Fjala e plotë deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode në Parlament:

Fjala e plotë deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode në Parlament: Ligji që po diskutojmë sot është gjeja më qesharake dhe një veprim me një sarkazëm therëse përballë situatës dhe problematikës që ka sot vendi. Sillet një ligj, i cili ka një efekt 20 milion lekë për periudhën e mbetur të vitit, aq sa duheshin për të blerë 10 mijë votat e vjedhura në Korçë. Ndërkohë që dy javë më parë, ne diskutuam këtu në Kuvend dhe lejuat si maxhorancë që qeveria të shpenzojë 5 miliardë lekë më shumë për periudhën e mbetur, në krahasim me programin fillestar, pra me 50 milion dollarë më shumë. Në të vërtetë, ajo që ndodhi me Korçën e bën të qeshë vetëm Kryeministrin dhe e gjithë kjo është pjesa më e dukshme e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri dhe në institucionet shqiptare dhe që ka të bëjë pikërisht me instalimin e kliptokracisë. Ne po jetojmë sot në një Republikë, ku mazhoranca jeton përmes vjedhjes së votës, jetojmë në një Republikë 20 mijë lekëshe… Ne miratojmë sot një ligj që vlen vetëm sa 10 mijë vota, pra 20 mijë lekëshe të blera. Ne jetojmë sot nën qeverisjen e atij që 20%-in e ngriti në institucione. Ne jetojmë sot në kushtet, ku 1 milion shuplakat, nuk janë gjë tjetër vetëm se 20 miliard lekët e reja, 200 milion dollarët, me të cilat rritët defiçitin dhe borxhin publik, rreth dy javë më parë. Për të gjithë është e qartë, se kleptokracia nuk është demokraci dhe aq më pak nuk është as një demokraci liberale. Kleptokracia, në radhë të parë ka nevojë për demagogji dhe fasadë dhe këtë me shumë kujdes zoti Rama është duke e bërë. Ky ligj që ne miratojmë sot, është pjesë e kësaj demagogjie sarkastike, therëse që përbëhet prej 20 milion lekësh dhe pret që të marrë miratimin në Kuvendin e Shqipërisë. E gjithë kjo cilësohet si një triumf i qeverisë përballë 200 milion dollarëve , që vetëm dy javë më parë kryeministri i solli për miratim për rritjen e shpenzimeve të qeverisë. Kleptokracia nuk është legjitimitet, përkundrazi është shkaku, baza, fillesa e një legjitimiteti të instaluar tashmë në të gjitha institucionet e shtetit. Gjithçka çfarë po ndodh që pas zgjedhjeve dhe në ekzekutimin e pushetit tuaj provon se ky është një legjitimitet që vjen nga vjedhja e votës, blerja e votuesit . Për ju ligji nuk ka rëndësi, i rëndësishëm është vullneti i kleptokratëve. Ju pa asnjë ligj, mbyllni binzeset e licensuara. Ju pa ligj, prishni ndërtimet me leje . Ju pa ligj, anulloni kontratat e ligjshme. Ju pa ligj, largoni administratën publike nga puna . Madje pa ligj dhe pa procedurë ligjore, anulloni ligje tashmë edhe në fuqi dhe që janë miratuar së bashku me konsensusin tuaj. Ju provoni çdo ditë ilegjitimitetin tuaj. Pushteti juaj është një pushtet policor dhe në këtë rast fytyra policore e një pushteti është e mjatueshme, por në këtë rast është e etiketuar si një pushtet ilegjitim që i mungon legjitimiteti. Dhe kjo, sepse ju bazoheni në një pushtet kleptokrat dhe për ju është i rëndësishëm pushteti juaj dhe interesat tuaja. Edhe vendimet e pushtetit vendor shkoni dhe i prishni dhe i ekzekutoni me polici. Edhe taksat i mblidhni me rrugë policore dhe me politikë. Por nuk mjafton vetëm kjo për t’u konsideruar sipas standardeve, që gjoja jemi në kushtet e një legjitimiteti demokratik. Edhe kioskat nëpër spitale vini dhei hiqni me polici, edhe përmbaruesit privat që zbatojnë ligjin e shtetit vini dhe i arrestoni me polici. Vetëm një gjë nuk mund të flisni dot, konfliktet dhe njerëzit që vriten vijnë dhe rriten çdo ditë. Konfliktet kriminale po trokasin në derën e ministrave tuaj dhe kjo është shprehje e ilegjimitetit tuaj që ju keni për shkak të vjedhjes së votës dhe blerjes së saj. Kliptokracia nuk është demokraci liberale, është tirani e një shumice të blerë. Ju jeni një tirani kletpokrate dhe kjo demonstrohet çdo ditë me arrogancë dhe me qeshje që kryeministri bën në poltronin e tij. Me prepotencën e shprehur publike dhe të ekzekutimit të qeverisjes, me dhunën antiligjore përtej dhe mbi ligjit, me terrorin publik që po vijoni çdo ditë, me tritolin që e keni kthyer simbol të qeverisjes suaj, po dëshmojnë se jeni në klushtet e humbjes së plotë të legjitimitetit. Ajo që ndodhi mbi bord ishte nxjerrja mbi ujë e arsyeve, e shkaqeve, fakteve se përse kjo mazhorancë e sotshme është në këto kushte të humbjes së plotë të ilegjitimitetit demokratik. Kliptomani nuk njeh kufij. Dhe ju nuk njohët asnjë kufi. Edhe pse pas tetë vjetësh qeverisjeje rotacioni mund të jetë gjëja më normale, ju përdorët paratë në mënyrë të shfrenuar. Kleptomani kërkon me çdo kusht, me çdo mjet dhe me çdo rrugë të përvetësojë atë që ka për objekt, pra pushtetin përmes blerjes së votës. Ju vodhët dhe bletë votat në Korçë , edhe pse ishte e panevojshme dhe ju këtë e dini, por huqi juaj i kleptomanit kërkonte me çdo kusht që të blinte votat me atë rrugë dhe me atë skenar që ju keni ndërtuar dhe që e keni për pjesë të strategjisë suaj. Edhe trafikimi i deputetëve në Parlament është shprehje e manisë kleptomane që kanë dy bashkëkryetarët Rama-Meta. Ju shpallët 1 milion shuplaka. Në të vërtetë 20 mijë lekëshi dekonsipiroi dhe 1 milion shuplakat janë 20 miliard lekëshi që ju i shtuat me borxhin publik dhe në defiçitin e Shqipërisë. 10 mijë shuplakat në Korçë janë 20 milion lekëshat që ne miratojmë sot në këtë ligj të turpshëm që e autorizon qeverinë që të shpenzojë 50 milion dollarë më shumë, pra 5 miliardë lekë më shumë dhe nga ana tjetër vini këtu për të na kërkuar të votojmë sikur jeni duke bërë gjëmën. Kleptokracia vret demokracinë, pra nuk ka lidhje me të dhe ne do përballemi dhe përballemi çdo ditë. Çdo ditë qytetarët shqiptarë do ta kuptojnë shkakun e arbitraritetit, harbutërsisë së një qeverisjeje të ardhur përmes rrugës që sapo përmenda. Për më tepër, ju nuk po vrisni demokracinë e sotme dhe të nesërme, ju shkoni më tej dhe blini votat e studentëve dhe ky është një turp i madh për të gjithë Shqipërinë.