Deklarata e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Gerti Bogdani

Deklarata e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Gerti Bogdani Te nderuar kolege, U diskutua ketu nga perfaqesues te qeverise se keto ndryshime ne kete ligj jane ne fryme me kursimet e kesaj qeverie. Per cilat kursime e kane fjalen? Per miliarda leke qe kjo maxhorance shpenzoi per te blere votat e 23 Qershorit dhe keto karrige ku eshte ulur sot? Per 4 milione paund ne vit, per te bere nje takim me Tony Blair? Apo per mijera dollare per nje foto me presidentin Obama? Per cilat kursime e kane fjalen? Per ato qindra milione leke te taksapaguesve shqiptare per punimet e shkaterrimet ne godinen e kryeministrise? Apo per miliona leke ne dite per t’u bere PR takimeve qe bejne ministrat e saj, po, pikerisht takimeve, sepse pune reale deri tani nuk kemi pare prej tyre, vec takimeve e fotove te shumeta poshte e larte, brenda e jashte! Apo mos valle shkon ne firmen e zgjedhjeve te dites se diele ne Korce? Per 20 mije lekeshat me te cilat u blene votat atje? Ku gjenden parate per te gjitha keto? Ku gjenden parate per te blere te drejten e votes? Kam frike, se Shqiperia eshte nxjerre ne shitje!!! Ne vetem nje muaj, Edi Rama e ka nxjerre Shqiperine ne shitje!!! Eshte nxjerre ne shitje dinjiteti i shqiptareve kur ata largohen nga puna pa asnje shkak, per te shperblyer me parate e shtetit qindra militante, edhe ata qe voten e kane shitur dhe blere me 23 Qershor! Eshte nxjerre ne shitje e drejta e prones, kur asaj i vihet tritoli sipas tekave te njerit apo tjetrit! Eshte nxjerre ne shitje e drejta e jetes, kur ajo cenohet dhe keqperdoret sic beri kryeministri sot, me rastin fatkeq te minieres se Pogradecit, pa iu dridhur qerpiku, e pa iu skuqur faqja se pergjegjesine e ka totalisht ai! Eshte nxjerre ne shitje shendeti i shqiptareve, kur diskutohet per te eleminuar ne Shqiperi armet me lende kimike te Sirise! Ne vetem nje muaj, Edi Rama e ka nxjerre Shqiperine ne shitje!!! Te kthehemi tek zgjedhjet e Korces, tek blerja e votes diten per diell. Tek ky veprim i turpshem e i denueshem, por qe fatmiresisht u faktua me ze e fiure nga video e transmetuar per publikun shqiptar! Le te bejme nje llogaritje te thjeshte matematikore, e te marrim 10 mije votat e proklamuara edhe ne kete salle nga PS, per 20 mije lekA = 200 milione! Le te marrim edhe pagen mujore te kryetarit te Bashkise se Korces, 1 milione leke ne muaj per lehtesi llogaritje, afersisht 12 milione leke ne vit! C’ka do te thote, qe atij do t’i duheshin 20 vjet per te paguar 200 milionet! Atehere lind pyetja: Nga vijne keto para? Per mendimin tim dy jane burimet. Se pari, ky eshte nje zyrtar i korruptuar e per me teper i sigurt qe do te korruptohet! Se me pune te ndershme, asnje shqiptar i ndershem, nuk mund t’i beje aq para e per me teper ti hedhi tutje 20 mije e nga 20 mije! Sic u faktua ne videon e transmetuar. Se dyti, para te pista! E cdo shqiptar e di qe parate e pista i siguron krimi i organizuar! Ne rastin ne fjale kam pershtypjen jane te dyja bashke! Kemi te bejme me nje zyrtar te korruptuar te kapur nga krimi i organizuar! Sic kemi te bejme me po nje te tille, por ne postin e kryeministrit! Them te tille, sepse sot ne kete seance jo vetem qe nuk u distancua, por e mbrojti gjestin ne fjale! Per me teper tregoi edhe barcaleta me minstra rendi socialiste, duke u munduar te hedhi fajin tek ish qeveria, e duke harruar faktin se