Prononcimi i plotë i z Sali Berisha në Kuvend dhe jashtë tij:

Prononcimi i plotë i z Sali Berisha në Kuvend dhe jashtë tij: “Të nderuar deputetë, z. Bashkëkryetar i mazhorancës, Të dashur qytetarë dhe qytetare Ky parlament po degradon me shpejtësi të rrufeshme si kurrë ndonjëherë në Parlamentin e plagjiaturës dhe në Parlamentin e sulmeve amorale ndaj bizneseve. Si ka mundësi, që përdoret kjo foltore dhe këto foltore për të rrahur gjoksin për rritje dhe investimesh të bëra nga qeveria paraardhëse. Cili është morali i kësaj. Ligji që diskutuar ju është përgatitur një vit më parë me mbështetje të fuqishme të ekspertëve ndërkombëtarë. E di si ja bëni ju? Si ajo që po bën “Ë”, unë po çaj dru dhe ai bën “Ë”. E njëjta gjë po ndodh me ju. Keni dy muaj që keni sjellë këtu, përveç akteve antikushtetuese. Zotërinj, po flisni për siguri transporti. Kjo sepse kryeministrit aktual i morën me karrotrec makinën 5 muaj më parë nga policia vendore. Po bëhet batërdia si asnjëherë tjetër në rrugët tona. Tani që jeni në pushtet. Zotërinj, po informoj shqiptarët se bizneset kanë filluar të largohen nga Shqipëria masivisht, sepse bandat të paautorizuara nga prokurorë të shtetit dhe jashtë të gjithave afateve kohore, ju trokasin dhe u thyejnë dyert, lemerisin gra dhe fëmijë, nga Saranda në Kukës, dhe kjo është praktika më e rrezikshme për ekonominë e vendit kur në emër të grupit të maxhorancës flitet këtu për një kompani ndaj të cilës maxhoranca ka të gjitha instrumentet ligjore, për të marrë të gjitha vendimet, por jo për gjyq parlamentar. Nuk bëjmë gjyq kompanish këtu. Hiqeni këtë praktikë sepse çfarë bëni, jeni të kapur. Prapa luftës ndaj një kompanie qëndron kompania juaj. Prapa luftës së çdo koncesioni qëndron përpjekja juaj për të vendosur monopolet. Kjo është e faktuar. Çfarë bëtë ju me lojërat e fatit? Kush u arrestua? Cili shkoi nga këta për shkelje. Turp. Ngritët 6 mijë policë mbarë vendit dhe u katandis me një vrasje. Dhe kush u vra? Njeriu më i afërt i Ministrit të Brendshëm. Ndodhi kjo apo jo? Kush shkoi nga këta kriminelë ekonomikë në gjykatë apo prokurori për lojërat e fatit? Çështje kjo që bëni ju? Apo po u prisni gjobat sepse po ua hiqni një nga një shiritin. Hajde tu heqim shiritin, por paguani ryshfet. Po rrënoni marrëdhënien tregtare, po dhunoni Kushtetutën, po dhunoni Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, themelet e një vendi demokratik”. Prononcimi ne Kuvend, pjesa e dytë: “Së pari nëse nuk akuzoi dhjetë herë për lidhjen time me industrinë e bixhozit, atëherë ju nuk keni dëgjuar, por të paktën dhjetë herë. Unë preferoj t’i them këto fjalë z.Rama. Je gënjeshtar kongenital. Pse gënjeshtar kongenital? Sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj lojërave të fatit në një kohë kur policia kriminale që ju shkritë për shkak të dosjeve që dispononte për ju, ka bërë 262 denoncime në Prokurori dhe aksione. Pyeteni Fidelin, Ja ku e keni Fidelin, një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Pyesni ata që shpërndanin karta si vepra identiteti, pyesni pak. Nuk bëhet me nihilizëm këtu. Aksioni kishte një qëllim, ti hapte fushën vëllaçkos në hakmarrje për drejtësi, e cila po fut me shpejtësi të madhe, me qindra e qindra makina çdo ditë në Shqipëri. Cilin keni çuar në Gjykatë? Cilin keni nisur për në Prokurori nga ky aksion? Ju flisni për krim monstruoz ekonomik, pa kriminelë. Është kjo? Ku janë kriminelët? Jeni qesharakë, të pabesueshëm. Ju e bëtë operacionin vetëm për 2 qëllime; t’i hapë rrugës hakmarrjes dhe lidhjes personale që keni me të. E bëtë operacionin për të shkrirë policinë kriminale e cila dispononte dosjet tuaja të lidhjeve të tmerrshme me të gjitha bandat, nga ajo e Lushnjës, tek Hakmarrja, tek banda të tjera e tek kontrabanda e etërve e familjeve. Ndaj duhej shkrirë policia kriminale. Duhej montuar një operacion pa asnjë kriminel, me fajtorë pa fund dhe me fajtorë pa faj. Ç’bëni kështu? Ky është shteti i dordolecit. Si mund të flisni në këtë mënyrë? Del kreu i ekzekutivit dhe thotë krim monstruoz? Po ku i keni kriminelët? Çfarë mendoni ju se janë hunj të kuq shqiptarët? Jo, zotërinj. Shkon dhe minon pallat pa leje por po kështjellën që po ndërton me Koçon 30 metra buzë ujit? Kur do ia hedhësh minat? Shiko kodrën në Qeparo. Mendoni se po i mbyllni sytë kësaj shoqërie? Po pallatet e Sabri Abazit? Keni dhënë urdhër të mos preken. Ti je qesharak. Po pallatin e zonjës tuaj të fundit që e kë në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore? Është në mes të sheshit të pallateve. Kur do t’ia do ia vinin minat? Ti zotëri mendon se shqiptarët mund t’i mashtrosh dhe me të gjithë këta burra e gra të cilët skanë interesa të tjera përveç atyre personale, por shqiptarët do të japin ty përgjigjen më të merituar dhe shumë shpejt”. Prononcimi jashtë sallës së Kuvendit: “Maxhoranca Rama-Meta po punon me vendosmëri të madhe në rrënimin e shtetit ligjor, dhe të gjitha standardeve të cilat janë jetike për integrimin e vendit në BE. Në kapitalet evropiane, në qendra financiare të Europës, si rrufe në qiell të hapur ra lajmi i uljes së vjeljes të së ardhurave nga tatimet dhe doganat e qeverisë shqiptare. Reperkusioni i parë dhe më madhor i këtij lajmi është se që të gjitha këto institucione, që të gjitha këto partnerë, do ti rishqyrtojnë me shpejtësi ndihmat për Shqipërinë pasi nuk gjejnë asnjë të drejtë morale para taksapaguesve të tyre që të japin paratë e tyre një vendi që ul me ligj vjeljen e të ardhurave në tatime dhe dogana. Dëshmi e një vullneti të hekurt për të hapur dyer doganave dhe për të mbyllur ato të tatimeve për evazionin fiskal dhe kontrabandistët. Ky është një zhvillim dramatik i cili do të ketë pasojat më të seriozë e të shpejta. Faleminderit!” Pyetje: Si e konsideroni largimin e z Kadeli? “Për atë ka një qëndrim zyrtar partia. Unë gjithnjë mbështes qëndrimin zyrtar të partisë time”.