Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv/Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i Kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin.

Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.

A është z. Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?

A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?

A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?

Mbetemi me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ai ka premtuar