diten e diele ne Korce, kryeminister ishte ai dhe ministri i rendit eshte i tij! Se zgjedhjet u vodhen e votat u blene nen hunden e tij! Por, viktimat ne kete rast jane jo vetem te rinjte e qytetaret vota e te cileve u ble, por te gjithe te rinjte e te gjithe qytetaret shqiptare! Sepse keta qe blejne voten sot, nuk do te punojne asnje dite per te miren e shqiptareve, pa rikuperuar njehere ato para qe shpenzuan e pa shtuar milionat qe do t’u duhen perseri per te blere votat! Te nderuar qytetare, blerja e votave ne Korce diten e diele, e faktuar ne video, verteton denoncimet e vazhdueshme te Partise Demokratike per 20% e famshem te kryeministrit te sotem, asokohe kryetar bashkie! Jo vetem kaq, verteton se 20% shenderrohet ne 20 mije lekesh, qe ai te fitoi pushtetin e te vazhdoje e te pasurohet ne kurriz te takspaguesve shqiptare! Verteton gjithashtu se ky kryeminister ka vendosur t’i vere tritolin jo vetem ndertimeve qe ia ka apo jo qejfi, por me keq akoma, ka vendosur t’i vendose ate, themeleve te demokracise ne Shqiperi! Sepse vota e lire, eshte Alfa e demokracise dhe e shoqerise se lire! Dhe vota e blere eshte gjeneza e shkaterrimit te saj, e kurresi standart europian sic u mundua ta shiste njeri prej autoreve! Ne momentin qe kryeministri ble karrigen e tij 20 mije lekesehe, ne ate moment themelet e shtetit ligjor jane tronditur, ne ate moment demokracia rrezikon te shkaterrohet! Me ate moment i hapet rruga diktatures se votes se blere, qofte me parate e korrupsionit e krimit te organizuar, qofte me ato te lendeve kimike te Sirise. Kjo video e ketij fakti trondites, eshte nje kembane alarmi per rrezikun qe i kanoset demokracise ne Shqiperi! Sot eshte vene ne rrezik integriteti dhe dinjiteti i qytetareve te ndershem te ketij vendi dhe demokracia e ketij shteti! Ndaj eshte e rendesishme sot, qe drejtesia te beje deri ne fund punen e saj dhe pa asnje kompleks ndaj pushtetareve qe blene voten! Historia i ka thirrur ne nje prove te veshtire por edhe te lehte. Them te lehte, sepse ajo qe diskutohet si thashethem mes qytetareve qe nga 23 Qershori, blerja e votes, kete here eshte faktuar me ze e figure! Eshte nje prove e rendesishme madhore, ndaj dinjitetit te cdo qytetari te ndershem shqiptar, ndaj integritetit te demokracise ne kete vend dhe mbi te gjitha ndaj te ardhmes se Shqiperise! Vec drejtesise, edhe ky kryeminister e kishte shansin te distancohej, por sot nuk e beri nje gje te tille! Perkundrazi u mundua ta mbroje e ta justifikoje ne menyre banale! Duke treguar se ai me vete dije e ka bere nje gje te tille, e qe ne kete maxhorance, konkurenca e brendshme eshte jo kush te punoi me shume, por kush te bleje me mire e me lire!!! Por nga ana tjeter, jam i bindur se qytetaret shqiptare ne shumicen e tyre mendojne ndryshe! Sepse jam i bindur qe ne shumicen e tyre derrmuese, qytetaret shqiptare jane njerez te ndershem e me integritet! Sikunder jam i binduar, qe qytetaret shqiptare e duan demokracine dhe me voten e tyre te lire, do te nxjerrin ne rruge keta plutokrate te politikes shqiptare, molle te kalbura te kesaj shoqerie, qe mundohen te korruptojne e te bejne pazare me fatet e ketij vendi, me fatet e shqiptareve! Qytetaret shqiptare nuk duhet te harrojne ne asnje moment se qe demokracia te kete sukses, ata duhet te zgjedhin drejte e te pa erresuar nga joshjet e ketyre profeteve te rreme e te perkoheshem! Sepse demokracia i perket qytetareve! Ajo i perket shqiptareve!