Fjala e ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend: Zonja deputete, zotërinj deputetë Z Kryetar i Parlamentit Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Prej më shumë se një muaji, një fantazëm frike dhe tmerri troket në çdo portë të qytetarë shqiptarë. Kjo është fantazma e shndërrimit të Shqipërisë në vendin e shkatërrimit të një prej arsenaleve më të planetit të armëve kimike. Vetëm sarinë, gazi më i tmerrshëm i kësaj toke, janë një mijë tonë metrikë në territorin e Shqipërisë. Meqenëse z Kryetar, problemi është se kjo është njëra anë e aspektit dhe ana tjetër është se kryeministri i vendit ka bërë megamashtrimin më të madh në histori. Së pari partnerëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai premtoi në New Jork, vullnetarisht dhe me entuziazëm në tre takime të veçanta, dhe së pari me një partner jo vend të NATO-s, se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt të cilin e refuzoi Rusia, një nga sipërfaqet më të mëdha të planetit. E refuzuan vetë Shtetet e Bashkuara, një nga sipërfaqet dhe me teknologjinë më të lartë të planetit. E refuzoi Gjermania, Britania, Norvegjia dhe shumë shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë e cila krahasuar në hartë, siç më thoshte një qytetar, shembullon si një kokërr kikiriku krahasuar me to. I mbeti Shqipërisë që nuk plotëson qoftë edhe një kush të vetëm të manualeve të çmontimit të armëve kimike. Sigurisht që Shqipëria do të çmontonte 16 tonë se nuk i çmontonte kush për Shqipërinë, se nuk ia merrte kush Shqipërisë për tia djegur ato. Ju garantoj se edhe për to ka një raport ndërkombëtar që ishin në kushte jo optimale dhe ai poligon nuk është i garantuar. Por kjo z kryetar është njëra anë e gënjeshtrës. Sepse ky kryeministër i cili sot ia mbath poshtë e përpjetë për një vizitë duhet të kthehet në moment. Duhet të ishte këtu. U tha shqip për tre javë se nuk ka vendim ndërkohë që dje doli një personalitet botëror, më seriozi për armët kimike, Paul Uolker dhe tha se Shqipëria i ka pranuar ato. Dhe u tha shqiptarëve se nesër do të merret vendimi përfundimtar dhe tha se kishte mbetur i habitur se Shqipëria ka shkatërruar armët e veta. Shqipëria zotërinj ka shkatërruar vetëm 16 tonë por Rusia por edhe vende të tjera në mënyrë të vazhdueshme shkatërrojnë me qindra e qindra ton. Po ja që Turqia shumë herë më i fuqishëm nuk jeton anijet të kalojnë në Dardanele ngarkesat e tyre sepse kjo dëmton palcërisht turizmin në brigjet e Bosforit. De mbetet Rusia sepse Dardanelet nuk lejojnë të kalojnë, e kështu me radhë dhe mbeti Shqipëria, vetëm se paska shkatërruar 16 tonë të vetat falë mbështetjes së senatorëve si Lugar, që u bënë promotorë me ligjin e tyre për shkatërrimin e këtyre armëve në Shqipëri, dhe del fakti se Shqipëria është në linjë distancë detare nga Siria në Shqipëri se nuk ka Kroaci apo Slloveni më sipër apo itali për karshi. Atëherë kryetari juaj shkoi dhe nënshkroi marrëveshjen me 20 prill, në 100 vjetorin e pushtimit të Shkodrës nga forcat sllave. Aty është vendosur vizita e tij. Është kjo vizitë që është vendosur në këtë 100 vjetor të pushtimit të Shkodrës dhe është vendosur në atë marrëveshje, në 100 vjetorin e pushtimit të Shkodrës nga forcat barbare sllave. Është bërë një mashtrim të përmasave makbethiane shqiptarëve. U është thënë që nuk është vendosur gjë por Paul Uolker ua tha troç. Është vendosur. Zëdhënësja e NATO-s tha që kjo nuk është kërkesë e NATO-s por e qeverisë shqiptare. Tani zotërinj, kryetari i opozitës dhe i Partisë Demokratike shprehu qëndrimin e tij dhe unë e mbështes plotësisht. Por unë