per te reduktuar shpenzimet tona ne rrugen drejt elektoratit. Po pse duhet t’i behet vone elektoratit se me cfare shkojme e si shkojme e sa here shkojme per t’ i takuar a degjuar? Me sistemin e blerjes se votes, mund te mos shkoni fare!!! Fare!!! Sepse nese vota blihet e shitet, atehere dhe maxhoranca ka te drejte te mos e konsideroje hic elektoratin. Ndaj shkurtoni c do shpenzim te mundshem per deputetet. Juve s’ju duhet parlament. Qe te triumfoje shkelja e ligjit, arbitrariteti, emerimet pa kriter,abuzivizmi, nepotizmi, asgje si duhet me shume qeverise se sa heshtja e njerezve te ndershem. Te atyre qe jane ketu, aq sa jane , por qe duan te zgjidhen me vote e per me teper te atyre te ndershmeve qe nuk jane shitur per 20 mije leke e qe jane elektorat. Juve ju duhet heshtje! Nese s’do te kishim pare Fiks fare, pa fakte ,do te flisnim por pa fakte ne dore,pavaresisht se kembanat per pazarin politik e krimin e blerjes e shitjes se votes kane rene me kohe. A ju kujtohen stilolapsat me kamera te perdorura nga nje minister socialist sot, ne 2009? Pra nuk nisi ne Korce shitja e votes, e keni nisur me kohe. A i ka njeri nga ju llogarite se sa leke i keni dhene atyre qe dilnin ne protesta? Tv e kane publike dhe kete fakt. Nese ka nje cast qe duhet te shqetesohemi te gjithe, ju pelqen a s‘ ju pelqen ky debat sot, e doni apo se doni te verteteten te diskutohet para medias, eshte se sistemi i votes ka hyre ne hulline e pazarit! Ndaj kjo maxhorance nuk eshte e verteta! Ndaj bashkimi i kesaj maxhorance nuk eshte fuqi! Ndaj qytetaret e ndershem largohen e behen indiferente me politiken. Se ky eshte mekati i ardhjes ne pushtet me vote te blere, me nje te drejte te shitur. Duke degjeneruar punen tone, dhe te drejten e votes se lire te qytetarit ju keni legjitimuar pazarin politik i cili u konfirmua si strategji elektorale me se miri ne zgjedhjet e fundit. Ndaj kjo seance e sotmja duhet te ishte ALARMI. Per te gjithe ne! Se ne e dime se nje 50 mije leke per nje familje eshte t’i japesh qyetetarit 2 qindarka ne dite per 4 vjet,por ofertuesit nuk kishin pse t ‘i vriste ndregjegja , sepse ka njerez ne nevoje qe gjithmone mund t’i blesh me 20 a 50 mije leke. Por tmerri, krimi, eshte kur kete e ben deputeti qe premton se do luftoje korrupsionin, qeveritari qe premton se do te zbatoje ligjin, kryetari i seksionit te partise qe jep emrat e regjistron telefonin se kujt ia dha leket e pret voten, pas saj nje shperblim partie. Dhe behemi keshtu pis te gjithe, dhe shkaterron keshtu sistemin zgjedhor, e veprimi perkthehet ; kush me paguan , i jap voten. Keshtu nje gje e nisur keq perfundon keq e me keq. A di njeri te thote se sa zgjedhes kane qene nen tundimin e lekut dhe sa prej jush ketu jane deputete te zgjedhur me 20 mije leksha e jo me vote? Ndaj hic mos e ngrini zerin per shkurtim shpenzimesh, sepse as ju duhet shume prej jush te takoni zgjedhes. Per ca nga ju zgjedhesin e keni blere ndaj s’ i detyroheni me asgje. Po a ka krim me te madh se sa studentin per te cilin familja perpiqet, t’i krijoje nje standart tjeter te korrektesise, se edhe prindi me i keq do qe femijen e vet ta kete me te mirin, t’ ia dhunoni personalitetin me 10 redbull? Po nesi i bleni voten atij qe do te jete deputeti i neserm, drejtori i neserm i shkolles, mjeku , cfare mesazhi po i japim e cfare pergjegjesi po mbani brezin qe do te na zere vendin? Po a keni nje te vertete ku duam ne qe te rrisim femijet tane, po te jetojme edhe vete o zoterinj, apo e leme te na terheqin prej kapistalli ata qe 20 mije lekshin e hedhin qe te mos japin gje mbrapsht neser? Te nderuar kolege Parlamenti e pushteti lokal dhe kushdo i zgjedhur nuk duhet te vije nga deformimi i votes. Ky eshte parimi e slogan. Per ta thene sic duhet thene, eshte: parlamenti e pushteti lokal e kushdo i zgjedhur, duhet te ulerase para degjenerimit qe po i beni sistemit te zgjedhjeve e korrupsionit politik me voten. Ky mund te kete cfare do emri, por jo standart i legjitimitetit demokratik. Kjo mund te jete qeveria e kujtdo stili, por nuk eshte qeveria e votes se lire. Kjo mund te jete maxhoranca e ngritur mbi cdo hesap,por jo e votes se lire. Dhe nese pushtetin s’ ja detyron votes , por lekut, atehere je maxhoranca e korrupsionit. Blerja e votes nga socialiste qe revanshi per te pas gjithcka ju ka zene syte, eshte dhunim, perdhunim, fashizem, komunizem si te doni quajeni, por eshte KRIM! Eshte TIRANI! Ndaj ju qytetareve nuk ju detyroheni asgje, ndaj se vrisni asnje dite se cfare shkeljesh, arbitrariteti, e dhunim ligji po beni. Sepse keni gjetur formulen. Vidh sot, bli neser e keshtu qeveris pa ia pas borxh voten askujt!