Prej ditesh, opinioni publik eshte vene ne dijeni te nje vendimi qe Qeveria shqiptare ka marre, jo vetem per doganat, por per ekonomine ne teresi. Prej ditesh opinioni publik kerkon te informohet se cfare ka ndodhur, por gjen vetem nje rresht ne lajmet e Kryeministrise qe ben me dije se nje kontrate me Crown Agents eshte firmosur.

Asnje rresht me shume, asnje te dhene me shume. Duket se autoret kane marre te gjitha masat qe askush te mos marre dijeni per asgje. Ne mungese te kesaj transparence totale, po shtrojme disa pyetje per Kryeministrin e Shqiperise:

1. Si eshte e mundur qe ju e keni ditur qe perpara se te merrni postin e Kryeministrit, qe do te benit kontraten per nje sherbim e tille pikerisht me Crown Agents?
2. A ju eshte komunikuar nga zyrtare te Bashkimit Europian se Crown Agents nuk ka pervojen e duhur ne krahasim me projektet e BE qe asistojne prej kohesh falas doganat shqiptare?
3. A ju eshte komunikuar nga zyrtare te Bashkimit Europian se konsulenti Crown Agents eshte me kosto te larte?
4. A ka praktike ndonje vend i Bashkimit Europian me Crown Agents per nje sherbim te ngjashem dhe nese po, a eshte vleresuar negativisht performanca ne kete fushe?
5. A eshte kontrata me Crown Agents arsyeja e vertete e nxjerrjes se aktit normativ ku zvogeluat te ardhurat nga doganat dhe rritet borxhin publik?
6. A do te perfitoje Crown Agents nga parate e shqiptareve nese te ardhurat doganore realizohen ne nivelin qe administrata doganore kishte parashikuar te realizonte vete?
7. A e ka perjashtuar Banka Boterore Crown Agents se bashku me te gjithe filialet e saj nga pjesemarrja per 6 muaj ne cdo projekt te Bankes Boterore per shkak se eshte vertetuar se ka ndermarre praktika mashtruese?

Ne presim nga Kryeministri qe ti pergjigjet publikisht ketyre pyetje, qe vijne jo vetem nga opozita, por pike se pari nga taksapaguesit shqiptare qe kane te drejte te dine se c’po ndodh me taksat qe ata paguajne dhe me taksidaret e rinj te qeverise.