kërkoj këtu që vijë urgjent kryeministri dhe të japë llogari pse ka mashtruar shqiptarët. Pse ky mashtrim makbethian? Çdo njeri normal nuk mund ta imagjinojë kurrë se një njeri i qytetëruar mund të luajë me një gjë të tillë. Sepse me ata që ka biseduar janë fuqitë më serioze dhe ia fsheh popullit të tij dhe këtë e bën një njeri jo normal se në këtë kohë sot nuk mund ti fsheh kurrë. Ndaj dhe duke mbështetur plotësisht qëndrimin e Partisë Demokratike dhe qytetarëve shqiptarë, kërkoj këtu të vijë kryeministri. Të anulojë vizitën e tij në Beograd, të shkojë më vonë sepse skam kundërshtim por sot ai është në ditën e mashtrimit të tij të madh dhe duhet të vijë para qytetarëve shqiptarë. Nuk janë kope, nuk janë qenie eksperimentale, por janë qytetarë me dinjitet e miq të vërtetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miq të vërtetë të NATO-s. Këtë turp që u ka bëtë ky kryeministër me mashtrimin e dyfishtë, ai duhet të vijë këtu ti nënshtrohet mocionit. Ju të gjithë to ta votoni pro sepse keni vetëm interesa personale. Jua kam thënë dhe ua kam hequr fillin me kohë sepse jeni burra me interesa personale. Por ne do të bëjmë detyrën tonë si opozitë. Z kryetar so është hedhur ideja e referendumit dhe unë ju kërkoj juve të mblidhni me urgjencë Parlamentin, kryesinë e Parlamentit për të shqyrtuar me urgjencë ndërhynë për referendumin. Sepse në mënyrë absolute opozita shqiptare nuk do të pranojë për asnjë çmim, qoftë edhe një mbushje të vetme me armë kimike ne Shqipëri, qoftë edhe një miligram të vetëm të këtyre armëve. Ju japim si rrugë zgjidhje referendumin përndryshe sheshe dhe rrugë do të jenë parlamenti i Shqipërisë.
Prononcimi jashtë sallës së Kuvendit për media: Referendumi është një rrugë demokratike, por ndërkohë nuk do pranojmë qoftë edhe një shkrepje të vetme, një mbushje të vetme armësh kimike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pyetje: Partia Demokratike, zyrtarisht është kundër armëve kimike? Berisha: Është shprehur Kryetari i Partisë Demokratike me qëndrimin e kristaltë të kësaj force politike, është dhe do të mbetet në mënyrë kategorike për një Shqipëri pa armë kimike. Pyetje: Çfarë shpresoni të sillni me mocionin e debatit në Kuvend? Ne shpresojmë në radhë të parë, ti përgjigjemi zërit të atyre të rinjve shqiptarë dhe të shoqërisë shqiptare të cilët janë sot më të fyer dhe të poshtëruar se kurrë. Natyrisht, unë nuk pres që deputetët socialistë të qëndrojnë në anën e tyre, pasi kanë provuar me qindra herë se nuk kanë interesa të tjera përveç interesave personale. Pyetje: Pse s’kishin këtë ndjeshmëri për importin e mbetjeve? Berisha: Ai që krahason plastikat dhe letrat me armët kimike ka një problem të madh mendor, psikologjik dhe të gjithanshëm. Ajo është një listë jeshile e cila qarkullon me pasaportë evropiane në të gjithë vendet europiane. Por këtë po e refuzojnë të gjitha vendet e zhvilluara evropiane dhe po e merr një njeri i cili mund të cilësohet çdo gjë por jo normal, në një vend ku është i fundit që ka kushtet për tu angazhuar në atë proces. Pyetje: Z Berisha, po përsa detyrimit që kemi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A mund të cënojë kjo partneritetin? Kjo nuk cënon në mënyrë absolute partneritetin dhe do të ishte gjëja më absurde të mendosh se dy vendet të mëdha të botës, SHBA dhe Rusia, të cilat kanë një territor të marrë së bashku sa një e treta e planetit të gjejnë zgjidhje. Shqipëria që ngjason si një kikirik në hartë i krahasuar me gjigantismin e territorit të tyre. Jo. Absolutisht në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces.